• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Diaspora
Ndriçim KULLA/ Shkodra besoj se do ta ruajë ndryshimin edhe në këto zgjedhje

Ndriçim KULLA/ Shkodra besoj se do ta ruajë ndryshimin edhe në këto zgjedhje

by albnews
26 April, 2023
in Diaspora, Opinion, Shqiperia
0
8
VIEWS

Ndriçim KULLA

Shqipëria ne jetën e saj shumë-shekullore, ka pasur gjithmonë qarqet e saj kulturore udhëheqëse dhe vatrat ku është përkundur djepi i lirisë dhe atdhetarizmit të saj më të flaktë.
Te gjitha këto trajektore të vështira e të dhimbshme të historisë sonë politike, sociale, njerëzore e intelektuale kane një pikë të përbashkët, kanë një vatër ku konvergjojnë: ky është emri i Shkodrës, i njerëzve të saj, i traditës dhe kuklturës që mishëron ky qytet. Edhe kur shpalli pavarësinë, edhe kur nisi jetën e vet si shtet, Shjqipëria pati një burim të madh mbështetje dhe frymëzimi tek fusha manjetike e vlerave dhe shembullit të mirë që rrezatonte kjo traditë e këto zakone. Vijoi ky rrezatim edhe kur martirët e saj të shquar u flijuan “per atme dhe fe” në ditët e para të të terrorit të rregjimit komunist, edhe kur ushtoi fort maleve të saj britma e lirisë dhe anti-komunizmit gjatë këtyre viteve të dhimbshme të qëndresës, edhe kur në kapërcyell te viteve 90-të, ajo u bë shëmbulli i madh i revoltave antikomuniste dhe i frymës së demokratizimit të gjithë shoqërisë shqiptare. Edhe periudha e lirisë, ekonomisë së tregut dhe zhvillimit të gjithanshëm te periudhës pas viteve 90-të, kanë pasur po një kryefjalë: Shkodrën e demokracisë, fisnikërisë, kulturës dhë humorit.
Kjo kryefjalë, kjo vatër, ky shembull, ky pishtar ruajnë një peshë në vetvete, një trashëgimni, një përgjegjësi të veçantë, por dhe një gurrë frymëzimi për këdo që i përfaqëson, për këdo që bëhet zëri dhe ndërgjegjia e tyre. Vetëm nëse do ta perifrazonim kështu, vetëm nëse do t’i përmblidhnim të gjitha këto gjëra në emrin e kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, do të arrinim të perceptonim se çdo të thotë një detyrë e tillë, se ç’përfaqëson misioni që ajo mban mbi vete, se sa shumë vlerë, mbështetje shtetërore e solidaritet njerëzor ajo kërkon për t’u përmbushur në mënyrën që e meriton. Ja, të gjitha këto duhet të nënkuptojë kanditati që duhet të luftojë për këtë shenjtësi të kulturës shqiptare, siç është Shkodra. Dhe është një jehonë e bukur, dinjitoze, fisnike, administrive dhe njerëzore e kësaj rezonance vlerash e kuptimesh që meriton ky qytet , ku zoti Bardh Spahia, kryetari aktual i kësaj bashkie ka fituar primaret dhe do të rikandidoj përsëri.
Përball tij pushteti monist i Edi Ramës ka zgjedhur një kandidat i cili për hirë të vërtetës është djali i një profesori të nderuar me kontribute për gjuhën shqipe, por që nuk është e njëjta gjë me babain e tij . Ai në fund të fundit është bashkpuntor i afërt i kryeministrit që e ka diskriminuar kryeqendrën e veriut.Nuk ka dëshmuar asnjë prove vullneti dhe dëshire të dukshme më parë për investime në Bashkinë e Shkodrës dhe nuk është bërë i gjallë kurrë në tribunën e paramentit shqiptar për të mbrojtur të drejtat e nëpërkëmbura të qytetit të historisë dhe kultures të diskriminuar.Thjesht është njeri i përdorur nga kryeministri qëdshiron ta vj nn kthetra edhe Shkodrn siç ka bërë me çdo cep të Shqipërisë .
Në rikandidimin e tij për kryetar bashkie ndryshe nga konkurenti i tij Dr Bardhi ka një ambicie të qartë për ti zhvilluar më tej vlerat e shumta shkodrane dhe për ta kthyer Shkodrën jo vetëm në një sfidë ekonomie kundrejt qëndrimeve armiqësore të regjimit të Ramës që ka ndërprerë çdo investim të detyrueshëm në këtë bashki,por për të promovuar shumë nga ato ndryshime kulturore që Shkodra i ka traditë në histori.
Ai përfaqëson traditën historike, demokratike, antikomuniste dhe kulturore të këtij qyteti.Më mire se kushdo nga jashtë e dine shkodranët se çfarë përfaqson familja e Bardh Spahisë për demokracinë dhe komunitetin.
Shkodra e sotme noton mes ujrave të kristalta të Drinit dhe Bunës.Ajo shtrihet në këmbët e Alpeve të jashtzakonshme shqiptare që u falin mrekulli të gjithë vizitorëve vëndas dhe të huaj.Pranë saj në Malësinë e Kelmendit shtrihet Bjeshkët e Namuna , në veri të Skodrës shtrihet Thethi magjepsës ku albanologët europian shkojnë deri aty me fantazinë e tyre sa që ti besojnë vetes jetën e botës së përtejme .
Shkodra si një rast unikal i rrethuar nga bukuritë natyrore ,ku pranë ka Luginën e Shalës , Malësinë e Dukagjinit ,Shirokën dhe liqenin e saj ,Rozafën madhështore të legjendave, xhami dhe kisha të cilat na kanë falur një krijesë një madhështore me vlera europiane ; tolerancen fetare dhe në jug perëndim të saj ka Velipojën , një hapsirë e madhe turistike në buzë të Adriatikut.
Pra Shkodra ka shumë bukuri,shumë histori,shumë trashgimi kulturore dhe shumë hijeshi.
Atëhere pse të mos ishte Shkodra një superfuqi turistike në kushtet e vëndit tonë por edhe më gjerë në një kohë që ka mundësi dhe rezerva të pa fundme ?!
Dhe kjo nuk ka më shumë se një arsye të vetëme. Pushteti qëndror nuk e ka patur kurrë prioritet Shkodrën, pa lere më ti shkonte ndërmënd që të investonte në zhvillimin dhe promovimin e turizmit shkodran.Sepse urren kulturën e saj ,urren demokracinë e saj,urren mos bindjen ndaj shtrëmbërimeve të demokracisë.
Bardh Spahia e ka kuptuar mire këtë mundësi të shpërfillur prandaj turizmin e ka shpallur një prioritet të promovimit dhe zhvillimit të tij të ardhshëm dhe kjo është një epërsi e pa diskutueshme e kandidimit të tij për ta kthyer këtë në burim të ardhurash.
E gjitha kjo nuk është një hamendësim, një dëshirë, një lëvdatë, përkundrazi. Në propozimin e emrit të tij jemi në hapësirën e reales, konkretes, provës, dëshmisë, jo të një lavdi propagandistik, nga ato që po “shiten” kudo për fushatë. Qytetarët e Shkodrës janë të parët që e kanë njohur dhe prekur pohimin tim, duke vlerësuar të gjithë impaktin që ai ka dhënë brenda një kohe shumë të shkurtër. Me fuqinë e fjalëpakësisë ai “uli kokën” e nisi të punonte pa rreshtur dhe pa bujë, duke i dhënë frymë, peshë, prioritet gjërave të mira të bashkiakes së mëparshme dhe duke hapur shtigje të rinj veprimtarish e projektesh, që i shkonin përshtat vizionit të Shkodrës të së ardhmes që ai ka si ide e program. Në këtë qytet shembull të fisnikërisë dhe kulturës, ka pasur gjithmonë në mënyrë njerëzore dhe vlerësore një traditë të gjatë bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile me qëllim realizimin e objektivave zhvillimore të Bashkisë. Në këtë kuadër ajo ka zbatuar me sukses metodologjinë LOD të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD). Ky Program është një iniciativë rajonale tre-vjeçare e financuar me fonde të Bashkimit Europian nga Instrumentet e Asistencës së para-Anëtarësimit (IPA) dhe zbatohet nga UNDP në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Në vijim të këtij programi, Bashkia Shkodër ka nënshkruar edhe memorandumin e mirëkuptimit me UNDP Albania për ReLOaD2 duke u angazhuar që thirrjet për projektet dhe propozimet drejtuar organizatave të shoqërisë civile të vazhdojë t’i realizojë sipas kësaj metodologjie.
Është ky njëri nga dëshmitë e rralla të vijimësisë së një pune e projekti të mirë, të nisur nga një kryebashkiak paraardhës, që në Shqipëri ka munguar gjithmonë. Kultura e stafetë-përcjelljes së vlerave dhe objektivave që i shërbejnë qytetit dhe së ardhmes së tij, nuk është një vlerë e shtuar në këtë rast, pasi ajo është një vlerë qenësore e kryetarit të ardhshëm të bashkisë.
Megjithatë, kryeqendra jonë e veriut, në harresën shumëvjetore ku e ka lënë rregjimi i Edi Ramës, ka pasur nevojë të shohë edhe forcën dhe fuqinë e qëndresës, nga ana e tij. Ndodhi kjo në rastin e përmbytjeve të paparalajmëruara dhe të qëllimshme të ardhura si pasojë e paaftësisë së KESH. Ndodhi dhe kur pushteti nuk reagoi, duke i lënë fshatrat e përmbytur në mëshirë të fatit. Nga koha kur deputete e saj ishin Ali Spahia dhe zonja Jozefina Topalli, ajo ka njohur përkrahjen dhe mbështetjen më të madhe e më të fuqishme, në lartësinë e emrit dhe historisë së saj. Kohët kaluan dhe Shkodra e Fishtës e Anton Harapit të urtë dhe të mënçur, Shkodra e Koliqit, Gurakuqit ,Mjedës dhe Migjenit ,At Zef Valentinit,Kolë Idromenos , Marubit dhe e dhjetra kompozitorëve dhe artistëve modern që ringjallën kulturën traditën e artë të mardhënieve veneciane nisi të trajtohej me përcmim, anashkalim, deri dhe urrejtje, vetëm për bindjet e veta politike. Asnjë projekt nuk vlerësohet dhe nuk promovohet më për të, pavarësisht historisë dhe potencialit të saj të gjithanshëm turistik, kulturor e njerëzor. Asnjë bashkëpunim nuk ndodh vetëm e vetëm se duhet të kryhet hakmarrja e ulët e pushtetit ndaj saj. A ka qytet vallë në Shqipëri që e ka vuajtur më shumë peshën e këtij diskriminimi? A është ajo shëmbëllimi më i pafytyrshëm i një qasjeje krejtësisht të njëanshme dhe të dënueshme me votë e me qëndrim të fortë.
Është kjo skena ku shpirti i paepur i ndryshimit, që e karakterizon kryebashkiakun e sotëm dhe forca e ideve që e shquan, kanë arritur të ngjallin shpresën tek qytetarët e saj. Duke synuar të rinjtë, sipërmarjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj, turizmin dhe vlerat muzeale dhe arkitekturore, shumë pjesë të vizionit të tij kanë nisur të shpalosen dhe të bëhen të prekshme nga qytetarët. Ndaj mund të themi me gjithë fuqinë e bindjes dhe të së drejtës, se qytetarët do të dinë ti japin udhë vazhdimit të zbatimit të planit vizionar që ai ka nisur gjatë kësaj kohe, për të vetmen arsye se ky plan e ky vizion është në të njejtën pritshmëri me atë që duan e besojnë njerëzit. Nuk ka rezonancë dhe zgjedhje më të mirë se sa të jesh në të njejtën gjatësi vale me atë që kërkon sot ky qytet, ndaj nuk ka mundesi tjetër se ku duhet të derdhen të gjitha vrullet, pasionet dhe energjitë më të mira që një fushatë zgjedhore mund të përqëndrojë te të gjithë njerëzit dhe zgjedhësit e vet. Ka shumë peshë e vlerë autentike forma dhe përmbajtja e programit dhe cilësia e ekipit që pritet të shpalosë këtë program, por po kaq vlerë ka dhe siguria, morali dhe konstatimi i vërtetësisë dhe sigurisë se premtimet dhe programi që shpallet mund të bëhen një ditë realitet. Edhe në këtë rezonancë, puna dhe realiteti që ky kryetar bashkie ka treguar gjatë kohës shkurt së ushtrimit të detyrës, janë besnikëria më e madhe që njerëzit dhe votuesit mund të tregojnë ndaj tij edhe për një mandat tjetër. Lartësia e emrit të Shkodrës historike gjen edhe njëherë jehonën e vet në këtë përputhje vlerash, qëllimesh e misionesh. Le të marrë frymë kjo jehonë, le të fitoj peshë kjo rezonance kapacitetesh, le të fitoj zë dhe fuqi të mëtejshme emri dhe dinjiteti i fisnikërisë shkodrane dhe Shkodra ta ruaj ndryshimin e madh që krijuar dhe po ruan edhe sot në historinë politike të Shqipërisë sotme Unë besoj se Shkodra do ta ruaj ndryshimin.

Previous Post

Pse nuk bashkëpunojnë shqiptarët

Next Post

“Do jetë i pamundur bashkëpunimi”/ Rama përgjigjet nëse po u bën presion votuesve: Kandidatët janë kukulla të një çifti

albnews

albnews

Related Posts

Ujë ka kudo, përveçse në rubinet!
Albania

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

7 June, 2025
Në Zyrën Ovale nën presion: Merz sfidon Trump për NATO-n dhe Gjermaninë
Bota

Në Zyrën Ovale nën presion: Merz sfidon Trump për NATO-n dhe Gjermaninë

5 June, 2025
U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Podgoricë, ndërron jetë i riu 23-vjeçari shqiptar
Diaspora

U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Podgoricë, ndërron jetë i riu 23-vjeçari shqiptar

1 June, 2025
Next Post
“Do jetë i pamundur bashkëpunimi”/ Rama përgjigjet nëse po u bën presion votuesve: Kandidatët janë kukulla të një çifti

“Do jetë i pamundur bashkëpunimi”/ Rama përgjigjet nëse po u bën presion votuesve: Kandidatët janë kukulla të një çifti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM