Sports
Sir Ferguson sot në 84-vjetorin e tij i rikthehet historisë personale: Nuk fola dy vite me babain…vetëm pija alkool
Sir Alex Ferguson është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, por karriera e tij mund të kishte marrë një rrjedhë krejt tjetër pas një përplasjeje të fortë me të atin dhe një incidenti të rëndë në rininë e tij.
Ikona e Manchester United, që feston sot 84-vjetorin, ka pranuar se në fillim të viteve ’60 “doli nga shinat” pasi nuk ishte titullar i rregullt te St Johnstone. I zhgënjyer nga futbolli dhe nën presionin e jetës si lojtar me kohë të pjesshme, Ferguson iu kthye alkoolit, gjë që solli konflikt të ashpër me familjen dhe veçanërisht me të atin.
“Nuk flisnim për dy vite, nga 1961 deri në 1963. Një natë dola, u deha, u përfshiva në një sherr dhe përfundova në burg. U gjobita me 3 paund. Ishte një periudhë që gjithmonë e kam si pendim”, ka rrëfyer Ferguson në dokumentarin Sir Alex Ferguson: Never Give In.
Megjithatë, një ndeshje ndryshoi gjithçka. Një tripletë ndaj Rangers u bë pika e kthesës, jo vetëm në karrierën e tij, por edhe në marrëdhënien me të atin. “Ishte ndeshja më e rëndësishme e jetës sime. Doja të shkoja në shtëpi që babai im të ishte krenar. Kur më tha ‘kjo është djali im’, e dija se gjithçka kishte ndryshuar,” u shpreh Ferguson. Nga ajo pikë, karriera e tij mori hov, duke kulmuar me një epokë legjendare te Manchester United: 13 tituj të Premier League, dy Liga të Kampionëve, pesë FA Cup dhe katër League Cup, duke e kthyer klubin në një nga më të suksesshmit në histori.
Sports
”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit
Skuadra e Arsenalit po kalon një sezon fantastik në Premierligën angleze, por edhe në garat tjera.
”Topçinjtë” e mbyllën pjesën e parë të këtij sezoni dhe vitin 2025 me fitore, ku mbrëm mposhtën Aston Villën me rezultat 4-1, e po ashtu edhe jan♪7 lider në tabelën e Premierligës, me 45 pikë, pesë më shumë se Manchester City.
Një statistik fantastike për skuadrën e Mikael Artetës është se nuk din për humbje në stadiumin “Emirates” në pjesën e parë të sezonit.
Nga 15 ndeshje të zhvilluara, Arsenali ka shënuar plot 14 fitore dhe vetëm një barazim, atë 1-1 me Manchester Cityn.
”Gunners” janë një nga favoritet kryesor për të fituar titullin e Premierligës këtë sezon, nese gjithçka shkon mirë si në pjesën e parë sezonale.
Sports
Miura nuk dorëzohet, në moshën 58 vjeçare gjen një klub të ri në Japoni
Kazuyoshi Miura, ish-sulmuesi i Genoa-s, i cili mbush 59 vjeç në shkurtin e ardhshëm, ka njoftuar se do ta vazhdojë karrierën e tij duke u bashkuar me Fukushima United, një klub japonez i divizionit të tretë, në formë huazimi.
“Pasioni im për futbollin nuk ka ndryshuar, pavarësisht moshës sime”, tha ish-lojtari i kombëtares japoneze. I njohur me nofkën “Mbreti Kazu” në atdheun e tij, Miura bëri shtatë paraqitje sezonin e kaluar për Atlético Suzuka, një klub japonez i divizionit të katërt që përfundimisht ra në ligën rajonale.
Ai u kthye në Japoni në vitin 2024 pas një periudhe me Oliveirense, një klub portugez i divizionit të dytë, ku kishte qenë gjithashtu i huazuar nga Yokohama.
Miura debutoi në vitin 1986 me klubin brazilian Santos dhe, përveç Italisë, luajti edhe në Japoni, Kroaci dhe Australi. Në vitin 1990, ai debutoi për ekipin kombëtar japonez, duke bërë 89 paraqitje dhe duke shënuar 55 gola, por u la jashtë skuadrës për Kupën e Botës në vitin 1998 dhe luajti ndeshjen e tij të fundit në vitin 2000.
Sports
Broja jep asist, por Burnley mundet nga Newcastle
Armando Broja luajti titullar për Burnley në ndeshjen e javës së 19-të të Premier League të humbur me rezultatin 1-3 përballë Newcastle.
Ndërsa Burnley pësoi dy gola brenda pesë minutave, sulmuesi kuqezi asistoi për Laurent në minutën e 23-të për të ngushtuar diferencën.
Ndërsa Newcastle arriti të shënojë dhe një gol të tretë në fundin e takimit, për sulmuesin kuqezi u shfaq edhe njëherë frika e një dëmtimi, por arriti të përfundojë ndeshjen.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania8 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
