UK
Telefonat inteligjentë i kanë bërë njerëzit më dembelë – studimi britanik tregon edhe rrezikun
- Përtacia për shkak të telefonave inteligjentë është përkeqësuar – megjithëse në Britani më shpejt se në çdo vend tjetër të madh evropian perëndimor, kanë paralajmëruar studiuesit.
Një studim që ekzaminon nivelet e të qëndruarit ulur midis të rriturve gjeti një rritje prej 22 për qind në Mbretërinë e Bashkuar midis 2002 dhe 2017, shkruajnë mediat e huaja
Autorët e saj thonë se shkalla më e madhe e pasivitetit në mesin e grupmoshës 35 deri në 44 vjeç po ndikon pjesërisht ndryshimin, si dhe një tendencë më të madhe në mesin e të gjithë të rriturve për të qenë të ulur gjatë kohës së lirë, për shkak të përhapjes së “pajisjeve të dorës”.
Ndryshe, IPhone i parë doli në shitje në Evropë në 2007.
Në mesin e fqinjëve të afërt me popullsi të madhe, në Francë u pa rritja më e madhe e të qëndruarit ulur – duke kaluar katër orë e gjysmë ose më shumë në ditë ulur – me 17.8 për qind, e ndjekur nga një rritje prej 7.4 për qind në Gjermani, 3.9 për qind në Spanjë, dhe vetëm 0.2 për qind në Itali.
Mesatarja u rrit me rreth tetë për qind në të gjithë Evropën në tërësi.
Dhe çfarë është më e keqja, pasiviteti është një nga nxitësit më të mëdhenj të kushteve të rrezikshme për jetën si diabeti i tipit 2 dhe kanceri.
Të botuar në revistën BCM Public Health, autorët argumentojnë se qeveritë do të kishin më shumë sukses në luftimin e stileve të jetesës jo të shëndetshme nëse ata theksonin rreziqet e kalimit të një kohe shumë të gjatë ulur, veçmas nga inkurajimi i njerëzve për të shkuar në palestër.
Hulumtimet e mëparshme në vitin 2016 kanë vlerësuar se ka pasur 230,000 vdekje në Evropë çdo vit që i atribuohen kohës së uljes, afërsisht 4.4 për qind e të gjitha vdekjeve, shkruan The Telegraph.
Ndërkohë ekspertët kanë llogaritur shifrën për Britaninë të jetë 70,000 vdekje në vit, 12 për qind e totalit.
Studimi i ri tregoi gjithashtu se gjinia ndikon ndjeshëm në nivelet e të qëndruarit ulur – pa lëvizje, me 52.2 për qind të burrave në të gjithë Evropën ulur për më shumë se katër orë e gjysmë në ditë në krahasim me 49.5 për qind të grave.
Midis 2002 dhe 2017, prevalenca e sjelljes së ulur në Britaninë e Madhe u rrit me 25.2 për qind për burrat dhe 16.5 për gratë, ndërsa në Gjermani prevalenca u rrit me 15.6 për qind për burrat, por ra me 1.2 për qind për gratë.
Në përgjithësi, 43.5 për qind e të rriturve britanikë kaluan katër orë e gjysmë ose më shumë një ditë në ditë ulur në fillim të studimit, ndërsa përqindja në fund ishte 53.3.
Vitin e kaluar një studim i pronarëve të smartphone në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se, mesatarisht, njerëzit kalojnë tre orë dhe 25 minuta në telefonat e tyre çdo ditë, 52 minuta nga të cilat harxhohen në mediat sociale.
Profesori Xián Mayo Mauriz, i cili mori pjesë në hulumtimin në Universitetin King Juan Carlos në Spanjë, tha: “Ne mendojmë që rritja e vëzhguar e prevalencës së pasivitetit fizik të mund t’i atribuohet njerëzve që ndërveprojnë gjithnjë e më shumë me teknologjinë, gjatë punës dhe kohës së lirë”.
“Gjetjet tona sugjerojnë që përveç inkurajimit të aktivitetit fizik, qeveritë duhet të përqendrohen në uljen e sasisë së kohës që njerëzit kalojnë ulur në ditë”.
Autorët paralajmërojnë se pasi që sasia e kohës së kaluar për t’u ulur u përcaktua nga pjesëmarrësit që përshkruan një ditë tipike, ky studim mund të nënvlerësojë mbizotërimin e vërtetë të të qëndruarit ulur në të gjithë Evropën.
Megjithëse të dhënat e reja janë për të rriturit, tendencat që ai zbulon ka të ngjarë të zbatohen edhe për fëmijët.
Hulumtuesit kanë thënë më parë se koha e fëmijëve të shpenzuar duke shikuar në televizor, telefonat inteligjentë dhe tabletët duhet të kufizohet në 90 minuta në ditë për t’i ndaluar ata të bëhen të trashë.
UK
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
Krijimi i një zone sigurie prej 9.6 km rreth Forest Lodge, ku Princi William dhe Kate Middleton u zhvendosën së fundmi me tre fëmijët e tyre, po shkakton reagime të forta midis banorëve të zonës së Windsor.
Sipas ankesave nga banorët dhe vizitorët e rregullt të parkut, një “zonë përjashtimi” e gjerë prej gjashtë miljesh është krijuar rreth Forest Lodge, rezidencës historike 328-vjeçare me tetë dhoma gjumi ku familja e Princit të Uellsit u zhvendos së fundmi.
Perimetri i sigurisë përfshin gardhe, kamera CCTV dhe tabela “ndalohet hyrja pa leje”, duke krijuar siç pretendojnë banorët, një “çarje të thellë” në Parkun e Madh të Windsor, një zonë që deri më tani përdorej lirisht nga shëtitësit, vrapuesit dhe pronarët e qenve.
Fakti që shumë prej tyre paguajnë një tarifë vjetore prej 60 paundësh për të drejtën e hyrjes dhe vizitës në park, e cila tani është kufizuar ndjeshëm, është indinjues për banorët e zonës. Siç thonë ata, masat u vendosën pa konsultime dhe disa deklarojnë se u “kapën në befasi” dhe u detyruan të pranonin ndryshime që i konsiderojnë joproporcionale.
Edhe pse nevoja për të mbrojtur familjen mbretërore merret si e mirëqenë, kritikët flasin për një “kordon të tepruar sigurie” që ndryshon karakterin e hapësirës publike dhe vendos një precedent për kufizime të mëtejshme në të ardhmen.
UK
Faqet e para të gazetave në UK
‘Lufta dhe paqja në Ukrainë’ dhe ‘Ramsay dhe Peaty marrin përsipër hapin’








UK
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve
Mbretëria e Bashkuar do të vendosë kufizime vizash kundër njerëzve që vijnë nga Republika Demokratike e Kongos, pasi qeveria e saj nuk arriti të binte dakord për masat që lejojnë kthimin e emigrantëve të paligjshëm dhe shkelësve të huaj.
Ministrat thonë se RDK nuk ka bërë ndryshimet e kërkuara sipas ashpërsimit të rregullave të azilit në Mbretërinë e Bashkuar të njoftuara në nëntor.
Proceset e përshpejtuara të vizave nuk do të zbatohen më për njerëzit nga ky vend, ndërsa Ministria e Brendshme tha se personat VIP dhe politikanët nuk do të kenë më trajtim preferencial kur të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme tha se Angola dhe Namibia kishin rënë dakord të shtonin përpjekjet për të marrë mbrapsht qytetarët e tyre, pasi ishin kërcënuar me sanksione së bashku me RDK-në.
Një burim qeveritar tha se Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood nuk do të hezitojë të ndalojë vizat për vendet e tjera që refuzojnë të pranojnë qytetarët e tyre.
Ministria e Brendshme tha se Angola dhe Namibia që ranë dakord të përmirësojnë proceset e tyre shënuan “suksesin e parë të reformave të azilit të muajit të kaluar”.
Qeveria kishte paralajmëruar se do të ndalonte dhënien e vizave për njerëzit nga Angola, Namibia dhe Republika Demokratike e Kongos nëse qeveritë e tyre nuk do ta përmirësonin shpejt bashkëpunimin për largimet.
Një burim nga Ministria e Brendshme tha se marrëveshjet mund të parashikojnë largimin dhe deportimin e mijëra njerëzve.
Sipas ndryshimeve të qeverisë në sistemin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar , statusi i refugjatit do të bëhet i përkohshëm, mbështetja e garantuar e strehimit për azilkërkuesit do të marrë fund dhe do të krijohen “rrugë të sigurta dhe ligjore” të reja me kufizime për në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke njoftuar ndryshimet muajin e kaluar, Mahmood kishte paralajmëruar se do të zbatoheshin penalitete për vizat për vendet që nuk do të bashkëpunonin me politikat e kthimit, duke përfshirë një “frenim emergjence” për vizat për vendet me kërkesa të larta për azil derisa të marrin mbrapsht qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.
Ministria e Brendshme kishte thënë se kthimet nga RDK-ja, Angola dhe Namibia po pengoheshin – me dokumente që nuk përpunoheshin ose me njerëz që kërkoheshin të nënshkruanin dokumentet e tyre – duke u dhënë atyre një veto efektive.
Kishte paralajmëruar se të tre vendet përballeshin me penalizime për “proceset e tyre të kthimit në mënyrë të papranueshme të dobëta dhe penguese”.
Aty thuhej se kishte pasur njëfarë angazhimi nga RDK-ja, por “nëse bashkëpunimi nuk përmirësohet me shpejtësi”, mund të vendosen masa të mëtejshme, duke përfshirë mundësinë e një ndalimi të plotë të vizave për njerëzit nga ky vend që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sekretari i Brendshëm Mahmood tha: “Ne presim që vendet të luajnë sipas rregullave. Nëse një nga qytetarët e tyre nuk ka të drejtë të jetë këtu, ata duhet ta pranojnë atë mbrapsht.”
“Falënderoj Angolën dhe Namibinë dhe mirëpres bashkëpunimin e tyre. Tani është koha që Republika Demokratike e Kongos të bëjë gjënë e duhur. Pranoni qytetarët tuaj ose humbisni privilegjin e hyrjes në vendin tonë.”
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania10 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania10 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania11 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
UK9 hours ago
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Bota10 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
-
Kosova11 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
