ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 6 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 7 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 8 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 8 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tomini: Dy javët e ardhshme vendimtare, koronavirusi do vijë sërish në vjeshtë

albnews by albnews
30 March, 2020
in Albania
0
Tomini: Dy javët e ardhshme vendimtare, koronavirusi do vijë sërish në vjeshtë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shefja e epidemiologjisë në Shqipëri Eugena Tomini, ka deklaruar se dy javët e para të prillit do të jenë vendimtare, pasi në këtë hark kohor do të shihet trendi i përhapjes së koronavirusit në vend.

Në një lidhje live në Klan me gazetaren Mirela Milori, shefja e epidemiologjisë shtoi se në dy javët në vijim do të ketë një rritje të numrit të rasteve dhe se me afrimin e javës së tretë, parashikohet një ulje e rasteve të prekura me koronavirus në Shqipëri.

RelatedPosts

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Tomini deklaroi se në verë do të vijojnë kontrollet dhe masat, teksa kujtoi se me ardhjen e vjeshtës, koronavirusi do të jetë sërish mes nesh.

Mirela Milori: Me aq sa shohim duke qenë se raportojmë Italinë, Spanjën, a duket sikur nuk janë ato shifrat agresive, për fat të mirë ne nuk kemi statistika agresive dhe në raport me popullatën?

Eugena Tomini: Është shumë e vërtetë Mirela, gjykimi juaj është shumë korrekt. Duke parë një rrethim nga të gjitha anët, që kemi një agresim të transmetimit të virusit. Duket se Shqipëria po përjeton një intensitet të ngadaltë, me një ritëm pak a shumë të njëjtë në këto ditët në vijim. Java që lamë pas, po përsëri ka pasur një pozitivitet me një trend të qëndrueshëm dhe shpresojmë dhe në vijim të kemi të njëjtën situatë, pavarësisht se po testohet çdo rast i dyshuar dhe të gjitha kontaktet e rasteve pozitive, të cilët janë të mundshëm për të shfaqur shenjat e virusit.

Mirela Milori: Jemi bërë gati që ndoshta mund të ketë kjo javë apo java tjetër një agresivitet shifrash?

Eugena Tomini: Sigurisht që pritet trend në rritje i rasteve pozitive dhe sigurisht këto dy javët që ne i kishim parashikuar si piku i shfaqjes së rasteve pozitive shtyhet pak në kohë. Efekte kanë dy masat ekstreme të distancimit social, prej 40 orësh që bëjnë një kufizim më të theksuar të distancimit social dhe sot një masë tjetër e përshkallëzuar e daljes vetëm të një personi nga shtëpia, sipas një sistemi të regjistruar, bëjnë që distancimi social të thellohet akoma dhe më shumë dhe ky distancim do të pengojë dhe transmetueshmërinë e virusit, sepse normalisht nëqoftëse këto masa do ishin lënë të pavendosura, kurba epidemike e pozitivitetit do ishte në nivele të larta aktualisht që flasim.

Mirela Milori: A prisni që të ketë një valë tjetër rritjeje, a është prilli muaji i testit? Nëse kalojmë prillin me këto shifra mendojmë që e kemi fituar betejën e pranverës, se kur të vijë vjeshta nuk e dimë se çfarë do na sjellë.

Eugena Tomini: Sigurisht që deri në javën e dytë të Prillit, do jemi në pritje të një trendi të lartë të numrit të rasteve pozitive dhe më pas ndoshta do fillojë një tendencë në ulje, po është gjithçka në pritje. Periudha e inkubacionit ndikon shumë negativisht sepse është një periudhë e gjatë dhe ju e keni thënë dhe ne e kemi mbështetur të gjithë bashkë dhe kjo ka negativizmat e veta. Por sigurisht edhe java e tretë e Prillit do shënojë ndoshta dhe një trend drejt zbritjes, por duhet parë trendi ngjitës fillimisht, që besoj dy javët e para të Prillit do jenë vendimtare. Më pas do shohim tendencën në ulje, jo vetëm prej stinës, por edhe prej faktit të përshkallëzimit apo të mbajtjes së masave të përshkallëzuara të distancimit social. Sigurisht edhe monitorimi gjatë stinës së verës do vazhdojë po i njëjtë, virusi nuk mund të zhduket sa hapim dhe mbyllim sytë. Sigurisht që vjeshta do ta risjellë sërish covid-in, por deri atëherë, kemi shumë kohë përpara.

Milori: Deri kur do të ishte këshilla juaj që të vazhdonte ky lloj regjimi?

Tomini: Do thoja që ky lloj regjimi të vijojë deri në javën e tretë të prillit? Më tutje mund të zbusim tek ato grupe të punës që të mos dëmtojmë dhe ekonominë. Por për moshat që janë më shumë të prekura mendoj se duhet ruajtur një masë e distancimit social.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result