Sheikh Jassim ka paraqitur një ofertë të dytë për Manchester United gjatë natës së kaluar.
Përfaqësuesit e tij konfirmuan se një tjetër ofertë është paraqitur, sipas asaj që raporton BBC.
Pretendohet se grupi i Sheikh Jassim janë “të sigurt” se do e fitojnë garën për blerjen e Manchester United me ofertën që kanë propozuar.
Ata gjithashtu besojnë se oferta është më e mira për United dhe komunitetin lokal.
Sky Sports raporton se oferta është rreth 5.8 miliardë euro.
Pronarët aktualë Glazers vlerësojnë Manchester United në 6.8 miliardë euro.
Ndërkohë, njeriu më i pasur i Britanisë, Sir Jim Ratcliffe, dorëzoi ofertën e tij të përmirësuar prej 5.5 miliardë euro, 24 orë përpara afatit përfundimtar të së premtes në orën 16:00.
Sheikh Jassim nga ana tjetër po luante një lojë “guximi” me agjentët e shitjes së Manchester United pasi ai në mënyrë efektive deklaroi orarin e tij të ofertës.
Por, oferta thuhet se mbërriti brenda natës të së premtes.