ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Francë, rrëzohet qeveria e Bayrou pas votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare 1 hour ago
Sekretari i ri i Brendshëm kërcënon të pezullojë vizat nëse vendet nuk bien dakord të pranojnë mbrapsht emigrantët 5 hours ago
Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut 6 hours ago
Britani e Madhe: Azilkërkuesit do të strehohen në kazerma 6 hours ago
“Dogji” gomat në autostradat çeke, pas 6 vitesh kapet shoferi i “Ferrari-t” 6 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Rama tregon në podcast: Tentuan të më vrisnin me çekiç në Lushnje

albnews by albnews
1 May, 2023
in Diaspora, Shqiperia
0
Rama tregon në podcast: Tentuan të më vrisnin me çekiç në Lushnje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në episodin e ri të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka biseduar me sipërmarrësin Agim Xhindoli, i cili ka treguar vitet e tij të vështira, emigrimin dhe më pas kthimin në atdhe për të hapur një biznes të tij.

Ai tregon se kur ka hapur biznesin e tij i është dashur që të shesë shtëpinë dhe të jetojë me qira.

RelatedPosts

I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

Ekstradohet Vilson Pepa, pjesë e grupit të Çopjave, akuzuar për trafikimin e 11 tonëve kokainë

Nis viti i ri shkollor – Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim

“Pasi në ’97 ndodhi ajo që ndodhi, italianët u kthyen e ne pastaj e mbyllëm biznesin dhe mbrojtëm pronën tonë në rrezik, por shyqyr Zotit nuk patëm probleme. Më pas, vëllai i madh, se jemi 3 vëllezër, 3 ortakë. Ne në kohën e monizmit kemi patur një xhep. Në ’94 kur blemë që filluam biznesin, shitëm shtëpinë, ndenjëm me qira dhe kemi bërë shtëpinë brenda në fabrikë dhe tre vëllezër jetojmë aty.“, thotë ai.

Ai tregon edhe një moment të dhimbshëm kur djali nuk e ka njohur.

“Në Itali kur kam shkuar, kam shkuar me patentë ndërkombëtare dhe kam filluar shofer pas 15 ditësh. Në Itali kam punuar dhe kur kam ikur në ’91 e kam lënë djalin 1 vjeç dhe kur jam kthyer e kam gjetur djalin 4 vjec. Kur kam ardhur për herë të parë, pas 3 vjetëve, i tha djali të ëmës “Kush është ky burri që fle këtu?”, thotë ai.

Xhindoli foli gjithashtu edhe për vlerën e punonjësve në suksesin e një ndërmarrjeje.

“Ne si kompani kemi 3 gjëra që i kemi të shenjta që janë: paga e punëtorit. Gjatë 29 vjetëve nuk ka bërë vaki që unë, ashtu si çdo biznes ka sikletet e veta, ka raste që venim merrnim lekë me interes tek tregu me 30%, ama unë për rrogën e punëtorëve rrija vetë pa bukë, shtrëngoja rripin edhe pagën punëtori e ka marrë;

2) kësti i kredisë bankare, nëqoftëse nuk do të ishin bankat unë s’do ta kisha këtë biznes sot. Bankat, ne, unë për veten time jam shumë, shumë i kënaqur, madje sot më luten për kredi nga korrektësia që unë kam. Doja të shtoja këtë gjë, që këto tre gjëra, do them edhe tjetrën që është datë nuseje në shtëpi, çfarë do që të ndodhë, nusja o do hyjë o do dalë. Më një fjalë paga e punëtorit, kësti i kredisë dhe data e dorëzimit të porosisë tek klienti, nëqoftëse unë them: Zotëri nesër e ke këtë porosi në orën 10, në orën 10.”

Pjesë nga intervista:

Kryeministri Edi Rama: E ça thonë ata kur vijnë?

Agim Xhindoli: E provuam. Madje pardje një inxhinier i imi që kam bashkëpunuar këtu në Tiranë, më ka marrë në telefon dhe më ka thënë: Jam bërë pishman – tha, këtu kishte goxha pagë ai, 1500 euro në muaj dhe ishte shumë i zoti. Dhe më ka thënë që do kthehem.

Agim Xhindoli: Hajde – i thashë unë. Derën e ke të hapur. Madje të gjithë këta punëtorët që kanë ikur, unë i them, ik provoje, dera hapur është. Edhe janë kthyer.

Kryeministri Edi Rama: Është një fazë shumë kritike kjo në fakt për ekonominë edhe për sipërmarrjet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën po në Shqipëri është një fazë shumë kritike sepse të themi të vërtetën biznesi yt dhe kjo kategori e këtij lloji mentaliteti dhe e kësaj lloj qasjeje me biznesin, nuk është e vetmja pamje e realitetit të biznesit shqiptar, ka edhe një pamje tjetër që është realiteti i shfrytëzimit të punonjësve deri në aty ku s’mban.

Dhe ndërkohë le të marrim për shembull fasonët. Fasonët u krijuan në atë momentin kur siç e the dhe vetë, e the bukur, këtu ishte paga e kryetarit të komitetit ekzekutiv 10 mijë lekë të vjetra dhe pas pak erdhi momenti kur filluan që të marrin nga 50 e nga 60 dollarë e nga 70 në fillim, kështu që ishte goxha në atë kohë.

Mirëpo tani, ka ardhur momenti që shumë nga ato gra që punuan 30 vjet tek makina qepëse, po dalin në pension. Ke shans ti që të ulësh në makinën qepëse një vajzë të re me një pagë, e cila është një pagë 300 mijë lekë të vjetra nga të cilat një pjesë ti një pjesë ia jep nën dorë e një pjesë tjetër shkon ia merr prapë? Po këto janë akte që nuk përputhen më me kohën sepse e para, do të shkojë duke munguar krahu i punës, pra njerëzit duan të jenë të mirëpaguar; e dyta, nuk duhet të ndodhë që të vijë momenti që sipërmarrësit të gjenden si ai që tha; “ore, sa e mësova gomarin që të mos hajë, më ngordhi”.

Agim Xhindoli: -Tamam, shumë e bukur.

Kryeministri Edi Rama: Që do të thotë që punonjësi është A-ja dhe ZH-ja e një biznesi. Po s’pate punonjësit, s’ke asgjë.

Agim Xhindoli: -S’bën dot asgjë vetë.

(…)

Me detaje, Rama tregon sesi tentuan që ta vrisnin në Lushnje, duke i përmendur dhe emrin personit që donte ta ‘eliminonte’.

Agim Xhindoli: Në vitin ’87, kur keni bërë Muzeun e Lushnjes, në shkonim gjithmonë tek Blerimi që pinim kafe. Ne të rinjtë ju shikonim…ti ke qenë rebel, të shihnim si idhull. Ta them me sinqeritet.

Edi Rama: Më kujtohet kur kam ardhur në Lushnje për herën e parë. Ishte duke u ndërtuar Muzeu, e bashkë me Vladimir Myrtezain morëm porosi që të përshkuanim Shqipërinë e kohës së Zogut. Ishte mundësi që të kishim dorë të lirë se justifikoheshim me kohën e Zogut. Dy episode kam të paharrueshme; zbresim nga treni, futemi në hotel, nuk kishte ujë. Bie telefoni dhe thotë ‘ju pret poshtë i plotfuqishmi’. I thashë nuk kam asnjë takim me asnjë të plotfuqishëm dhe e mbyll telefonin. Pas pak bie dera. Hap derën shoh një personazh me kostum gri. Më thotë; atë mjekrrën do ta rruash vetë, apo do të ta rruajmë ne, gjatosh! Këtu është Lushnje tha nuk është Tiranë. Ke 30 min të rruhesh tha dhe të mos të të shkojë mendja të dalësh pa u rruajtur. I thashë nuk kam ujë. Shiko e bëj tha. I thashë do dal. Episodi tjetër ishte kur ne po bënim pikturën, na thoshim ç’është ky , jo po kjo, jo po ajo. Vendosën që të vinin veteranët që ta shihnin, meqë ata e kishin parë kohën e Zogut. Çfarë skene! Ishte njëri, një person që më ndiqte mua në Lushnje, me çekiç të mbështjellë në gazetë dhe thoshte: Unë atë do ta vras. Por unë kisha ëngjëllin tim mbrojtës, Gjergji Velon. Mblidhen veteranët, nga fundi i sallës lëshon ai çekiçin, bie tek piktura. Këto 2 episode mbaj mend nga Lushnja.

Më pas, biseda u zhvendos tek politika dhe tek emigrimi i të rinjve.

o.j/dita

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Francë, rrëzohet qeveria e Bayrou pas votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare

Francë, rrëzohet qeveria e Bayrou pas votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare

8 September, 2025
Sekretari i ri i Brendshëm kërcënon të pezullojë vizat nëse vendet nuk bien dakord të pranojnë mbrapsht emigrantët

Sekretari i ri i Brendshëm kërcënon të pezullojë vizat nëse vendet nuk bien dakord të pranojnë mbrapsht emigrantët

8 September, 2025
Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut

Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut

8 September, 2025
Britani e Madhe: Azilkërkuesit do të strehohen në kazerma

Britani e Madhe: Azilkërkuesit do të strehohen në kazerma

8 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result