Bota
Singapori ka vaksinuar 84 për qind të popullatës, por vazhdon të ketë shifra rekord të rasteve të reja
Rastet ditore me coronavirus në Singapor javëve të fundit kanë arritur shifra të reja rekord, duke tejkaluar numrin prej 5.000.
Ministria e Shëndetësisë e ka përshkruar si “një rritje të pazakontë”, derisa numri i rasteve të reja ditore është i madh, autoritet po e përcjellin me vëmendje numrin e atyre që janë të sëmurë rëndë dhe kërkojnë trajtim në repartet e kujdesit intensiv.
Spitalet në këtë shtet po ballafaqohen me numrin e madh të pacientëve që janë infektuar me COVID-19. Gjithashtu po ballafaqohen edhe me mungesë të stafit, transmeton Telegrafi.
E për ta tejkaluar edhe këtë sfidë, Singapori ka aplikuar masa të rrepta siç është kufizimi i tubimeve mbi dy persona. Megjithatë, ky vend po vazhdon ta mendojë idenë e lirimit të masave. Fillimisht nga këto masa janë liruar pasagjerët e vaksinuar kundër COVID-19 që vijnë nga 10 vendet përfshirë SHBA dhe Britaninë e Madhe.
E lista e vendeve do të zgjerohet së shpejti duke e futur edhe Korenë e Jugut, Australinë dhe Zvicrën.
Nga fillimi i pandemisë, Singapori ka regjistruar mbi 200.000 raste me COVID-19. Gati gjysma e tyre vetëm gjatë vjeshtës, që është një dëshmi se është përhapur varianti më infektues – Delta.
“Për dallim nga variantet tjera, duket se Delta po godet më rëndë”, tha Leo Yee Sin, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare për Sëmundje Ngjitëse.
Ai madje ka theksuar se pacientët e infektuar me variantin Delta, pësojnë më shpesh ndezje të mushkërive dhe se kanë nevojë më shumë për oksigjenoterapi.
Dale Fisher, profesor në fakultetin e mjekësisë Yong Loo Lin, ka thënë se kjo rritje e rasteve sipas tij ishte e pritshme.
“Pavarësisht që vaksinimi luan rol të madh në parandalimin e sëmundjeve të rënda, ato nuk mbrojnë nga simptomat e lehta apo ata asimptomatik”, tha ai për This Week in Asia.
“Të gjitha vendet duhet të presin rritje të numrit të rasteve të reja, pasi që edhe masat anti-COVID janë zbutur në mbarë botën. Delta do të thotë se rritja e rasteve të reja do të jetë më prezente si te ata që janë vaksinuar por edhe te ata që nuk e kanë marrë as edhe një dozë”, shtoi Fisher.
Alex Cook, profesor në fakultetin e Shëndetit Publik, sugjeron se zbutja e masave, mos gjurmimi i rasteve të kontaktit, heqja e masës së karantimit, kanë sjellë këtë valë të re.
“Shumica e të infektuarve në Singapor po shërohen nëpër shtëpi, e me zbutjen e masave ekziston mundësia më e madhe që të infektojnë edhe familjarët apo miqtë e tyre”, shtoi ai.
Rreth 98 për qind të pacientëve me coronavirus në Singapor kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare, gjë që autoritetet kompetente po e shohin si një tregues pozitiv.
Singapori është një prej vendeve me përqindjen më të madhe në botë të vaksinuarve. Rreth 84 për qind prej 5.4 milionë banorëve janë vaksinuar me dy dozat. E afro 16 për qind kanë marrë dozën shtesë (të tretë apo përforcuese).
Kryeministri Lee Hsien Loong, ka thënë se autoritet po tregohen të kujdesshme nga frika se mund të ketë “befasi” – duke theksuar se rastet në Evropën Perëndimore janë në rritje e sipër.
“Kjo mund të na ndodh edhe neve”, tha ai para mediave gjatë Samitit të G20-së në Romë të Italisë.
Gjithashtu, Singapori është një prej vendeve me përqindjen më të ulët të vdekjeve në botë nga COVID-19, me vetëm 0.2 për qind.
Bota
Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret
Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.
Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.
Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.
Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.
Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.
Bota
Dhjetëra njerëz të vdekur nga shpërthimi në Zvicër (video momentit te shperthimit)
Një shpërthim në një bar të quajtur Le Constellation në një bar skish në Zvicër, ka shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 01:30.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të lokalit dhe ka shkaktuar panik mes klientëve dhe punonjësve. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit ka pasur shumë viktima, dhe disa kombësi janë të përfshira në këtë tragjedi.
Përhapja e zjarrit ka qenë e shpejtë dhe ka vështirësuar mundësitë e evakuimit. Dëshmitarët kanë raportuar për shpërthime të forta dhe shpërndarje të tymit të dendur.
Shkaku i zjarrit nuk është i qartë, por autoritetet fillimisht spekuluan për një shpërthim, ndërsa prokurori lokal ka theksuar se nuk ka dyshim që ky mund të jetë një akt i qëllimshëm.
Autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar hetime për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë viktimat dhe të plagosurit.
Bota
Tragjedia me 47 viktima, qeveria zvicerane shpall pesë ditë zije
Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.
Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.
Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.
Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”.
Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”, tha Parmelin.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.
Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.
Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
