ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar 8 minutes ago
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar 13 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 17 minutes ago
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave 23 minutes ago
Zonat më të varfra të Anglisë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria i vetmi vend në Ballkan pa muze etnografik kombëtar

albnews by albnews
11 February, 2022
in Albania
0
Shqipëria i vetmi vend në Ballkan pa muze etnografik kombëtar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që nuk ka një muze etnografik kombëtar.

Përpjekja e 15 viteve më parë për të krijuar një sektor ku të prezantohen veshjet nga të gjitha krahinat brenda Muzeut Kombëtar në Tiranë dështoi.

RelatedPosts

Vepra të vjedhura arti nga Europa përfundojnë në Kamëz, 2 në pranga, 1 në kërkim

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër!”

Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh

Në Shqipëri janë 8 muze etnografikë lokalë por nuk ka akoma një kombëtar. 

“Kjo është një pjesë e munguar e qytetit dhe një problematikë e kahershme”, u shpreh kërkuesi shkencor, Olsi Lataj për Euronews Albania.

Etnografja Afërdita Onuzi tregoi se ka pasur shumë arsye për të cilat është përpjekur të hapë muzeun.

“Së pari muzetë etnografike janë ID e një populli dhe në vendin më të pazhvilluar, më të varfër ka një muze modest kombëtar, sepse muze ofron mundësinë që të njohim vlerat e një populli”, tha Onuzi.

Në vitin 2008, Ministria e Kulturës vendosi që 1,200 metër katrorë të Muzeut Historik Kombëtar të përdoreshin për të ekspozuar objektet e rralla dhe me vlerë të pasurisë etnografike.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dha 400 mijë dollarë për të përmirësuar ambientet në funksion të pavijonit të etnografisë, përfshirë restaurimin e një pjese të mirë të objekteve që do të ekspozoheshin.

Zona e etnografisë përmban 1,430 veshje dhe artefakte, shumica prej tyre unike, të mbledhura në territorin shqiptar.

Duke qenë se kjo hapësirë nuk u hap kurrë, Ministria e Kulturës deklaroi se “u evidentua një situatë kritike lidhur me hidro-izolimin e tarracës”.

“Theksojmë që izolimi kundër ujit nuk ishte parashikuar në projektin e rikonstruksionit”, thanë nga Ministria e Kulturës, pyetur nga Euronews.

Ndërkohë, specialistëve që u morën me këtë punë, iu dha një tjetër përgjigje.

“Një ditë të bukur pasi ju vu pika u bënë të gjitha dhe po mendonim për këndin e fëmijëve që zakonisht e kërkon ky muze një ditë të bukur u tha që muzeu do të kalojë në një ri-konceptim tjetër”, u shpreh Onuzi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

1 November, 2025
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

1 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 November, 2025
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result