Bota
Sulmet me motive islamike, DW: Al Kaeda dhe ISIS në qendër të vëmendjes. Rreziku është real
Sulmi vdekjeprurës i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj këtij sulmi zgjojnë emocione dhe mobilizojnë mijëra njerëz edhe në Gjermani. Një valë e paprecedentë e antisemitizmit e shpreh këtë në mënyrë tronditëse, ashtu si edhe sulmet kundër jetës hebreje në Gjermani. Zhvillimi i situatës së sigurisë në Gjermani varet kryesisht nga zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme.
Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenëang, shpreh shqetësimin e autoriteteve gjermane të sigurisë për sulmet me motive islamike në veçanti.
“Rreziku është real dhe më i madh se sa ka qenë për një kohë të gjatë“, u shpreh Haldeëang me fjalë të pazakonta të qarta.
Al Kaeda dhe ISIS në qendër të vëmendjes
Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës është veçanërisht e shqetësuar për aktivitetet e organizatave të njohura terroriste islamike Al Kaeda dhe “Shteti Islamik”. Asnjëra nga organizatat nuk ka ndonjë lidhje me Hamasin. Megjithatë, tani po shfaqet një cilësi e re, paralajmëron Haldenwangu:
“Ne shohim në spektrin xhihadist thirrje për sulme dhe një ‘lidhje’ të Al-Kaedës dhe ISIS me konfliktin në Lindjen e Mesme.”
Konkretisht, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka frikë se individët në veçanti mund të radikalizohen deri në atë pikë sa të mund të sulmojnë të ashtuquajturat objektiva “të buta”, siç janë demonstratat publike në qiell të hapur, me mjete të thjeshta, si p.sh. thika ose automjete.
“Ne po punojmë shumë për të penguar planet e mundshme kundër sigurisë së hebrenjve, institucioneve izraelite, por edhe protestave të mëdha”, tha Haldenwang.
Presidenti i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk i përmendi shprehimisht tregjet e Krishtlindjeve, por është e qartë se këto lloj ngjarjesh që kërkojnë vëmendjen e autoriteteve gjermane të sigurisë.
Arrestim i dy të rinjve ditën e martë
Të martën, policia veproi në Brandenburg dhe Rinin Verior-Vestfalinë: Atje, një 16-vjeçar dhe një 15-vjeçar kishin rënë dakord në një forum radikal islamik për të kryer një sulm kundër një sinagoge ose një tregu Krishtlindjesh. Nuk është e sigurt që kjo do të kishte ndodhur, por policia vendosi të ndërhyjë me shpejtësi në kuadër të masës parandaluese të sigurisë.
Në fillim të tetorit, në Duisburg u arrestua një terrorist islamik i njohur prej kohësh nga autoritetet e sigurisë. Ai kishte udhëtuar në të ashtuquajturin Shteti Islamik, për të cilin kishte vuajtur një dënim prej disa vitesh burg në Gjermani pas kthimit të tij. Ai dyshohet se kishte planifikuar një sulm kundër një aktiviteti pro-izraelit dhe ndodhet në paraburgim.
Bota
Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret
Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.
Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.
Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.
Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.
Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.
Bota
Dhjetëra njerëz të vdekur nga shpërthimi në Zvicër (video momentit te shperthimit)
Një shpërthim në një bar të quajtur Le Constellation në një bar skish në Zvicër, ka shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 01:30.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të lokalit dhe ka shkaktuar panik mes klientëve dhe punonjësve. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit ka pasur shumë viktima, dhe disa kombësi janë të përfshira në këtë tragjedi.
Përhapja e zjarrit ka qenë e shpejtë dhe ka vështirësuar mundësitë e evakuimit. Dëshmitarët kanë raportuar për shpërthime të forta dhe shpërndarje të tymit të dendur.
Shkaku i zjarrit nuk është i qartë, por autoritetet fillimisht spekuluan për një shpërthim, ndërsa prokurori lokal ka theksuar se nuk ka dyshim që ky mund të jetë një akt i qëllimshëm.
Autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar hetime për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë viktimat dhe të plagosurit.
Bota
Tragjedia me 47 viktima, qeveria zvicerane shpall pesë ditë zije
Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.
Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.
Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.
Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”.
Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”, tha Parmelin.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.
Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.
Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
