Albania
Rasti i Korfuzit: Si e ka zgjidhur Greqia atë që Shqipëria s’po e zgjidh dot
Në një intervistë për emisionin Shqip në Dritare TV, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar që jeton prej vitesh në Korfuz pranë familjes së vajzës, tregoi se si ishulli grek ka zgjidhur në mënyrë funksionale lidhjen mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit – një model që Shqipëria ende nuk arrin ta kuptojë.
“Në Korfuz funksionon ekonomia e tregut,” – thotë ai.
“Kush prodhon, shet. Kush investon, fiton. S’ka burokraci, s’ka barriera, s’ka hipokrizi.”
Sipas Jorgaqit, atje gjen të gjitha nivelet e konsumit:
– Do mish organik? Ka.
– Do peshk të egër? Ka.
– Do qumësht të freskët apo produkte artizanale? Ka.
– Do të hash lirë? Mundesh.
– Do të paguash 3.000 euro për një pjatë elitarë? Edhe ajo ekziston.
“Peshku më i mirë në treg kushton sa një rrogë. Por është i egër, i kontrolluar, i certifikuar. Kjo është zgjedhje. Dhe çdo gjë shkon përpara sepse ekziston zinxhiri i plotë i prodhimit”, tha Jorgaqi.
Ai thekson se Greqia ka kuptuar një gjë që Shqipëria ende s’e kupton:
“Nuk ka turizëm pa produkt vendas. Nuk ka restorant pa fshat. Nuk ka shije pa tokë.”
Sipas tij, ndërsa në Shqipëri tokat po mbulohen me panele diellore apo po braktisen, në Korfuz kodrat janë të mbjella, stallet funksionojnë dhe të huajt blejnë dhe ndërtojnë aty sepse kanë siguri, rend dhe përfitim.
“Këtu nuk merret subvencioni për ta shitur tokën, por për ta shfrytëzuar. Dhe njerëzit nuk kanë frikë se nesër s’do kenë kujt t’i shesin.”
Jorgaqi bën thirrje që Shqipëria të mos shpikë modele abstrakte, por të mësojë nga ajo që ka përballë, vetëm pak milje larg:
“Kemi të njëjtin klimë, të njëjtat kodra, të njëjtin ujë. Por ata kanë vizion. Ne kemi vetëm premtime.”
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
