ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 10 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 10 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 10 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 10 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Sulmi i SHBA/ Kryeministri Britanik Starmer: Irani të rikthehet në tryezën e negociatave, stabiliteti është thelbësor

albnews by albnews
22 June, 2025
in Bota, UK
0
Sulmi i SHBA/ Kryeministri Britanik Starmer: Irani të rikthehet në tryezën e negociatave, stabiliteti është thelbësor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. I bëjmë thirrje Iranit që të rikthehet në tryezën e negociatave dhe të **gjejë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund krizës” – ka deklaruar kryeministri britanik Keir Starmer, në një postim në rrjetet sociale, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj impianteve bërthamore iraniane gjatë natës.

Sipas Sky News, Mbretëria e Bashkuar nuk ka qenë e përfshirë në këto sulme.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Jeta (dhe vdekja e çuditshme) e një prej kompozitorëve më të talentuar të Britanisë

Në ditët që paraprinë sulmet amerikane ndaj impiantit të pasurimit të uraniumit në Fordow, imazhet satelitore tregojnë se mund të jenë bërë përpjekje për të forcuar hyrjet në këtë strukturë nëntokësore të ndërtuar në shpat mali.

Një imazh i datës 19 qershor tregon një rresht prej 16 kamionësh të mëdhenj të ngarkuar me dhe pranë hyrjeve të impiantit, së bashku me makineri për lëvizjen e dheut.

Në një imazh të marrë ditën pasuese, duket se pjesë të rrugës që të çon në tunele janë mbuluar me dhe, ndërsa kamionët e ngarkuar vazhdojnë të lëvizin drejt hyrjeve të kompleksit nëntokësor. Po ashtu, makineri të tjera lëvizëse shihen duke grumbulluar dhe, duke treguar një aktivitet intensiv ndërtimor përreth strukturës.

Sulmi ajror i Shteteve të Bashkuara ndaj impianteve bërthamore iraniane ka qenë “plotësisht i koordinuar” me Izraelin. Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një mesazh video të shpërndarë nga disa media kombëtare.

Netanyahu e cilësoi presidentin Donald Trump si “një mik i jashtëzakonshëm i Izraelit”. Ai theksoi se operacioni amerikan ishte vazhdimësi e operacioneve ushtarake të Izraelit dhe të shërbimit sekret Mossad në Iran, të cilat kanë pasur si qëllim ndalimin e programit bërthamor iranian, që sipas tij “kërcënonte vetë ekzistencën tonë dhe rrezikonte paqen në botë”.

«Presidenti Trump po udhëheq botën e lirë me vendosmëri», u shpreh Netanyahu.

Ai shtoi: «Është një mik i madh i Izraelit, një mik si asnjë tjetër».

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result