ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lucrezia Borgia 28 minutes ago
Video/ Shqipëria dhuron spektakël me skuadrën që luan në Botëror. Bajrami, Broja dhe Hoxha bëjnë me “krahë” Sylvinhon 2 hours ago
Kryeministri britanik: Zgjidhja me dy shtete ka shansin e parë të vërtetë që nga vitet 1990 2 hours ago
Vdes këngëtari i njohur në moshën 51-vjeçare 2 hours ago
Britania ofron Irlandën e Veriut si model për çarmatosjen e Hamasit 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Serbë, mos i përsëritni gabimet e vjetra!

albnews by albnews
6 July, 2025
in Opinion, Technologji
0
Serbë, mos i përsëritni gabimet e vjetra!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Protestuesit në Serbi po kërkojnë dorëheqjen e presidentit. Por tani duhet të kenë kujdes që të mos bien në kurthin nacionalist, komenton gazeta gjermane “Tageszeitung”.

Kërsto Llazareviq

RelatedPosts

Holanda merr kontrollin e prodhuesit kinez të çip-ave “Nexperia”

Karton i verdhë për shqiponjën?!

Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

Brezi i ri protestues në Serbi po përballet me një pyetje të madhe, të cilën deri tani e ka shmangur: Si qëndron puna jote me nacionalizmin? Të shtunën e kaluar përfundoi ultimatumi që lëvizja i kishte dhënë presidentit Aleksandar Vuçiq për të shpallur zgjedhje të reja. Që nga atëherë, në gjithë vendin janë ngritur bllokada rrugore dhe qarkullimi është paralizuar.

Studentët e nisën protestën me bllokada, aksione kreative dhe mbledhje bazë demokratike, për të protestuar kundër presidentit Vuçiq, i cili e ka kthyer Serbinë në një shtet njëpartiak klientelist dhe e ka çaktivizuar parlamentin. Ai kontrollon mediat dhe drejtësinë. Korrupsioni i sistemit të tij ka kushtuar edhe jetë njerëzish – për shembull, në shembjen e çatisë së stacionit të saporenovuar të trenit në Novi Sad, ku vdiqën 16 veta.

Në qendër të protestës ishin shteti ligjor dhe demokracia – dhe kjo gjeti përkrahje të gjerë në popull. Edhe sepse pyetjet politike të vështira ishin lënë jashtë. Por të dielën e kaluar, rreth 140’000 veta u mblodhën në një demonstratë të madhe në Beograd pikërisht më 28 qershor, ditën e Vidovdanit – një datë qendrore në mitologjinë historike serbe, e mbështetur në kujtimet për Betejën e Fushë-Kosovës të vitit 1389 – një rrëfim që është instrumentalizuar si asnjë tjetër nga ideologjitë e Serbisë së Madhe.

Vuçiq i akuzon studentët se janë “terroristë” të dirigjuar nga jashtë. Përgjigjja e tyre më 28 qershor: një shfaqje e tepruar lojaliteti ndaj popullit dhe atdheut në skenë. Por, duke u përpjekur ta mposht presidentin në terrenin e tij, lëvizja rrezikon të kthehet në atë që po lufton.

Fjalimin e parë e mbajti një student serb nga Kosova. Me shajkaçë – kapelën tradicionale serbe – ai citoi peshkopin Nikollaj Velimiroviq, një adhurues i Hitlerit. Ky i fundit thoshte në thelb se Serbia për shekuj kishte sakrifikuar burrat e vet për të shpëtuar Evropën nga Perandoria Osmane dhe nga islami. Një folës tjetër, një profesor letërsie, foli për “integralizmin serb”, ose thënë ndryshe: për Serbinë e Madhe. Dhe një profesor i inxhinierisë elektrike deklaroi se aktualisht në Kosovë po zhvillohen “pogrome gjenocidale” kundër serbëve – një pretendim pa asnjë bazë.

Kjo është e njëjta çmenduri nacionaliste e njohur, e një vendi që asnjëherë nuk është përballuar me krimet e veta, që ka një sistem arsimor të indoktrinuar me ideologji etnike dhe që e ndërton identitetin politik mbi mitologjinë e një beteje të vitit 1389.

Kërkesa qendrore e protestave është mbajtja e zgjedhjeve të reja. Fillimisht Vuçiq dëshironte t’i mbante ato, tani jo më – ndoshta nga frika se mund të humbë, pavarësisht manipulimeve të zakonshme. Studentët po planifikojnë një listë të veten për zgjedhje bashkë me profesorë. Por pas fjalimeve të Vidovdanit, ka frikë se edhe figura ultranacionaliste mund të përfshihen. Lista e folësve u përzgjodh nga një federatë e përfaqësuesve mediatikë të fakulteteve – pra, nga vetë studentët.
Nuk është për t’u habitur që një lëvizje demokratike, që gëzon pak mbështetje ndërkombëtare, të tërhiqet drejt nacionalizmit. Por ky nacionalizëm përçan thellë. Shumë prej protestuesve nuk duan ëndrra shpëtimi në emër të serbizmit – ata po luftojnë për demokraci dhe kundër korrupsionit, jo për mite nacionaliste. Dhe përse duhet të vazhdojnë të solidarizohen shoqëria civile dhe njerëzit nga vendet fqinje me një lëvizje, retorika e së cilës mezi dallon nga ajo e nxitësve të luftës së viteve 90-të?

Ndërkohë, protesta kishte nisur me një frymë integruese: studentë nga Novi Pazari – një qytet kryesisht mysliman – pushtuan universitetin e tyre dhe qëndruan krah për krah me kolegët. Flamuj boshnjakë dhe serbë u valëvitën bashkë. Larmia u vu në plan të parë në komunikim.

Tani ka nisur një fazë e re e protestës. Në Vidovdan, pas skadimit të ultimatumit, studentët dhanë simbolikisht “dritën të gjelbër” për mosbindje civile. Në disa vende, kalimtarët ecin shumë ngadalë dhe kalojnë vazhdimisht në vijat e bardha. Por ka edhe tone më të ashpra – disa flasin për radikalizim të lëvizjes – megjithatë deri tani, ai ka qenë i butë: barrikadat shpesh janë thjesht kontejnerët e bërllokut. Kur vjen policia, ata i lirojnë rrugët dhe bllokojnë një cep tjetër, për ta lodhur policinë.

Shteti po përgjigjet me represion. Protestuesit në Beograd janë ende në rrugë dhe po kërkojnë një rinovim demokratik. Por ata që i besojnë nacionalizmit, po përgatisin terrenin për kleptokratin tjetër autoritar. Vuçiq nuk ra nga qielli. Kush beson se pas tij mund të bëhet vetëm më mirë, duhet të kujtojë se ministri i informacionit në qeverinë e përmbysur të Sllobodan Millosheviqit ishte: Aleksandar Vuçiq. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lucrezia Borgia

Lucrezia Borgia

14 October, 2025
Video/ Shqipëria dhuron spektakël me skuadrën që luan në Botëror. Bajrami, Broja dhe Hoxha bëjnë me “krahë” Sylvinhon

Video/ Shqipëria dhuron spektakël me skuadrën që luan në Botëror. Bajrami, Broja dhe Hoxha bëjnë me “krahë” Sylvinhon

14 October, 2025
Kryeministri britanik: Zgjidhja me dy shtete ka shansin e parë të vërtetë që nga vitet 1990

Kryeministri britanik: Zgjidhja me dy shtete ka shansin e parë të vërtetë që nga vitet 1990

14 October, 2025
Vdes këngëtari i njohur në moshën 51-vjeçare

Vdes këngëtari i njohur në moshën 51-vjeçare

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result