Albania
“Rama shfaqje në Firence”, Lubonja: Vëllai i pronarit të ekspozitës ndërton kulla në Tiranë
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend duke analizuar situatën politike dhe jo vetëm.
Sa i përket çështjes “McGonigal” dhe mocionit me debat në lidhje me të, Lubonja tha se në këtë skandal duhet që brenda PS-së “të tronditeshin disa koshienca”, ndërsa shtoi se Rama ka ndikuar edhe të shpallja non-grata e ish-kreut të qeverisë Sali Berisha.
Sipas tij në kuadër të lidhjeve me ish-agjentin e FBI-së duhet të kishte minimalisht një komision hetimor parlamentar, teksa vijoi duke thënë se mazhoranca ka krijuar një tirani që nuk lejon debate dhe gjëra të tilla.
I pyetur në lidhje me ekspozitën e Ramës në Hong Kong, Lubonja zbuloi se kryeministri ka mbajtur ekspozita për pikturat e tij edhe në Firence, ku vëllai i pronarit të ekspozitës është i njëjti person që “ndërton kulla në Tiranë”.
“Mua më shqetëson se ne jetojmë dhe e dimë se si është e vërteta, edhe pse nuk i kemi provat konkrete. Edi Rama ka lobuar në FBI për të luftuar opozitën, dhe që blen njerëz brenda e jashtë vendit në vend që të bëjë punë të mira. Punët e mbrapshta të tij e kanë çuar vendin në këtë gjendje. Në këtë skandal ata të gjithë e dinë, edhe ata vetë. Ky është një skandal me përmasa të tilla që disa koshienca në PS duhet të tronditeshin. Të korruptosh deri te FBI është shumë. Këta tani thonë që nuk janë të vërteta. Nënkuptimi është që kjo është një shpifje dhe do gjejnë një të vërtetë për opozitën.
E keqja është se janë një bllok njerëzish që ndjekin rrugën e gabuar si ushtarë të rreshtuar dhe nuk reflektojnë as minimalisht ku po e çojnë vendin. Gjëja është shumë evidente, Duçka e Neza janë dy figura ndër shumë që kanë punuar për të blerë dhe ndryshuar opinionin publik ndërkombëtar. Unë ngulmoj se edhe non-grata e Berishës është iniciuar nga kryeministri. A është McGonigal, apo dikush tjetër nuk e di. Nuk kujtohet njeri për një ish-kryeministër si Berisha që kishte 8 vite pa qenë në pushtet.
Unë gjykoj se duhet të kishte një komision hetimor parlamentar përveç të tjerave. Jemi midis asaj që pretendojmë sikur jemi në demokraci dhe një realiteti ku këta bëjnë si të duan në një tirani të mazhorancës që nuk lejon as debat e asgjë. Do prodhojë zhurmë debati por nuk pres të sqarojë publikun. Ato do vijnë nga Amerika. Këta mohojnë edhe provat nga Amerika.
Që Rama bashkë me punën si kryeministër shitet si piktor në botë, e thotë hapur, por për fat të keq artin e ka bërë kur u bë kryeministër dhe ato i bën jashtë vendit, nuk hap ekspozita këtu dhe të ftojë njerëzit t’i shohin. Normalisht të gjithë artistët ekspozojnë në vendin e tyre. Kjo është një show, ai kënaq egon e tij personale të pushtetit duke abuzuar me pushtetin. Kjo është një nga ekspozitat. E keni parë Casa Montin që ndërton kulla këtu, vëllai i tij në Firence ka një galeri arti ku ekspozon Rama. Ka apo jo konflikt interesi këtu? Vëllai i atij që ka ekspozitën ku del Rama ndërton kulla në Tiranë. Ky ka pafund abuzime të tilla. Duçka diku ka pasur interesa ose kanë pasur kinezët.
Takimi mes qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë ka problemin se sa i besueshëm është Rama në ato që thotë, pasi është si një gënjeshtar serial. E kishte mbuluar Ballkanin e Hapur me çështjen e Vjosës duke dalë si ndonjë ekologjist i madh. Nëse flitet për shkatërrim ekologjik në këtë vend është nga të gjitha anët, këtej bën aeroportin që prish gjithë ekosistemin. Vjosa vetë është prekur. T’i besosh Ramës që ka apo jo kinezë këtu, teksa dihet që Serbia ka lidhje me ta dhe Rusinë, çështja është Kosova. Këto do t’i marrim si rrëfenjat e Ramës që nesër i kundërshton edhe vetë”, tha Lubonja.
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
Albania
Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.
Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.
Albania
U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.
Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.
“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.
Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.
“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”
Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.
“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.
“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.
Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”
I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.
“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.
Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.
“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.
Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 hour agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania18 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania18 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania19 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK17 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
