Albania
“Shëndetësia po përbuzet nga qeveria!”- Deputeti i PL: Ky sektor në buxhetin 2024 do të zërë 2.8%, fondet për koncesionet mbi 9%
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuat sërish Buxhetin e planifikuar për vitin 2024, ku është ndalur në sektorin e shëndetësisë.
Ne një reagim në rrjetet sociale Vasili shprehet se shëndetësia pas pandemisë vetëm po nënfinancohet dhe përbuzet nga qeveria.
Sipas tij, shëndetësia në buxhetin e vitit 2024 do të zërë 2.8% të GDP-së, nga 3.3% në vitin 2021.
Reagimi i plotë
Shëndetësia pas pandemisë vetëm po nenfinancohet dhe përbuzet nga qeveria!
Pas Pandemise ane e mbane globit qeverite ndryshuan rrenjesisisht kendveshtrimin e tyre per shendetesine dhe financimin e saj.
Orteku i komplikacioneve shendetesore post Covid tek qytetaret, shfaqja e problematikave shendetesore te panjohura, perballja e sistemeve shendetesore me ngarkesa shume te medha, qe i gjunjezuan ato, detyruan rritjen e financimit dhe prioritizimin e shendetesise si sektor primar si kurre me pare.
Por ne Shqiperi mjerisht ndodhi e kundërta!!
Pas propagandes, butaforise mediatike dhe menaxhimit mizerabel te pandemise, qe solli fshehje te mijra vdekjeve dhe te qindra mijra rasteve te infektuar, mosrimbusimin e qindra mijra te semureve, dhe shpenzimin e mbi 250 milion euro nga xhepat e qytetareve, tashme ka pllakosur nenvleftesini dhe nenfinancimi.
Edhe Projekt Buxheti i vitit 2024 eshte deshmi e ketij nenfinancimi dhe papergjegjshmerie shteterore ekstreme.
Treguesit flasin qarte:
🔹 ️Shendetesia ne buxhetin e vitit 2024 do te zere 2.8% te GDP-se nga 3.3% ne vitin 2021.
🔹 ️Ndërkohë fondet për koncesionet do të zënë mbi 9% të buxhetit të FDSDKH më 2023 nga 7% në vitin 2020.
🔹️ Në vitin 2019, fondi i rimbursimit te barnave zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024, vetëm 20.6%.
🔹️ Numri i pacienteve te rimbusuar ka rene dhe të dhënat zyrtare të Fondit te Sigurimeve Shendetesore tregojnë se në vitin 2022, janë rimbursuar 400,825 pacientë dhe në vitin 2021 janë rimbursuar 409,779 pacientë.
🔹️ Përfaqësitë e kompanive shumëkombëshe te barnave janë tërhequr nga Shqipëria dhe nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3
🔹️ Pesha e rimbursimit te barnave ka rene dhe psh.në vitin 2013, shpenzimet për rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa në vitin 2024 ky raport u përkeqësua, pasi ato zënë vetëm 1,6% të totalit të shpenzimeve buxhetore.
PERFUNDIM!
1️⃣ Shendetesia ka nevoje per nje rritje serioze dhe konsistente te financimit, propaganda boshe vetem perkeqeson gjendjen e sistemit.
2️⃣ Pasojat post Covid detyrojne financime me re medha sepse traskurimi i pacienteve vecse rendon gjendjen funksionale dhe financiare te sistemit shendetesor.
3️⃣ Largimi i mjekeve dhe infermiereve nuk zgjidhet me ligje komuniste por kerkon si pergjigje rritjen e pagave te tyre dhe kjo kerkon financim.
4️⃣ Larmia e shtuar dukshem e semundshmerise, sidomos post Covid, kerkon nje rritje te qenesishme te financimit per barnat qe rimbursohen, pra merren pa pagese nga qytetaret.
5️⃣ Eshte e patolerueshme ulja e peshes se rimbursimit dhe mos plotesimi i listes se barnave te rimbursueshme me alternativa te reja.
6️⃣ Eshte skandaloz fakti qe rritet pesha e fondeve per Koncesionet abuzive dhe ulet pesha e rimbursimit te barnave.
7️⃣ Propaganda mashtruese e qeverise perballe fakteve dhe treguesve kritike kthehet ne nje krim te vertete kunder shendetit.
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania12 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK11 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports10 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania12 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
