Albania
Shqipëri, 2179 të infektuar dhe 7 të vdekur në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 7626 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 2179 qytetarë.
“Kanë rezultuar të prekur nga COVID-19 1120 qytetarë në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamzë, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë, nga 17 qytetarë në Lezhë, Devoll, 16 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Skrapar, 13 në Mallakastër, 12 në Dibër, 10 në Librazhd, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Mirditë, Divjakë, Cërrik, nga 7 qytetarë në Përrenjas, Belsh, Himarë, Shijak, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Selenicë, Përmet, nga 5 qytetarë në Peqin, Tropojë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Has, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Roskovec, Finiq, Maliq, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Klos”, informoi MSHMS.
Sipas MSHMS-së, janë 19,131 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe.
Ndërkohë bëhet e ditur se janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i epidemisë.
MSHMS i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.
“Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apeloi MSHMS.
Statistika (14 janar 2022)
Raste të reja ditore 2179
Të shëruar në 24 orë 824
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 7626
Testime totale 1,564,562
Raste pozitive 228,777
Raste të shëruara 206,384
Raste Aktive 19,131
Humbje jete 3,262
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9495
Durrës 1537
Fier 1436
Elbasan 1385
Vlorë 1125
Shkodër 1137
Gjirokastër 833
Berat 618
Lezhë 593
Korçë 551
Dibër 252
Kukës 169
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania7 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK6 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports5 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania7 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania22 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania23 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
