Serwer: Pretendimet e Marty-t janë të pabaza, për këtë arsye nuk përmenden në aktakuzë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Daniel Serwer, profesor në Univesitetin “John Hopkins”, në një intervistë për Deutsche Welle, tha se Gjykata Speciale ka devijuar nga mandati i përcaktuar me ligjet e Kosovës dhe mbi raportin e senatorit të atëhershëm zviceran Dick Marty ku akuzoheshin krerët e UÇK-së për trafikim organesh me qënie njerëzore

Akuzat për trafikim organesh ishin bërë nga senatori Marty, që u konkretizua në një raport të Këshillit të Evropës më 2011. Pikërisht ky raport ishte pikënisja e thirrjeve për themelimin e Dhomave të Specializuara, institucion që deputetët e Kuvendit të Kosovës e themeluan më 2015.

“Unë nuk jam avokat, por në mënyrën time të të menduarit laik, gjykata është larguar dukshëm nga ky mandat. Duket se ka harruar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Serwer.

“Pretendimet kryesore në raportin e Këshillit të Evropës duket se janë të pabaza dhe janë lënë jashtë akuzave kundër të akuzuarve. Prokurori po ndjek akuza të tjera, më pak specifike, kundër udhëheqjes së UÇK-së, që nuk kanë lidhje me raportin e Këshillit të Evropës”, shtoi ai.

Serwer argumentoi se Kosova bëri gabim kur e pranoi Gjykatën Speciale pa marrëveshje reciproke me Serbinë, që edhe Beogradi të ketë një gjykatë me juridiksion për krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera brenda Serbisë.

“Serbia ishte keqbërësi kryesor në vitet 1990. Natyra e njëanshme e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorisë e pengon atë të vendosë drejtësi për krimet e kryera nga Beogradi”, potencoi ai.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi të hënën e 3 prillit, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës. Për tri ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Ata do të dënohen. Por do të kalojë shumë kohë derisa të ketë një vendim. Paraburgimi i tyre më duket i padrejtë”, tha Serwer, teksa shtoi se gjykimi do ta bëjë edhe më të vështirë për Prishtinën që të normalizojë marrëdhëniet me Beogradin.

Share This Article