ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 3 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 6 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 6 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 6 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Të gjitha zgjedhjet janë të këqija. Por disa janë edhe më keq

albnews by albnews
2 April, 2020
in Bota
0
Të gjitha zgjedhjet janë të këqija. Por disa janë edhe më keq
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Robert J. Samuelson

Ne e kemi përjetuar edhe më parë këtë. Papunësia është e lartë dhe po rritet. Amerikanët kanë frikë për të ardhmen. Politikanët e të dy palëve nuk janë të sigurt se çfarë të bëjnë, megjithëse janë të shpejtë për të kritikuar sugjerimet e palës tjetër. Pavarësisht se në cilën anë kthehen, zgjedhjet duken të dobëta. Tingëllon e dëgjuar? Nuk është 2019 ose 2020, dhe tema nuk është koronavirusi. Eshtë fundi i viteve 1970 dhe fillimi i viteve 1980, dhe burimi i këtij shqetësimi të madh është inflacioni dyshifror.

RelatedPosts

Socialistët evropianë do ta përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

Ekziston një dilemë në bërthamën e demokracive moderne. Udhëheqësit politikë besojnë se për të përmbushur përgjegjësitë e tyre demokratike, ata duhet të reflektojnë dëshirat dhe nevojat e njerëzve. Por shpesh, ajo që njerëzit duan nuk është ajo që i duhet shoqërisë. Politikanët dhe votuesit kërkojnë kënaqësi të menjëhershme, ndërkohë që durimi dhe vetëpërmbajtja mund të sjellin më shumë përfitime afatgjata.

Kjo është e vërtetë tani, ashtu si ishte e vërtetë në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980. Rishikimi i asaj që ka ndodhur atëherë ofron perspektivë, edhe pse nxjerr në pah vështirësinë e zgjedhjeve tona aktuale. Megjithatë, zgjedhjet nuk mund të shmangen, siç na kujton përvoja e 40 vjetëve më parë.

Për disa dekada, liderët politikë kishin provuar pa sukses ta zbusin inflacionin, i cili ishte rritur ngadalë, nga rreth 1 përqind në 1960, në 6 përqind në 1969, dhe deri 14 përqind në 1980. Të gjitha llojet e politikave kishin dështuar Presidentët Johnson, Nixon, Ford dhe Carter: periudha shtrëngimesh të parave; ngrirje e çmimeve:pagave; forma të ndryshme të kontrolleve “vullnetare” ose të detyrueshme; përpjekje për të zvogëluar defiçitet e vazhdueshme buxhetore.

Asgjë nuk funksiononte. Arsyeja kryesore ishte e thjeshtë: Të dy partitë politike nuk ishin të gatshme të mbështesnin politika të ashpra ekonomike – domethënë papunësi dhe norma interesi të larta – për aq kohë sa duhej, për të shtypur pritjet inflacioniste.

Domethënë, deri kur Paul Volcker dhe Ronald Reagan morën përgjegjësinë. I emëruar si kryetar i Bordit të Rezervës Federale në 1979, Volcker rriti normat e interesit afatshkurtër në 20 përqind. Reagan, president i zgjedhur në 1980, e mbështeti. Papunësia mujore arriti nivelin 10.8 përqind në 1982. Deri në vitin 1983, inflacioni i matur nga indeksi i çmimit të përgjithshëm ra në 4 përqind.

Kostoja sociale e pastrimit të inflacionit ishte shumë e madhe dhe shumë e papëlqyeshme. Kongresi ishte i zemëruar. Volcker dhe Reagan u kërdisën. Por stagflacioni i përhershëm – një përzierje e përhershme e inflacionit të lartë dhe papunësisë – do të ishte edhe më keq.

Këtu gjendemi sot. Të gjitha zgjedhjet tona janë të këqija. Bllokimet në shumë shtete janë të ashpra dhe personalisht të pakëndshme. Nuk ka asnjë garanci që ata në fund, do të kenë sukses në zhdukjen e koronavirusit. Presidenti Trump ka sugjeruar një alternativë: Relakso bllokimet dhe distancimin shoqëror.

“Vendi ynë nuk është ndërtuar për t’u mbyllur,” tha ai kohët e fundit. “Amerika, së shpejti, do të jetë e hapur për biznes. Shumë shpejt. Shumë më shpejt se tre ose katër muaj”, siç kanë sugjeruar disa.

Padyshim, shumica e amerikanëve ndajnë padurimin e presidentit dhe do të jenë të emocionuar nëse politikat e reja do të rigjallëronin ekonominë dhe do të shtypnin virusin. Por nëse kjo mund të bëhej kollaj, tashmë do të ishte bërë. Rezultati mund të jetë më i keqi për të dy botët: Ekonomia nuk lulëzon, ndërsa virusi po.

Eshtë e vërtetë që, në planin afatgjatë, nuk ka asnjë konflikt midis shtypjes së virusit dhe shërimit të ekonomisë. Ekonomia nuk mund të jetë e shëndetshme nëse shumë miliona luftojnë me sëmundjen dhe të tjerët shqetësohen se ata, familjet dhe miqtë e tyre së shpejti mund të preken.

Por, në afat të shkurtër, ringjallja e ekonomisë shkon në kundërshtim me shtypjen e virusit. Trajtimi standard është izolimi, qoftë distancimi social, ose karantinimi.

“Sapo të lehtësojmë distancimin social, ne e dimë se virusi do të përhapet më shpejt,” thotë Ashish Jha nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard. Në mënyrë ideale, testimi i shtuar do të mundësonte që ekipet mjekësore të identifikojnë dhe izolojnë të gjitha rastet, por kjo perspektivë varet nga pajisja e mjaftueshme e personelit të kujdesit shëndetësor, furnizimet dhe testet.

Çfarëdo që të ndodhë, e ardhmja duket shqetësuese. Jha mendon se ne mund të përballemi me koronavirusin për 12 deri 18 muajt e ardhshëm – domethënë derisa të kemi një vaksinë ose derisa aq shumë njerëz të kenë marrë sëmundjen, sa që shoqëria të ketë zhvilluar në mënyrë efektive imunitetin e turmës. Zakonisht, të mbijetuarit gjenerojnë antitrupa kundër sëmundjes.

Rreziku i lehtësimit të parakohshëm të bllokimeve dhe karantinave është se virusi merr krahë. Suksesi kërkon mirëkuptimin e publikut për zgjedhjet e vështira që kërkohen. Trump duhet të shërbejë si shpjeguesi kryesor. Por i shqetësuar nga e ardhmja e tij politike, ai zor se mund të jetë një model i qartësisë kurajoze. Të dielën, Trump zgjati udhëzimet për distancimin social deri në fund të prillit. Kjo nënkupton që presidenti u bashkua me këshilltarët e tij shkencorë, të paktën përkohësisht.

Çështja më e madhe është se politika në demokraci është pashmangshmërisht e prirur drejt përmirësimit të rezultateve afatshkurtëra, dhe jo përfitimeve afatgjata. Kjo është një gjendje që, pavarësisht se si shkon deri në fund drama e koronavirusit, duhet të na angazhojë të gjithëve. / The Washington Post – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result