Qeveria ka marrë zyrtarisht pushimet e verës, por kryeministri dhe ministrat e tij të vjetër dhe të rinj duhet të pushojnë brenda vendit.
Si gjithmonë shembullin e jep vetë Edi Rama. Ai u shfaq entuziast nga vila qeveritare në Dhërmi për të promovuar Shqipërinë turistike.
Për të kundërshtuar të gjithë zërat kritikë se për shkak të rritjes së çmimeve sidomos në jug të vendit pushuesit po braktisini bregdetin shqiptar, shefi i qeverisë jep shifrat e personave që kanë kaluar nga aeroporti i Rinasit.
Në bazë të këtyre të dhënave, sipas Ramës, aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” është në krye të klasifikimit rajonal.
Edhe pse qytetarët e Kosovës në krahasim me 2023, këtë vit kanë paSur më shumë mundësi zgjedhje për shkak të liberalizimit të vizave, Edi Rama nuk e pranon se shqiptarët matanë kufirit kanë zgjedhur një tjetër shtet për të pushuar.
Kritikat apo qëndrimet që nuk i shkojnë për shtat qeverisë së tij, Rama nuk arrin t’i shmangë si realitet, por nuk harron as t’i ironizojë.
Në fund të daljes së tij, Kryeministri Edi Rama nuk le pa ngacmuar edhe të tijtë, kur flet për reflektime dhe gabime.
Edhe pse nuk ka një datë të përcaktuar, por fundi i gushtit mund të jetë më përvëlues politikisht si për socialistët që presin konstituimin e Asamblesë dhe Zgjedhjen e forumeve drejtuese, edhe për ministrat dhe zyrtarët e lartë të administratës me rirtritet e fund muajit që organizon kryeministri.