Albania
Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim
Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë.
Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute.
Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së.
Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara nga buxhetet qeveritare për R&D. Diferenca është e thellë dhe tregon për mospërputhje serioze mes Shqipërisë dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme në dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.
Ekspertët e lidhin këtë nivel të ulët shpenzimesh në Shqipëri me mungesën e vëmendjes institucionale ndaj kërkimit shkencor dhe me strukturën e ekonomisë shqiptare, e cila është e përqendruar kryesisht në sektorë si ndërtimi dhe turizmi – të cilët nuk nxisin kërkim, teknologji apo risi. Për më tepër, mungesa e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim ka çuar në një nënfinancim të qëndrueshëm dhe në mungesë të infrastrukturës akademike moderne.
Në një epokë ku ekonomitë globale po orientohen drejt teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve digjitale, mungesa e investimeve në kërkim dhe zhvillim përbën një pengesë serioze për rritjen afatgjatë të Shqipërisë. Sipas Eurostat, investimet publike në R&D janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.
Europa
Sipas Eurostat, Në vitin 2024, alokimet buxhetore të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian për kërkim dhe zhvillim (GBARD) arritën në rreth 127.9 miliardë euro, ose 0.71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo përfaqëson një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro.
Në vitin 2024, buxheti qeveritar për kërkim dhe zhvillim në nivelin e BE-së ishte ekuivalent me 284.7 euro për banor, që përbën një rritje prej 57.0% krahasuar me vitin 2014, kur ishte 181.3 euro për banor.
Vendet që shpenzuan më shumë për R&D për frymë ishin Luksemburgu (759.2 euro për banor), ndjekur nga Danimarka (586.8 euro) dhe Holanda (542.7 euro). Ndërkohë, shpenzimet më të ulëta për banor u regjistruan në Rumani (19.1 euro), Bullgari (38.3 euro) dhe Hungari (58.7 euro). Duhet theksuar se ndryshimet në shpenzimet për frymë mund të pasqyrojnë gjithashtu ndryshime në popullsinë e vendeve përkatëse.
Të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë rritur buxhetet e tyre për kërkim dhe zhvillim gjatë periudhës 2014–2024, të llogaritura në euro për banor. Rritjet më të mëdha në përqindje janë regjistruar në vendet e Europës Lindore, duke reflektuar një përpjekje për të kapur hendekun me pjesën tjetër të kontinentit.
Letonia kryeson listën me një rritje prej 313%, duke kaluar nga vetëm 19.1 euro për banor në vitin 2014 në 78.9 euro në vitin 2024. Pas saj vjen Sllovenia me një rritje prej 252%, nga 78.3 euro në 275 euro për banor, dhe Lituania me 197%, duke kaluar nga 42.7 euro në 123 euro për banor.
Sa i përket shpërndarjes sipas objektivave socio-ekonomike, 35.7% e fondeve buxhetore qeveritare për kërkim dhe zhvillim (GBARD) u drejtuan për avancimin e përgjithshëm të dijes, kryesisht të financuara përmes një granti të përgjithshëm publik të njohur si fondet publike të përgjithshme universitare (GUF), të cilat përdoren nga institucionet e arsimit të lartë publik për të mbështetur aktivitetet e tyre.
Përveç kësaj, 16.6% e fondeve GBARD iu dedikuan gjithashtu avancimit të përgjithshëm të dijes, por nga burime të tjera përveç GUF. Ndërkohë, 9.4% e fondeve u orientuan drejt prodhimit industrial dhe teknologjisë, 7.0% për shëndetësinë dhe 6.1% për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapësirës./Monitor
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
Albania13 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
