Connect with us

Albania

Shtrëngohet dara rreth Veliajt/ Pse u pyet çifti Abdule Nito

Published

on

Në ditët e fundit të vitit që u mbyll dhe në ato të para të këtij të riut duket sikur SPAK i ka shpeshtuar me një intensitet jo të zakontë hetimet ndaj Erion Veliajt.

Të mërkurën, në zyrat e prokurorisë speciale parakaloi Marisa Nito, e njohur si shoqja e ngushtë e Ajola Xoxës, e cila përpos miqësisë kishte dhe marëdhënie transfertash të dyshimta bankare me gruan e kryebashkiakut. Pa kaluar as 24 orë përpara prokurorëve u thirr bashkëjetuesi i Nitos, personazhi kontrovers me shtetësi belge, Elman Abule.

Duke ditur se marëdhëniet mes dy çifteve kanë qene shumë të afërta gjithçka të bën të besosh se darra ndaj Veliajt po shtrëngohet me shpejtësi. Këtë e dëshmoi edhe mbajtja për 5 orë në SPAK e kryebashkiakut 26 dhjetorin e shkuar. Pasi doli prej aty edhe me gjuhën e trupit edhe me fjalorin që përdori më pas, Veliaj demostroi se gjërat patën shkuar keq. Përmes një deklarate me gojën e ndihmësve të tij ligjorë, ai pohoi se se hetimi ka qenë “keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin”. Se ndaj tij dhe familjarëve të vet është përdorur një “qasje kërcënuese dhe dhunë e stilit sigurims”, me qëllimin e përcaktuar për të krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë”.

Pra, duket se jemi shumë larg etiketimeve të prokurorëve si kolegë para zyrave të të cilëve duheshin mbjellur pemë. Pistat të cilat SPAK i bëri publike tregojnë se kryebashkiaku ndodhet nën hetim për vepra tejet të rënda si korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë.

Advertisement

Dhe më shumë se me këdo tjetër këto akuza lidhen me çiftin Abule- Nito, që parakaloi të mërkurën dhe këtë të enjte në dyert e SPAK.

Në kuadër të këtij hetimi ka rezultuar se “ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kane interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme”.

Pikërisht këtu po zhvillohet një nga pistat e hetimit, duke u fokusuar tek lidhja e personazhit kontrovers, të dënuar më parë në Belgjikë, Abule dhe bashkëjetueses së tij Marisa Nito, shoqe e ngushte me Ajola Xoxën. Elman Abule emri, i të cilit është përfolur në shtyp si bashkëudhëtar arratisjesh turistike me Veliajn, prej të cilit ka marrë edhe leje ndërtimi, ka hedhur para edhe në llogaritë e Ajolës. “Flitet për një pagesë të paktën 180 mijë euro”,  i tha një burim Lapsi.al, duke shtuar se pretendohet se ajo është bërë si shërbim konsulence nga Zyra Juridike e Ajola Xoxës, por dyshimet e hetuesve janë se pagesa është bërë në llogari private dhe jo siç e do ligji, në llogarinë e saj të biznesit. Pra hamendësohet se ky mund të jetë një rryshfet për privilegjet që Elman Abule ka marrë nga bashkëshorti i Ajolës.

Advertisement

Pikërisht për episode të tilla, udhëtime të përbashkëta dhe transaksione financiare janë përgjigjur këto dy ditë para prokurorëve Nito dhe Abdule. “Ndonëse duket sikur ka intensifikim të hetimit procesi mund të zgjasë se duhen sqaruar udhëtime dhe transaksione të shumta”, tha burimi i Lapsi.al.

Por pavarësisht nga ky shtrëngim dare duket sikur hetimet për Veliajn po përqëndrohen vetëm ́në pistën e “kumbllave dhe dardhave” që ai mund të ketë ngrënë pas shpinës së shefit dhe të organizatës duke bashkëpunuar me çiftin Nito Abule. Tani për tani, nuk ka asnjë përparim në pistën e inceneratorëve dhe firmat e Veliajt në një çështje ku implikohet drejtëpërdrejt Edi Rama dje as për rolin e tij në kompaninë 5D, e cila ka përçudnuar rezultatet elektorale të Tiranës.

Duket sikur ka një tendencë pëfmr ta penalizuar Veliajn si një keqbërës të vogël dhe jo si ingranazh të një mekanizmi korruptiv. Dhe ndoshta pikërisht për këtë mnështetësit e kryebashkiakut po flasin për thika pas shpine që i vijnë nga brenda familjes së  vet politike.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Published

on

By

Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.

Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.

Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.

Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.

Advertisement

“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Popular6 hours ago

Kush ishin lajmet më të çuditshme dhe virale nga bota në vitin 2025

Bota6 hours ago

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Albania7 hours ago

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Sports9 hours ago

Sir Ferguson sot në 84-vjetorin e tij i rikthehet historisë personale: Nuk fola dy vite me babain…vetëm pija alkool

Bota10 hours ago

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Bota11 hours ago

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

UK11 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports11 hours ago

”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit

Kosova11 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Albania11 hours ago

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Bota11 hours ago

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Albania11 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK19 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova19 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz19 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

Albania11 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK1 day ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK11 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending