Albania
Daily Mail: Shqipëria po ia kalon Spanjës si destinacion pushimesh për britanikët
Kostoja është kthyer në faktor vendimtar në zgjedhjen e pushimeve, duke i shtyrë udhëtarët të kërkojnë përtej destinacioneve tradicionale europiane në vende më të përballueshme ekonomikisht.
Megjithëse rritja e kostos së jetesës ka kufizuar buxhetet familjare, plot 75 për qind e britanikëve vazhdojnë ta vendosin pushimin si prioritet, sipas Raportit Global të Udhëtimeve WTM 2025.
Me 40 për qind të tyre që e shohin çmimin si “pengesën më të madhe”, udhëtarët e kujdesshëm po kërkojnë mënyra për të minimizuar dhe optimizuar shpenzimet e udhëtimit, duke marrë më shumë vlerë për paratë e tyre.
Ky ndryshim ka transformuar mënyrën se si kërkohen pushimet, duke çuar në rritjen e kërkesës për paketa me ulje çmimesh dhe oferta “all inclusive”, teksa zbulojnë një valë të re destinacionesh të lira.
Sipas raportit të përgatitur nga Tourism Economics, Shqipëria është ndër vendet që kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme të vizitorëve, duke ofruar pushime bregdetare me një kosto shumë më të ulët krahasuar me vendet e tjera europiane.
Edhe Serbia dhe Rumania po shënojnë rritje të ndjeshme në numrin e turistëve që kërkojnë alternativa më ekonomike.
Ky trend përfshin edhe Turqinë, e cila vazhdon të tërheqë udhëtarë që duan luksozitet me çmime të përballueshme.
Përtej Europës, në Amerikën Qendrore, El Salvador po tërheq më shumë vizitorë për shkak të kostos së ulët të udhëtimit.
Ndërsa në Azinë Juglindore, Vietnami pritet të shënojë rritje të vazhdueshme të turizmit, përkrah Tajlandës dhe Filipineve.
Raporti thekson gjithashtu se Lindja e Mesme është “rajoni me rritjen më të shpejtë në botë”, me Omanin dhe Katarin që po përjetojnë një boom turistik.
Një tjetër prirje në rritje është kërkesa për destinacione më pak të mbipopulluara, teksa udhëtarët kërkojnë përvoja autentike lokale — nga turizmi kulinar e trashëgimia historike, deri te aventurat në natyrë.
Gjithashtu, shumë po shmangin sezonin e pikut veror për të evituar temperaturat ekstreme në jug të Europës.
Në Spanjë, resortet po përpiqen të zgjerojnë sezonin turistik dhe të ulin mbipopullimin, pasi udhëtarët po ndryshojnë zakonet e tyre për të shmangur nxehtësinë dhe çmimet e larta.
Një tjetër arsye që ndikon në zgjedhjen e destinacioneve është dëshira për të marrë pjesë në evenimente sportive apo muzikore, me shumë vende që po ftojnë artistë të njohur ndërkombëtarë si Coldplay, Oasis dhe Taylor Swift, për të zhvilluar koncerte në qytetet e tyre.
Drejtori menaxhues i Tourism Economics, Dave Goodger, tha gjatë panairit World Travel Market në Londër:
“Udhëtarët europianë po kërkojnë të kursejnë para, qoftë për udhëtime të shkurtra apo të gjata. Nga të gjitha anketat, del qartë se kostoja është faktori kryesor. Shpenzimet janë pengesa më e madhe dhe mbipopullimi është një tjetër shqetësim.
Udhëtarët po vendosin vlerën për para në plan të parë dhe po shohin përtej destinacioneve të zakonshme.
Shqipëria, Serbia dhe Rumania janë destinacione të reja, më të përballueshme, që po shënojnë rritje të fortë.”
Megjithëse pushuesit mund të përballen me vështirësi financiare, perspektiva për industrinë e udhëtimeve mbetet pozitive — ajo pritet të rritet më shpejt se ekonomia globale gjatë dekadës së ardhshme.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
