• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Opinion
Rënia e aksioneve në “Tesla” dhe “X”: Pse Elon Musku ngatërrohet në trazirat britanike?

Rënia e aksioneve në “Tesla” dhe “X”: Pse Elon Musku ngatërrohet në trazirat britanike?

by albnews
7 August, 2024
in Opinion, UK
0
105
VIEWS

Nga: James Moore / The Independent

Elon Musku tash është (siç po duket) ekspert i trazirave të shëmtuara të Londrës. Po pra: njeriu më i pasur në botë i hodhi në eter pikëpamjet e veta për dhunën që po shkatërron rrugët e Britanisë; për kriminalitetin e kryer nga rrugaçët e krahut të djathtë, të cilët duket se mendojnë se patriotizmi përfshin futjen e flakës, abuzimin me myslimanët dhe thyerjen e vitrinave të dyqaneve, para se të rrëmbejnë gjithçka që u bie në dorë.

Sipas biznesmenit të shndërruar në autoritetin kryesor të çështjeve botërore, për vendet të cilat ai ndoshta kurrë nuk i ka vizituar, tani është “e pashmangshme” që Britania e Madhe të shkojë drejt “luftës civile”.

Ai gjithashtu e ka ngacmuar kryeministrin Keir Starmer për (ndër të tjera) skandalin e bandave të Roterhamit, dhe madje ka lënë të nënkuptohet se komunitetet trajtohen ndryshe nën të ashtuquajturën “polici që është me e ashpër me të djathtën sesa me të majtën [two-tier policing]”.

Duke përdorur platformën e vet për të postuar një seri të komenteve gjithnjë e më të çuditshme, Musku ia dha përgjigjen vlerësimit (të saktë) të Starmerit se ajo që është duke ndodhur “nuk është protestë”, por në fakt është “dhunë e pastër”. Starmeri vazhdoi duke thënë se ai “nuk do të tolerojë sulmet ndaj xhamive ose ndaj komuniteteve myslimane” të cilët janë në shënjestër.

Për këtë Musku e sfidoi: “A nuk duhet të shqetësoheni për sulmet ndaj të gjitha komuniteteve”?

E vetmja gjë e pashmangshme ishte reagimi i publikut, ndërsa figurat me qëllime të mira i peshonin gjërat – me sa duket të tronditur dhe të frikësuar nga keqkuptimet. Për shembull, Rory Stewart u përgjigj: “Njëmend e ke? Qëkur pretendon se i kupton komunitetet britanike apo politikën britanike? Sa ditë saktësisht i ke kaluar ti me këto komunitete? A të shkon ndonjëherë mendja se ndoshta kjo mund të jetë koha e gabuar për të folur për temën për të cilën ti nuk di bash asgjë”?

Stewarti nuk është mjet i askujt – dhe ai nuk e ka gabim. Mirëpo, ndërhyrja e tij megjithatë e vendosi Muskun në qendër të diskursit në internet gjë që është, sipas mendimit tim, pikërisht ajo që në radhë të parë Musku kërkonte.

Twitter/X-i – të cilin Musku pak a shumë u detyrua ta blinte pasi postoi propozimin për blerjen të cilën nuk e mendoi mirë (këtë e pranoi në një intervistë në BBC) – nuk mund të thuhet se ka qenë rrëfim suksesi qëkur ai e ka marrë kontrollin. Në janar të këtij viti, [media] Axios-i zbuloi se Fidelity, një kompani e madhe e menaxhimit të parave në ShBA, kishte cilësuar se vlera e aksioneve të saj në kompaninë e mediave sociale – pasi ka ndihmuar në financimin e blerjes prej 44 miliardë dollarëve [40.3 miliardë euro] – ka rënë me 71.5 përqind.

Kjo bazohet në vlerësimin e Fidelity-t për zotërimet e veta – dhe aksionarët e tjerë mund të kenë mendime të tjera. Por, askujt nuk i pëlqen t’i bien investimet, aq më pak dikujt si Fidelity. Kështu, mund të vendosim një peshore për pikëpamjet e kompanisë në lidhje me performancën e Twitter/X-it në përkujdesjen e Muskut.

Tani, shtrojani vetes këtë pyetje: çfarë mund të bëjë kthesë në atë që duket si vendimi më i keq i investimit të cilin Musku ka ndërmarrë? Po pra – angazhimi. Polemika merr vëmendjen, e cila i tërheq reklamuesit, të cilët sjellin paratë. Megjithatë, ekziston një rrezik në këtë biznes – disa qëllimshëm janë tërhequr nga vlimi i trazirave nga mediat sociale.

Vitin e kaluar, një grup i korporatave u irrituan kur Musku e “pasuroi” një debat me një “cicërime” antisemitike. Që atëherë e ka pranuar se kishte “gabuar”, por vazhdonte t’i fajësonte mediat për nxitjen e reagimit.

“Cicërima” e tij shkaktoi bojkot të faqes, megjithëse në disa raste ishte i përkohshëm. Mesa duket, Musku më pas u përpoq të tërhiqej nga komenti i vet, duke vizituar privatisht Izraelin dhe [ish-kampin] Aushvic-Birkenau në shoqërinë e komentatorit konservator, Ben Shapiro.

Pra, ai nuk paraqet risi në rritjen e tensioneve racore – vetëm se këtë herë, cak janë myslimanët.

Ajo që më shqetëson është se, ndërkohë që Musku pretendon se mbështet fjalën e lirë, ai është duke e bërë një punë të mirë për të krijuar materiale për armiqtë që ka – dhe, për këtë, duke përdorur fuqinë e platformës që zotëron (fatkeqësisht, ende të pakrahasueshme – të paktën sa i përket popullaritetit).

Më duket po aq shqetësues fakti se nëse trazirat në rrugë krahasohen me terrorizmin, siç është pohuar, askush nuk ia kushtuar vëmendjen e duhur Twitter/X-it. Është padyshim terren pjellor për këndvështrime raciste, të së djathtës ekstreme, si dhe për lehtësimin e organizimit të trazirave.

Megjithatë, pavarësisht frikës sonë të vërtetë të përbashkët për Muskun dhe bizneset e tij, që të gjithë ne jemi ende këtu, në Twitter/X. E pranoj këtë gabim.

Nuk mund të mos e cek se autorja Kate Mosse e kishte përgjigjen më të mirë ndaj sjelljes së Muskut: “Mbaroi. Mirupafshim. @twitter, ke qenë i mrekullueshëm. Gjërat tanë janë bërë të tmerrshme. Të gjithë ndjekësit e mi njerëzorë, mund të më gjejnë në Instagram si katemosswriter”, shkroi ajo më herët sot, në atë që me sa duket ishte “cicërima” e saj e fundit.

E pranoj, arsyeja pse ende nuk largohem nga interneti është se ekziston një komunitet aktiv i njerëzve të cilët i kam vlerësuar si shumë më të dobishëm – kur kam pasur telashe me problemet e mia mjekësore, si diabetin e tipit një – sesa NHS-in [Shërbimi Shëndetësor Kombëtar]. E pranoj, është arsyetim i mjerë. Por, tregon gjithashtu se ka grimca drite, përkundër errësirës që është në Twitter/X. Mjerisht, ajo që Musku nxit mund t’i shuajë lehtësisht ato shkëndija.

Por, ndoshta bizneset e tjera të tij do ta zgjidhin këtë problem. Duket se Tesla ka filluar të jetë në telashe serioze, me rënien e shpejtë të çmimeve të aksioneve. E, për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë me përfshirjen e Musku në trazirat? Cinikët mes nesh do të thonë se gjithçka ka të bëjë me paratë.

Ndoshta kriza e parave të Tesla-s do ta largojë vëmendjen e tij nga problemet britanike, për t’u marrë ai me problemet e veta …

Previous Post

Së shpejti gati kampi i parë italian për emigrantët

Next Post

Shtatorja e Skënderbeut mbërrin në Itali

albnews

albnews

Related Posts

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
UK

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

8 May, 2025
Pritet që SHBA dhe Britania e Madhe të shpallin marrëveshjen për uljen e tarifave
Bota

Pritet që SHBA dhe Britania e Madhe të shpallin marrëveshjen për uljen e tarifave

8 May, 2025
Autori ishte kthyer sot nga Anglia/ Qëlloi 8 herë me plumba 34-vjeçarin, motra e viktimës i dhunoi prindërit
Albania

Autori ishte kthyer sot nga Anglia/ Qëlloi 8 herë me plumba 34-vjeçarin, motra e viktimës i dhunoi prindërit

8 May, 2025
Next Post
Rënia e aksioneve në “Tesla” dhe “X”: Pse Elon Musku ngatërrohet në trazirat britanike?

Shtatorja e Skënderbeut mbërrin në Itali

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vendimi/ Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro

Vendimi/ Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro

8 May, 2025
“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

8 May, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

8 May, 2025
Zv.presidenti amerikan, Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

Zv.presidenti amerikan, Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

8 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4667 shares
    Share 1867 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2374 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1856 shares
    Share 742 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM