ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 8 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 8 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 8 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 8 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Të varfër, por nuk kursejnë për argëtimin. Shqiptarët shpenzojnë 1.1 miliard euro në vit, renditen të tretët në Evropë

albnews by albnews
5 July, 2023
in Albania
0
Të varfër, por nuk kursejnë për argëtimin. Shqiptarët shpenzojnë 1.1 miliard euro në vit, renditen të tretët në Evropë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat, rezulton se shqiptarët janë të tretët në Europë për peshën që zë argëtimi dhe kultura në ekonomi. Konsumi i familjeve shqiptare për këtë zë është i barabartë me 6.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë. Kjo normë në Europë është më e lartë në vetëm dy shtete; Islandë dhe Kroaci, respektivisht me 7.1% dhe 7.4%. Mesatarja e Bashkimit Europian sa i përket peshës që zë argëtimi dhe kultura në ekonomi fiksohet pranë 4.8%.

Mesatarja e vendeve kandidate fiksohet në 4.6%, ndërkohë që në rajon ndjekësi jonë më i afërt është Serbia, me një normë pranë 4.8%. Irlanda me një normë pranë 1.6% dhe Luksemburgu pranë 2.7% janë vendet e Europës me normën më të ulët. Pavarësisht se ky tregues është i lidhur ngushtë me madhësinë e ekonomisë, tregon drejtpërdrejtë shpenzimet për argëtim të një ekonomie të caktuar në raport me kapacitetet që ka si ekonomi.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

Por, sa harxhojmë në total për argëtim dhe kulturë? Të njëjtat të dhëna nga Eurostat, që i referohen vitit 2022 tregojnë se ky shpenzim prek vlerën e 1.1 miliard eurove në vit, thuajse 3 herë më e lartë se Maqedonia e Veriut dhe 4 herë më e lartë se Mali i Zi. Për frymë ndërkohë, mesatarisht një shqiptar shpenzon rreth 396 euro në vit për argëtim dhe kulturë, ose rreth 33 euro në muaj. Kjo vlerë na vendos ndër vendet e fundit në Europë por edhe në rajon, pasi edhe Serbia edhe Mali i Zi regjistrojnë një vlerë mbi 400 euro për frymë në vit, raporton scan. Mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtin zë ndërkohë fiksohet pranë rreth 1600 eurosh në vit.

Por, distanca e ndjeshme me Bashkimin Europian lidhet edhe me diferencën e çmimeve, pasi në Shqipëri çmimet për zërin e argëtimit dhe kulturës janë vetëm sa 60.5% e cmimeve në Bashkimin Europian. Në rast se cmimet në Shqipëri do të ishin njësoj me Bashkimin Europian, atëherë ky shpenzim për një shqiptar do të ngjitej pranë 946 eurove në vit. Edhe duke e zhveshur nga diferenca e çmimeve sërish ka distancë të ndjeshme me Europën. Pavarësisht se për frymë ne harxhojmë dhe konsumojmë më pak se një europian mesatar për argëtim dhe kulturë, në raport me kapacitetin që ka ekonomia e vendit, dhe rrjedhimisht edhe ekonomia familjare, jemi të tretët në Europë.

Nga ana tjetër, nëse kalojmë në retrospektivë shohim se në vitet 2015-2019 Shqipëria ka qenë e para në Europë sa i përket shpenzimeve për argëtim dhe kulturë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit. Ndërkohë që sot kjo normë në vendin tonë fiksohet pranë 6.2%, gjatë periudhës 2015-2019 ka qenë pranë rreth 10%, dhe në rritje të ndjeshme krahasuar me vitet pararendëse. Me pandeminë duket se janë rikthyer tendencat rënëse. Ky ndryshim rrënjësor i treguesve, nga 1.6% në vitin 2014 në 9.8% në 2015-tën duket të jetë rrjedhojë e ndryshimeve metodologjike ose mungesës së cilësisë së treguesve të Institutit tonë të Statistikave.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result