Albania
Rama tregon foton e karrigeve të djegura: Ne mbjellim, ata shfarosin!
Sot në selinë rozë u bë prezantimi i disa prej kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e nisi fjalën e tij duke treguar një foto të karrigeve të djegura para Parlamentit. E cilësoi revoltë kundër vendimit të një gjykate.
“Siç e shihni është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur aty dhe për të përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Pse e solla këtu këtë imazh? Sepse dua të them pak fjalë për politikën e cila prej shumë kohësh, jo vetëm në Shqipëri, kalon ditë jo të mira në perceptimin publik dhe në të vërtetë është një mjet që i ka bërë gjërat jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por edhe katastrofa.
Refuzimi i politikës apriori si diçka e keqe, e pistë, me të cilën më e mira është mos të ngatërrohesh është foshnjarak sepse është e pamundur që ta vendosësh ti se çfarë politika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh se sa mund ti ta ndikosh politikën duke u marrë me të. Por në rast se ti i kthen kurrizin, refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin mbi ty. Çdo gjë jashtë dyerve të shpisë në ndërveprimet tona mes njerëzish në një mënyrë a një tjetër lidhet me politikën, por edhe brenda shtëpisë.
Qoftë jeta brenda dhe jashtë shtëpisë dhe bashkëjetesa mes nesh janë rezultat i politikës dhe se sa është në gjendje cilësinë e jetës tonë ta ngrejë më lart. Politika ka një fuqi ndërtuese të jashtëzakonshme, të pankonkurrueshme. Dëgjova kandidatin që ka ardhur nga SHBA. Shtetet e Bashkuara nuk do ekzistonin nëse nuk do ishte politika. Bashkimin Evropian e ka krijuar politika. Ka krijuar të gjitha ato që konsiderohen arritje. Pa politikë s’ka shtet, pa shtet është xhungël.”
Ai theksoi se politika sot në Shqipëri ka dy realitete.
“Por nga ana tjetër, ka fuqinë demoniale që të shkatërrojë. Siç ka fuqinë të shërojë përmes proceseve dhe e vendimeve dhe vullnetit të vet, politika ka fuqinë djallëzore të plagosë, dërrmojë, sakatojë. Siç ka fuqinë të mbjellë, ka fuqinë të shfarosë. Unë besoj që mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute, qëndron dhe ndarja sot këtu te ne, midis nesh. Përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë, mbjellim dhe atyre që shkatërrojnë, plagosin, shkulin, djegin.
Do duhej një histori e gjatë për të treguar si e qysh është ndarë kështu politikla në Shqipëri. Si është vendosur klështu një ekuilibër që përgjithësisht e ka penguar Shqipërinë të bëhej aq sa do bëhej nëse ky ekuilibër do ishte më i shëndetshëm dhe do vendosej mes forcash që janë në të njëjtën anë, të mbjelljes dhe kultivimit.
Mirëpo, kështu është! Duke qenë kështu, Shqipëria ka humbur shumë kohë. Kaq e vërtetë është sa nëse reforma që ne kemi ndërmarrë pothuajse 25 vjet pas fillimit të të jetuarit tonë në liri, të ishte ndërmarrë 10, 15 edhe 20 vjet para, sot do ishin shumë më mirë. Është jashtëzakonisht e vështirë të merresh me politikë dhe dua t’ju përgëzoj, ju e keni hedhur këtë hap duke marrë përsipër të provoni të hyni në një arenë ku ka shumë baltë. Nëse do ktheni kokën rreth e rrotull në tavolinat ku uleni, shumica nuk do u thonë “bravo”. “Të ka lënë mendja të shkosh të merresh me ata horra, maskarenj, të droguar?!” Ky është një perceptim që është dominant te njerëzit që kanë marrë më shumë nga ky vend dhe duhet të japin më shumë”, tha kryesocialisti.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
Albania12 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
