ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura 4 hours ago
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian… 4 hours ago
BE propozon “Shengen ushtarak” 4 hours ago
Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme 4 hours ago
Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Rama: Është në dorën e drejtësisë të na provojë nëse Ahmetaj është i fajshëm apo jo

albnews by albnews
14 July, 2023
in Shqiperia
0
Rama: Është në dorën e drejtësisë të na provojë nëse Ahmetaj është i fajshëm apo jo
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri, Edi Rama, në një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë, pas votimit në Kuvend për heqjen e imunitetit dhe miratimin e kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt, deklaroi se shumica socialiste votoi pro kërkesës së SPAK-ut, pasi ndryshe nga rasti “Tahiri”, ku prokurorët erdhën me copa gazetash, këtë rradhë kishin një dosje të madhe.

“Arben Ahmetaj nuk është as një njeri i panjohur dhe as një bashkëpunëtor i largët për mua. Ai është një ndër bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë në telefon, kam diskutuar më shumë për shumë nga vendimmarrjet tona gjatë këtyre viteve. Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim. Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

Këtu mbyllet çdo koment i imi mbi rastin konkret. Tanimë është në dorën e drejtësisë të na e tregojë deri në fund në është një rast fajësie apo pafajësie, por nuk mbyllet këtu ky mesazh, sepse më duket e udhës t’i rivendos edhe disa pika mbi “i”, për këtë rrugë që vazhdon me bekimin e shumicës së shqiptarëve.”- theksoi Rama.

Kryeministri në mesazhin e tij nënvizoi se kur ka thënë se dëshëron një reformë për të mos e vënë drejtësinë nën kontrollin e një pale kundër tjetrës, por do një drejtësi të re, të pavarur nga pushteti i politikës, të aftë për ta luftuar korrupsionin e niveleve më të larta dhe krimin e organizuar, të ndershme në hetimet e gjykimet e saj, pavarësisht ngjyrave partiake, lidhjeve klanore, tundimeve korruptive, nuk ka qenë vetëm lideri i opozitës, po edhe kryeministri i Shqipërisë.  

“Nuk kam folur për të qenë në rregull me manualin e komunikimit të kryetarit të qeverisë, si paraardhësit e mi. As nuk jam mjaftuar me fjalët e mëdha për nevojën e Reformës në Drejtësi pa vepruar, por jam përpjekur papushim, për ta miratuar atë edhe me koston e prishjes së qeverisë së koalicionit aso kohe, e pse jo edhe të humbjes së pushtetit, po të ishte nevoja dhe për ta mbështetur atë pa asnjë bishtnim karshi qëllimit të saj të madh, edhe kur ndodh që ajo të veprojë në mënyrë jo fort bindëse në ndonjë rast të caktuar.”- deklaroi Rama.  

Kreu i qeverisë ka bërë edhe një analizë të angazhimit të të PS për Reformën në Drejtësi, si një përpjekje këmbëngulse edhe nga ana e tij personalisht që ajo të miratohet, ndonse u rrezikua që të rrezikohej edhe qeveria.

“Kur kam folur për sistem të vjetër, nuk kam pasur parasysh vetëm kalbësirën kutërbuese të drejtësisë gjasme demokratike të çerek shekulli tranzicion, ku pandëshkueshmëria ishte kthyer në një normë poshtëruese për shqiptarët e për Shqipërinë. Po kam pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të një drejtësie të gjunjëzuar para njeriut të veshur me pushtet, kulturë që  rrënjët i ka të shtrira qysh nga dita e parë e krijimit të shtetit shqiptar dhe deri vonë në ditët tona sepse asnjëherë, që nga viti 1912 dhe deri në vitet kur ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, i hymë detit në këmbë, për ta nxjerrë matanë Reformën në Drejtësi, nuk kishte bërë kurrë vaki, që një shkelës ligji me pushtet, të trajtohej nga drejtësia si një njeri i zakonshëm në shkelje të ligjit.“- theksoi Rama.  

Kryeministri ishte i drejtëpërdrejtë edhe në mesazhin për bashkëpunëtorët e qeveritarët e tjerë, kur ka theksuar se kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë ku bën dy punë, edhe për shtetin edhe për xhepin, “merr një përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua, as me ne, po duhet ta mbajë vetë, qoftë kur del para pasqyrës, qoftë kur sheh lart nga Zoti, apo qoftë kur i bie të gjendet para derës së drejtësisë”.

“Ua kam thënë shumë troç dhe po e rithem këtu publikisht para të gjithëve, unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët, po çdo bashkëpunëtor e zgjedh për të mos lëshuar rrugën dhe njerëzit që na kanë zgjedhur të gjithëve ne për t’i udhëhequr në këtë rrugë.”- theksoi Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

18 November, 2025
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian…

Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian…

18 November, 2025
BE propozon “Shengen ushtarak”

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 November, 2025
Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result