Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shprehur shqetësim për ambiciet bërthamore të Iranit, duke theksuar se çdo marrëveshje me Teheranin duhet të garantojë ndalimin e tyre në mënyrë të përhershme.
Në një intervistë për Fox Neës, Rubio deklaroi se nuk ka dyshime që, nëse regjimi aktual në Iran mbetet në pushtet, në një moment do të kërkojë të pajiset me armë bërthamore.
“Nuk kam asnjë dyshim se, nëse ky regjim klerikal radikal do të mbetet në pushtet në Iran, në një moment do të vendosë të pajiset me armë bërthamore. Ky problem themelor ende nuk është adresuar. Ai mbetet thelbi i çështjes,” u shpreh ai.
Rubio theksoi se çdo marrëveshje e mundshme duhet të përfshijë garanci të forta për të penguar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore në të ardhmen.
“Duhet të garantojmë që çdo marrëveshje që arrihet, çdo pakt që nënshkruhet, t’i pengojë përfundimisht ata që të synojnë armën bërthamore në çdo moment,” deklaroi ai.

