Albania
Rama-Manastirliu: Reformë jetike, orientim drejt arsimit profesional, për t’ju përgjigjur tregut të punës
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, kanë zhvilluar një takim me drejtues të strukturave të shkollave profesionale, zyrave arsimore, institucioneve dhe strukturave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe strukturave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, me fokus orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar orientimin drejt arsimit profesional, si një përgjigje ndaj zhvillimeve ekonomike, që aktualisht kërkon vendi dhe tregu i punës.
“Eshtë fjala për një reformë jetike, në kuptimin e plotë të fjalës për ekonominë tonë dhe për zhvillimin tonë social”,- tha kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një mobilizim të të gjitha insititcioneve për të ecur shpejt drejt orientimit profesional.
Gjatë këtij takimi, Ministrja Manastirliu, foli për instrumentat e rinj të krijuar në dy muajt e fundit, me qëllim orientimin gjithnjë e më tepër të nxënësve drejt arsimit profesional.
“Kemi ndërtuar një kurrikulë të re, bërthama e këshillimi të karrierës në shkollë, tashmë është një instrument që i vlen çdo shkolle, për të mundësuar që nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, të bëhet një evidentim të prirjeve të nxënësve, për t’i orientuar drejt arsimin profesional. Gjithashtu kemi instrumentin për transferimin deri në muajin dhjetor nga shkolla e mesme e përgjithshme, drejt shkollave profesionale, me një proces shumë të shpejtë, shumë të lehtë, nëpërmjet e-Albania”,- tha Manastirliu.
Gjatë këtij takimi, Ministrja Manastirliu bëri me dije se deri tani janë transferuar 100 nxënës nga shkolla të mesme të përgjithshme, në shkollat profesionale.
“Për një periudhë afro 1-mujore në bashkëpunim me nxënësit dhe prindërit kemi mundur të realizojmë rreth 100 transferime drejt arsimit profesional. Ajo çfarë vëmë re është edhe fakti se 30% e tyre janë mbi mesataren 7, pra janë nxënës me rezultate mesatare-të larta, që po shkojnë drejt arsimit profesional. Sigurisht kjo është edhe një përpjekje për të ndryshuar mentalitetin”,- tha Ministrja Manastirliu.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur fushatën “Zgjidh Zanatin” në të gjithë shkollat e vendit me prindër, nxënës dhe mësues, për orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional, si çelësi i suksesit për punësimin e sigurt.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
