ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi 60 minutes ago
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços 1 hour ago
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë 1 hour ago
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin 1 hour ago
Barça rrit presionin ndaj Bastonit, alternativë është Gvardiol i Cityt 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptarët – në udhëkryq midis Lindjes e Perëndimit

albnews by albnews
28 December, 2019
in Albania, Kosova
0
Shqiptarët – në udhëkryq midis Lindjes e Perëndimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Manipulimi i një fotografie historike të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë kishte shërbyer si nxitje për një vramendje më të thellë. Por, ironikisht, retushuesi i panjohur i fotografisë origjinale kishte harruar pa i hequr dy duar që ishin mbështetur në ballkonin e ndërtesës historike. Është pikërisht ky tis mjegulle që mbulon historinë shqiptare, duke bërë që disa personazhe herë të shfaqen e herë të treten brenda saj.

Për shkrimtarin 65-vjeçar nga Durrësi, Bashkim Hoxha, Shqipëria këndej e andej Drinit është ende larg të bërit. Nuk e fsheh zhgënjimin kur flet për marrëveshje bashkëpunimi të mbetura veç në letër e pak vepra të denja. Në këtë fundvit, më 23 dhjetor, Hoxha ka fituar shpërblimin “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë të vitit. Ashtu si tre vjet më parë, kur drama e tij “Askushi” kishte fituar çmimin e parë në konkursin “Katarina Josipi”, të organizuar përvitshëm nga Ministria e Kulturës në Kosovë, edhe ky çmim për shkrimtarin durrsak ishte një moment komunikimi, për të cilin ka thënë se është ëndrra e secilit autor. I cilësuar si një roman që trajton histori, megjithëse johistorik, “Kronikat e Mjegullës”, sipas vetë autorit, është një përpjekje për të ndërtuar një histori mentalitetesh.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, shkrimtari Bashkim Hoxha ka thënë se mjedisi social nuk është edhe aq miqësor për krijuesit. Shprehet gjithë trishtim se “dënimi më i madh letërsisë i vjen nga mungesa e vëmendjes së shoqërisë për të ose nga injorimi”. Jo pak nga krijimtaria e tij është spërkatur edhe nga ngjyrat e realitetit të gazetarisë, pjesë e së cilës ka qenë afro dy dekada.

RelatedPosts

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

E shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja

I lindur më 1954 në Durrës, Bashkim Hoxha është një nga letrarët dhe dramaturgët më të njohur në Shqipëri. Nga pena e tij kanë dalë një sërë librash, si: “Heronjtë e Viagrës”, “Romancë në ditën e krimit”, “Gruaja e shiut”, “Lakuriq”, “Ground Zero” (“Dëshmitari i Shkretëtirës”), “Hotel Ballkan”, “Mbreti i vesës”, “Mot i keq për dashuri”, “Unë dhe Mefistofeli” (dramë), “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashuri dhe korba”, “Njeriu tjetër”, “Një lolo dhe një mbret”, e të tjera. Prej vitesh, skenat e teatrit në Shqipëri kanë duartrokitur jo pak drama të Hoxhës, i cili deri para pak muajsh ishte drejtor artistik i teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Për kontributin e tij letrar, qyteti i Durrësit, në 50-vjetorin e lindjes së tij, i kishte ndarë mirënjohjen “Qytetar Nderi”. Po kështu, më 30 qershor 2010, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi i akordoi atij titullin “Mjeshtër i Madh” gjatë një ceremonie, ku u dha edhe premiera e komedisë së tij “Udhëtimi pa vizë i një alieni”. Para publikut shqiptar, Hoxha është i njohur për komunikimin e tij të përhershëm me teleshikuesit përmes emisionit “Koha për t’u zgjuar” në News24, i cili kishte filluar qysh në vitin 1997.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

20 December, 2025
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

20 December, 2025
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

20 December, 2025
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result