Teatri Kombëtar, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën për prova shtesë, refuzon dëshmitarët

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Kushtetuese ka pranuar marrjen e provave shtesë dhe urdhëron institucionet që të paraqesin dokumentet e kërkuara brenda datës 8 qershor ora 12:00, ndërsa është refuzuar kërkesa për të thirrur 19 dëshmitarë në seancë. Seanca e radhës do të mbahet me 15 qershor 2021.

Këshilltari i presidentit, Bledar Dervishaj, duke folur për mediat tha për mediat se seanca e sotme i hapi rrugë vendosjes së drejtësisë kushtetuese në Shqipëri.

Dervishaj: Për të vënë drejtësinë kushtetuse në Shqipëri, në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë tonë kulture, të identitetit tonë kombërtar që për fat të keq u cënua por që mundet të rikuperohet, ka kohë tani.

Avokatja, Adriana Kalaja, e konsideroi një fitore e parë në betejën ligjore që sapo ka nisur në Gjykatën Kushtetuese.

Kalaja: Ne parashtruam disa kërkesa paraprake.Dy nga tre u pranuan, kjo është një fitore e momentit, beteja ligjore sapo ka filluar në Kushtetuese por jemi shumë të sigurt se ato që kemi kërkuar ne, mënyrën si e kemi ngritur çështjen do ta detyrojmë këtë gjykatë që të marrë vendimet pro Teatrit. U pranua kërkesa për marrjen provave që datojnë që në 1937, që kanë të bëjnë me blerjen e pronës ku është ndërtuar Teatri, veprimet e dhurimit të kësaj prone, veprimet e ndërtimit të dy godinave, kompleksit teatror, hapat që kanë hedhur të gjithë institucionet shqiptare nga 1944 deri në datë 8 maj 2020 kur u mor vendimi i transferimit të pronës. Kemi kërkuar që pjesë e këtij procesi të jenë të gjithë dokumentacionet që kanë shoqëruar ose prodhuar vendimin antiligjor sipas nesh numër 50 datë 14.05.2020 që lidhet me shembjen e Teatrit.

E pyetur se në cilën fushë do të kërkojnë ekspertizë duke qenë se Kushtetuesja u dha mundësinë të kërkojnë një ekspert, ajo u përgjigj:

Kalaja: E kemi parashtruar në kërkesat paraprake, jo vetëm jemi bashkuar me palën e Presidentit si palë e tretë që jemi këtu, kemi kërkuar përveç dëshmitarëve, mundësinë për të paraqitur ekspertë dhe gjykata e pranoi. Eksperti do të jetë në fushën e trashëgimisë kulturore, që ka dijeni të posaçme pasi gjithë ngërçi në këtë gjykim kushtetues është që palët e interesuara nga Kuvendi, Kryeministria, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe bashkia Tiranë sjellin argumentin se Teatri Kombëtar nuk ka qenë Monument Kulture, nuk ka qenë pjesë e mbrojtjes nga aktet ligjore në fuqi.Ne do të vërtetojmë që Teatri Kombëtar jo vetëm ka qenë pjesë e mbrojtjes, pjesë e zonës historike, jo vetëm ka qenë Monument Kulture, por heqja është bërë në mënyrë të qëllimtë për ti hapur rrugë prishjes së Teatrit.

Ndërsa aktori dhe regjisori shqiptar, Edmond Budina, u shpreh besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim të drejtë, në favor të Teatrit.

Budina: Sistemi i drejtësisë së çdo vendi ruan moralin e një vendi.E ruan këtë moral por jo gjithmonë ligji përshtatet me moralin. Në rastin e Teatrit Kombëtar është e qartë si drita e diellit që morali dhe ligji janë bashkë, përputhen plotësisht sepse është një aferë e madhe korruptive dhe ne jemi besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim plotësisht të drejtë sepse me Tetarin Kombëtar ringrihet demokracia në këtë vend.

"Teatri Kombëtar"/ Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën
"Teatri Kombëtar"/ Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën
Share This Article