Tottenham i pafat, Brightoni i mohon fitoren skuadrës së De Zerbit në çastet e fundit

albnews
By
1 Min Read

Shtyhet takimi me fitoren e parë për 2026 për Tottenhamin. Skuadra londineze nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen me Brightonin, në një ndeshje ku skuadrës së De Zerbit iu mohua suksesi vetëm në minutat shtesë të ndeshjes.

Rezultati 0-0 i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 39 të saj me Tottenham që mori avantazhin në 1-0 falë golit të Pedro Porros. Por kundërpërgjigjja e Brightonit ishte e menjëhershme pasi në minutat shtesë të pjesës së parë barazoi shifrat në 1-1 me golin e Mitoma.

Historia u përsërit në 45 minutat e dyta, me Tottenham që u rikthye në avantazh në 2-1 në minutën e 77 me golin e Xavi Simons. U duk se më në fund për Tottenhamin po vinte fitorja e parë pas kaq shumë muajsh, por Brightoni i rezervoi surprizën e hidhur ish trajnerit të tij teksa barazoi shifrat në 2-2 me golin e Rutter dhe kështu skuadrat morën vetëm nga 1 pikë secila, pikë që nuk e ndihmon Tottenhamit që mbetet në vendin e 18 me 31 pikë, ndërsa Brighton shkon në 47 pikë në vendin e 9.

Share This Article