Albania
U largua për në punë dhe nuk u kthye më, 10 ditë nga zhdukja e Floreshës në Itali! Apeli i familjarëve: Nuk dimë si ta kërkojmë, të gjallë apo të vdekur
Që prej datës 22 tetor, Floresha Prengu 35 vjeç ka humbur çdo kontakt me familjarët e saj. Floresha banon në rajonin e Trentos, në veri të Italisë, ndërsa i fundit që ka kontaktuar me të është bashkëshorti i saj. Ai tregon se Floresha u nis të mërkurën në mëngjes për punë, me vete kishte telefonin, pas një mesazhi të shkëmbyer ajo u zhduk. Ishte pikërisht ai që njoftoi policisë për zhdukjen e saj.
“Ajo po kalonte një periudhë ndryshimi, por asgjë serioze. Nuk ishte e trishtuar, nuk ishte në depresion. Po jetonte jetën e saj si grua dhe nënë, me sfidat e përditshme me të cilat përballemi të gjithë. Kjo është arsyeja pse zhdukja e saj nuk ka kuptim. Na ndihmoni ta gjejmë”, është apeli i familjarëve të Floreshës në media, të cilët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj.
I vëllai i Floreshës jeton gjithashtu në Itali, në Perugia. Ai tregon se në bisedat e fundit të shkëmbyera me motrën e tij, ajo i kishte treguar për periudhën e vështirë që po kalon në jetë, por shton se asgjë nuk i ishte dukur aq serioze.
“Isha në Trento disa ditë para se ajo të zhdukej, duke e vizituar. Folëm shumë dhe ajo më tregoi për disa probleme. Por asgjë serioze, vetëm ulje-ngritje të vogla që secili prej nesh has në jetë: vështirësitë e të qenit nënë me dy fëmijë të vegjël dhe vendimi për të lënë disa nga angazhimet e saj në punë për t’u kushtuar më shumë kohë atyre. Por nuk kishte asgjë që do të sugjeronte se ajo donte të ikte, ose më keq akoma”, tha ai për median italiane.
Ditët e fundit, një operacion në shkallë të gjerë u krye në kryeqytet , duke përfshirë vendosjen e ekipeve të përhershme të lumit nga Trento dhe zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige. Një helikopter u vendos gjithashtu për fluturime mbi sipërfaqe dhe kontrolle nga lart. Megjithatë, nuk kishte asnjë shenjë të Floreshës. Familjarët e Floreshës tashmë janë të frikësuar për fatin e saj.
“As nuk e dimë nëse po e kërkojnë të vdekur apo të gjallë. Jemi larg dhe policia vazhdon të na thotë se nuk mund të na tregojnë asgjë dhe t’i lëmë të bëjnë punën e tyre. Kanë të drejtë. Por ne jemi të frikësuar, në ankth. Kemi frikë për Floreshën dhe duam vetëm që ajo të shkojë në shtëpi tek vajzat e saj. Duam vetëm ta gjejmë”, thotë bashkëshorti i saj.
Deri më sot nuk ka pasur rezultate dhe kërkimet për të gjetur Floreshën janë ende duke vazhduar dhe forcat e policisë kanë lëshuar një qarkore në të gjitha prefekturat italiane.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania6 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
