Policia në Jerusalem ka arrestuar një burrë 36-vjeçar të dyshuar për sulmin ndaj një murgeshe franceze.
Sipas autoriteteve, i dyshuari u identifikua dhe u vu në pranga, ndërsa policia theksoi se do të trajtojë me “ashpërsi maksimale” çdo akt dhune që mund të jetë i motivuar nga arsye racore apo fetare dhe i drejtuar ndaj anëtarëve të klerit.
Murgesha 48-vjeçare, e cila është studiuese në një institucion francez në qytet, u sulmua nga pas dhe u përplas me forcë në tokë, përpara se agresori ta godiste disa herë me shqelma, sipas dëshmive.
Ngjarja ndodhi pranë Cenacle, një vend i shenjtë në malin Sion, i rëndësishëm si për të krishterët ashtu edhe për hebrenjtë. Autoritetet ndërkohë po vijojnë hetimet.

