Bota
Trudeau: Kanadaja është në valën e dytë të pandemisë COVID-19
Kryeministri Trudeau në adresimin e tij drejtuar kombit, paralajmëroi se vendi i tij që përjeton valën e dytë në pandeminë e COVID-19, është në pragun e sezonit të vjeshtës, që mund të kalojë më keq se pranvera
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se vendi i tij është në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Trudeau në adresimin e tij drejtuar kombit, paralajmëroi se vendi i tij që përjeton valën e dytë në pandeminë e COVID-19, është në pragun e sezonit të vjeshtës, që mund të kalojë më keq se pranvera.
Ai tregoi se Kanadaja më 13 mars kur u zbatonte ora policore raportonte 47 raste, ndërsa nga 22 shtator të martën kjo shifër ka shkuar në mbi 1000.
“Nuk mund t’i ndryshojmë shifrat e sotme dhe të nesërmes. Ata janë përcaktuar me atë se çka kemi bërë e s’kemi bërë para dy jave. Por mund të ndryshojmë ku gjendemi në tetor dhe gjatë dimrit. Me gjasa të mëdha nuk do të jemi bashkë në Ditën e Falënderimeve. Nga ana tjetër, në Krishtlindje mund ta provojmë fatin. Kemi fuqi që së bashku ta marrim nën kontroll valën e dytë”, u shpreh ai.
Kryeministri kanadez gjithashtu bëri thirrje mbajtjen e maskave si dhe shkarkimin e aplikacionit të qeverisë për kontrollimin vallë kanë kontaktuar dikë pozitiv ndaj COVID-19.
Ai shtoi se do të mbështesin ekonominë dhe kanadezët “me çdo kusht” gjatë pandemisë.
Në Kanada deri më tani kanë humbur jetën 9.243 persona nga COVID-19. Numri i rasteve në total është 147.753.
Bota
VIDEO/ Alarm pranë Stambollit, 2 anije cisternë përplasen mes tyre në Detin e Marmarasë!
Një alarm u dha në lagjen Floria të Stambollit, kur dy anije cisterna me flamuj azerbajxhanas dhe turk dërguan një sinjal rreziku.
Incidenti ndodhi në brigjet e Bakirkoy, në Turqi, ndërsa autoritetet kompetente mobilizuan menjëherë ekipet e shpëtimit.
Sipas një deklarate nga Ministria turke e Transportit dhe Infrastrukturës, dy anijet cisterna “ranë në kontakt ndërsa ishin të ankoruara në zonën Kucukcekmece. Ato janë anije cisternë KALBAJAR 141 metra e gjatë dhe ALATEPE 115 metra e gjatë”.
Siç u theksua në njoftim, për shkak të afërsisë së anijeve me bregdetin dhe raportimit të kontaktit midis tyre, ekipet e shpëtimit në tokë, si dhe një rimorkiator, që i përkiste Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Bregdetare, u dërguan menjëherë në vendngjarje.
Deri më tani, nuk është raportuar asnjë informacion për lëndime apo ndotje detare, ndërsa shërbimet kompetente vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi incidenti.
Bota
Kina rrit tensionet: Lëshon raketa drejt Tajvanit dhe rrethon ishullin me luftanije
Kina ka intensifikuar ndjeshëm presionin ushtarak ndaj Tajvanit, duke lëshuar raketa dhe duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake rreth ishullit, në atë që konsiderohet një nga manovrat më të rrezikshme të viteve të fundit.
Sipas mediave ndërkombëtare, gjatë ditës së dytë të stërvitjeve ushtarake, forcat kineze kanë lëshuar raketa në ujërat në veri dhe jug të Tajvanit, si pjesë e një simulimi për bllokimin e ishullit. Ushtria kineze zhvilloi rreth 10 orë trajnime intensive, duke përfshirë sulme ajrore, detare dhe operacione kundër nëndetëseve.
Stërvitjet, të quajtura “Misioni i Drejtësisë 2025”, vijnë vetëm 11 ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë ndihme ushtarake prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin, çka ka shkaktuar reagim të ashpër nga Pekini.
Autoritetet kineze deklaruan se manovrat kanë për qëllim parandalimin e çdo ndërhyrjeje të huaj. “Çdo forcë që përpiqet të ndërhyjë në çështjet e Kinës do të përballet me pasojat”, u shprehën zyrtarë nga Zyra për Çështjet e Tajvanit.
Tensionet janë shtuar edhe pas deklaratave të kryeministrit japonez, i cili sugjeroi se Japonia do të reagonte në rast të një sulmi ndaj Tajvanit. Në këtë kuadër, presidenti kinez Xi Jinping ka promovuar komandantin e Komandës Lindore, duke sinjalizuar gatishmërinë ushtarake të Pekinit.
Bota
Monedha vendase prek nivelin më të ulët, ‘shpërthejnë’ protestat në Iran
Protestat dhe grevat në Iran për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës janë përhapur nga kryeqyteti, Teherani, në disa qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.
Sipas mediave të huaja, protestat filluan të dielën pasi dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë kur riali iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.
Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë treguar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia u pa gjithashtu duke përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit.
Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dëgjojë “me durim, edhe nëse përballet me zëra të ashpër’.
Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në platformën ‘X’ vonë të hënën se kishte udhëzuar ministrin e brendshëm të zhvillonte bisedime me ata që ai i përshkroi si “përfaqësues” të protestuesve, në mënyrë që të merreshin masa “për të zgjidhur problemet dhe për të vepruar me përgjegjësi”.
Ai gjithashtu pranoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Abdolnasser Hemmati për ta zëvendësuar atë.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania10 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
