ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Personi i tretë vdes nga helmimi me metanol në Brazil 4 hours ago
Vdekjet e 1,611 personave të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 janë rekord 4 hours ago
Titujt e gazetave në UK 4 hours ago
Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës 5 hours ago
Charlie Mackesy zbulon se një pjesë e madhe e librit të tij të ri humbi kur iu vodh iPad-i 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Tendera të paligjshëm, presion shtetëror”, BIRN: Fushatë zgjedhore me asfalt dhe varfëri në Burrel

albnews by albnews
4 May, 2023
in Albania
0
“Tendera të paligjshëm, presion shtetëror”, BIRN: Fushatë zgjedhore me asfalt dhe varfëri në Burrel
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Era e asfaltit të saposhtruar është mirëseardhja e parë në qytetin e vogël të Burrelit, ndërsa asgjë tjetër në qytet nuk të kujton se gjendesh në fushatë elektorale për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë.

Në garë janë Agron Malaj, një ish-ushtarak dhe kryebashkiaku aktual i Partisë Socialiste dhe farmacisti i qytetit, Skënder Gjuci, që garon nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

RelatedPosts

10 cilësi pozitive dhe negative të Ahmet Zogut, sot në 130 vjetorin e lindjes së tij

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

Ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe ‘Cllevio’, pritet të përballet me drejtësinë në Shqipëri

Mbrëmjen e 1 majit, Gjuci u kthye nga takimet në fshatrat përreth që përfshihen në administrimin e bashkisë Mat dhe na pret në zyrën e tij elektorale, një hapësirë e ngushtë brenda një bar-kafeje që pronari ia ka ofruar në përdorim për 1 muaj.

"Tendera të paligjshëm, presion shtetëror", BIRN:

“Garë e pabarabartë duke nisur që nga mundësitë financiare për fushatë”, ankohet ai duke na treguar zyrën.

Gjuci pretendon se megjithëse fushata është në dukje e qetë, ka një “presion shtetëror” që ndihet kudo.

“Me ndihmën ekonomike, me kontrollin ndaj bizneseve, përdorimin e aseteve publike për fushatë, me administratën qendrore dhe lokale të angazhuar në terren”, radhit ai, duke shtuar se “ne nuk na vijnë as njerëzit në takime nga frika”.

Në sheshin e shtruar me pllaka të reja para bashkisë së Matit, qytetarët nuk kanë dëshirë të identifikohen me emër, por rrugët e saposhtruara duket se kanë ndikuar jo pak në qëndrimet e tyre për fushatën elektorale.

“Ç’më duhet mua politika, ne na duhen rrugët dhe lagjja ime po bëhet për herë të parë me rrugë të shtruar”, tha një banor i Lagjes së Re, në periferi të qytetit.

Kryebashkiaku Malaj, i shoqëruar me zv/kryeministren Belinda Balluku e kishte vizituar disa ditë më parë këtë lagje, ndërsa mjetet e rënda vijonin punën për shtrimin e saj. Në faqen e Malajt në Facebook vetëm gjatë këtij muaji gjen fotot e investimeve të reja të përfunduara ose në proces për rrugë fshatrash, sheshe apo kanale vaditëse.

"Tendera të paligjshëm, presion shtetëror", BIRN:

Rivali i tij, Gjuci pretendon se asfaltimi i disa rrugëve është bërë me ‘tendera të paligjshëm’ të hapur në kohën e fushatës dhe i gjithë aksioni i rrugëve të reja është po ashtu një përdorim i hapur i investimeve publike për të ndikuar në votën e qytetarëve.

Por Malaj thotë se këto investime nuk kanë lidhje me fushatën, por janë punë në vazhdim.

“Ne ecim me bazë buxheti, jo me bazë fushate,” tha ai, duke shtuar se të gjithë tenderat janë bërë brenda afateve ligjore.

Malaj na priti në zyrën e tij në bashki, ku binte në sy një portret mozaik i Ahmet Zogut me origjinë nga Mati, statuja në shesh e të cilit i bën hije qytetit të varfër e të braktisur nga të rinjtë.

Kandidati socialist, i cili la karrierën ushtarake në Tiranë për t’iu futur politikës në zgjedhjet pa kundërshtarë të vitit 2019, pranon se varfëria është plaga më e madhe, por ai shpreson se do të gjejë zgjidhje afatagjata për zhvillimin e zonës.

“Kemi 1800 familje me ndihmë ekonomike, por unë po bëj çmos që të ofroj alternativa punësimi që të ulim në maksimum këtë numër,” thotë Malaj, duke treguar për tentativat që po bën për të sjellë 2 biznese fason në qytet, pas hapjes së një rrobaqepësie pak kohë më parë.

Ai mohon që të ketë përdorur administratën për fushatë apo të ketë përdorur forma presioni për të kërkuar votën.

“Njerëzit shohin si ka qenë, kur punonjësit e bashkisë rrinin në klub duke pirë raki ose jetonin në Greqi e merrnin rrogën këtu, e si është tani,” tha ai, duke krahasuar drejtimin e tij të bashkisë me paraardhësin demokrat.

Malaj mburret me krijimin e një ndërmarrjeje shërbimesh, e cila, sipas tij kryen punë të ndryshme infrastrukturore në dobi të jetës së qytetarëve dhe thotë se dëshiron ta votojnë ‘për modelin e tij të punës”.

“Kemi blerë bazë materiale dhe punonjësit tanë janë në shërbim të qytetarëve, për shembull, për rregullimin e lulishteve brenda pallateve apo punë të tjera,” tha ai.

Mati konsiderohet tradicionalisht si zonë e djathtë, por fitorja e PS-së në vitin 2011 dhe në zgjedhjet e mëvona sugjerojnë se demokratët nuk e kanë të garantuar fitoren. Numri i votuesve në zonë ka rënë, si pasojë e dukshme e emigrimit, ndërsa numri i votuesve që mbështesin Partinë Socialiste duket se është më stabël.

Kandidati i koalicionit opozitar thotë se varfëria është problemi kryesor i zonës, ndërsa kritikon kryebashkiakun Malaj se “sillet si bajraktar”. Për të provuar deklaratën e tij, Gjuci tregon listën e borxheve që qytetarët kanë në farmacinë që ai ka në pronësi.

Në mbështetje të fushatës së Gjucit mëngjesin e 2 Majit u shfaq kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili garon me listë të veten këshilltarësh për këshillin bashkiak.

Bashkë me simpatizantët e tij, Gjuci i priti politikanët nga Tirana në dy takime të ndara dhe dëgjoi premtimet entuziaste të tyre për fitore të opozitës në Mat./Reporter.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Personi i tretë vdes nga helmimi me metanol në Brazil

Personi i tretë vdes nga helmimi me metanol në Brazil

8 October, 2025
Vdekjet e 1,611 personave të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 janë rekord

Vdekjet e 1,611 personave të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 janë rekord

8 October, 2025
Titujt e gazetave në UK

Titujt e gazetave në UK

8 October, 2025
Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës

Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result