Trump quajti Papën “të dobët”, Irani: Udhëheqja e Papa Leonit është një frymëzim

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, vlerësoi Papa Leo XIV për atë që e quajti një “qëndrim të patrembur”, pas përplasjes së tij publike me Donald Trump.

Sipas mediave shtetërore iraniane, Ghalibaf përgëzoi Papën për dënimin e asaj që ai e cilësoi si “krime lufte” të SHBA-së dhe Izraelit, duke theksuar se mesazhi i tij “Nuk kam frikë” frymëzon ata që nuk heshtin përballë dhunës.

Ai shtoi se udhëheqja e Papës është një frymëzim për miliona njerëz, ndërsa komentet vijnë pasi Trump e kishte kritikuar atë, duke e cilësuar “të dobët ndaj krimit” dhe “të tmerrshëm për politikën e jashtme”.

Ppresidenti i SHBA-ve Donald Trump sulmoi Papa Leonin XIV përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, për kritikat në rritje ndaj luftës në Iran dhe Liban nga Papa i parë amerikan në histori.

Në reagimin e tij, Trump e cilësoi Papa Leonin XIV si “të dobët” dhe “të paaftë në politikën e jashtme”, duke e akuzuar gjithashtu se injoron çështje të rëndësishme si trajtimi i kishave dhe besimtarëve gjatë pandemisë së COVID-19.

Share This Article