Connect with us

Albania

Nga Klodian Tomorri/ Rrethimi i dytë i Shkodrës

Published

on

nga Klodian Tomorri

Rrethimi i parë i Shkodrës moderne ndodhi në fillim të shekullit të kaluar. Në 8 tetor të vitit 1912 një gjyle topi e lëshuar në drejtim të qytetit ishte akti përmes të cilit Mali i Zi i shpalli luftë Perandorisë Osmane.

Për 7 muaj me radhë, Shkodra qëndroi nën rrethim me kushte të tmerrshme, por qyteti nuk ra ndonëse raporti mes forcave sulmuese dhe atyre që mbronin qytetin ishte disa herë në favor të të parëve.

Pasi e pa që nuk mund ta merrte dot Shkodrën me forcë për shkak të qëndresës heroike të shkodranëve, Knjaz Nikolla dërgoi princ Danilon të negocionte dorëzimin. Oferta e malazezëve për Hasan Riza Pashën dhe trupat që mbronin Shkodrën ishte kjo: Dorëzoni qytetin, ndryshe do të vdisni urie.

Advertisement

Ky ishte rrethimi i parë i Shkodrës moderne. I dyti po ndodh tani. Jo nga të huajt, por nga shqiptarët. Dhe jo me gjyle dhe topa, por me para dhe kërcënime.  Prej javësh qeveria ka nisur një kryqëzatë të mirëfilltë ndaj Shkodrës për ta ngjyrosur me mavi qytetin, të cilin nuk ka arritur ta marrë dot kurrë.

Një ditë më parë, Kryeministri ripublikoi disa grafikë 3D të kandidatit të tij për kryebashkiak Benet Beci. Në to paraqitej krijimi i një parku multifunksional buzë Bunës; ngritja e një porti pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ndërtimi i një muzeu historik. E gjitha me sfond të gjelbër si një parajsë. Gati gati si ishulli i Niko Peleshit në Berat.

Në fund të postimit, kreu i qeverisë shkruante: “Ky është një nga projektet transformuese për Shkodrën, fati i të cilëve është lidhur fort me vullnetin e komunitetit Shkodran në 14 maj.” Me pak fjalë, thelbi i ofertës së kryeministrit për shkodranët në këto zgjedhje është i njëjtë me atë të princit Danilo. Dorëzoni qytetin ose vdisni urie. Vetëm se në këtë rast, shkodranët po kërcënohen me paratë e taksave të qytetarëve shqiptarë, përfshirë ato të tyret.

Advertisement

Benet Beci mund të jetë kandidati më i mirë, më i aftë dhe me i ndershëm në planetin tokë për të qënë kryetar bashkie, por kjo u takon shkodranëve ta vendosin, të lirë dhe pa asnjë shantazh. Nëse oferta e Partisë Socialiste ndaj shkodranëve është ajo e kërcënimeve, atëherë kjo nuk është më një forcë politike që kërkon të fitojë me ndershmëri, por një forcë pushtuese që kërkon të imponohet me dhunë. Dhe historia na mëson se pushtuesi zbohet. Sidomos në Shkodër, që mbetet qyteti simbol i qëndresës ndaj çdo pushtimi dhe regjimi.

Continue Reading

Albania

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital

Published

on

By

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Published

on

By

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending