ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Koreja e Veriut kremtoi më 10 tetor 2025 80-vjetorin e Partisë Punëtore të Koresë (WPK) VIDEO 3 hours ago
Producenti i ri i James Bondit i gatshëm për ‘sfidën’ 4 hours ago
Një lifting në moshën 28 ​​vjeç? Pse të rinjtë po i drejtohen kirurgjisë plastike 4 hours ago
Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë 4 hours ago
Danimarka do të forcojë mbrojtjen e Arktikut me anije, avionë dhe seli të reja 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, shans për Kosovën

albnews by albnews
8 June, 2021
in Albania
0
Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, shans për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është një mundësi e mirë për Kosovën që të risillet në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, ka thënë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Xhaçka ia paraqiti prioritetet e Shqipërisë në tryezën më të lartë vendim-marrëse politike në botë, ku Shqipëria pritet të ulet në janar 2022, pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë të premte.

RelatedPosts

Snajperë dhe ekspertë dronësh/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja i jep fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë

Hysaj: Kemi ardhur për fitore në Serbi

“Kosova patjetër që është çështje e interesit tonë kombëtar dhe patjetër që do të kemi një mundësi shumë të mirë përmes të qenurit në Këshillin e sigurimit për ta risjellë Kosovën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Patjetër vlen të thuhet që jemi shumë të ndërgjegjshëm për kufizimet që kemi si një vend i vogël në këtë tryezë të madhe, por kjo nuk na pengon që të bëjmë maksimumin për të avancuar ato që janë çështje të interesit kombëtar, çështjet rajonale dhe patjetër ato të paqes dhe sigurisë edhe me gjerë se sa rajoni ynë përmes prioriteteve që i kemi vendos vetes”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, paraqiti edhe prioritetet e tjera për periudhën 2022-2023.

“Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme, me theks të posaçëm tek përdorimi i dhunës seksuale si mjet dhe taktikë lufte, respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit”-janë disa nga prioritetet e Shqipërisë për mandatin 2-vjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Xhaçka.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët 5 janë të përhershëm (Franca, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia) ndërsa 10 të tjerë zgjidhen me një mandat dy-vjeçar (5 vende çdo vit). Pas kryesimit të OSBE-së përgjatë vitit 2020, tashmë 2022-ta pritet të jetë një tjetër vit i suksesshëm për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Shqipëria është bërë anëtare e OKB-së në vitin 1955.

Më 11 qershor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së votohet për pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm: Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara. Shqipëria shkon në këtë votim si kandidaturë konsensuale e grupit të vendeve të Evropës Lindore dhe deri tani ka marrë përkrahjen e 120 vendeve anëtare të OKB-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Koreja e Veriut kremtoi më 10 tetor 2025 80-vjetorin e Partisë Punëtore të Koresë (WPK) VIDEO

11 October, 2025
Producenti i ri i James Bondit i gatshëm për ‘sfidën’

Producenti i ri i James Bondit i gatshëm për ‘sfidën’

11 October, 2025
Një lifting në moshën 28 ​​vjeç? Pse të rinjtë po i drejtohen kirurgjisë plastike

Një lifting në moshën 28 ​​vjeç? Pse të rinjtë po i drejtohen kirurgjisë plastike

11 October, 2025
Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

11 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result