ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 9 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 9 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 14 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 14 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Vala e të nxehtit rrezikon biodiversitetin dhe ekosistemin. Ujërat e Mesdheut arrijnë temperatura rekord

albnews by albnews
3 July, 2025
in Bota
0
Vala e të nxehtit rrezikon biodiversitetin dhe ekosistemin. Ujërat e Mesdheut arrijnë temperatura rekord
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kjo është fotografia e detit italian në mes të krizës klimatike. Mesdheu po ngrohet gjithnjë e më shumë dhe po shndërrohet në një bombë me sahat: ngrohja dhe energjia e akumuluar deri tani rrezikon në vjeshtën e ardhshme të shkaktojë ngjarje ekstreme meteorologjike, nga përmbytjet deri te uraganet. Këtë e dëshmon raporti i ri “Deti i Ngrohtë” nga Greenpeace, që gazeta Repubblica e ka parë në mënyrë ekskluzive.

Raporti është rezultat i analizave të kryera gjatë vitit 2024 nga Universiteti i Xhenovës dhe Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale, në 12 zona studimi, nga të cilat 11 janë zona të mbrojtura detare. Studimet që nga Tavolara e deri në Ventotene, nga Capo Milazzo deri në Portofino,  përgjigja është pothuajse e njëjtë: temperatura e ujit po rritet vazhdimisht.

RelatedPosts

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Policia në Gjermani kap 400 kg drogë në portin e Hamburgut, vlera 17 milionë euro

Në Cinque Terre, temperatura ka arritur të rritet deri në +3.65 gradë mbi mesataren. Në Miramare +3.25, në Tremiti pak mbi 3 gradë. Ndër të tjera, Portofino +3.28, Ishulli i Elbës +3.21, Tavolara +2.39, Torre Guaceto +2.38, Ventotene +2.31, Plemmirio +2.23, Asinara +1.90 dhe Capo Carbonara +1.49. Gjatë dimrit dhe verës, të gjitha këto zona kanë përjetuar valë të shumta të nxehtësisë, ndërsa në ishullin Asinara në Sardini janë regjistruar madje 14 valë të tilla.

Një sinjal edhe më shqetësues vjen nga termometrat e vendosur në 40 metra thellësi, edhe atje ku pritet që uji të jetë më i ftohtë, janë evidentuar efektet e valëve të nxehtësisë. Në Sirakuzë, në zonën e mbrojtur detare të Plemmirios, mbi 20 metra temperatura ishte ende 26 gradë, dhe mbi 40 metra rreth 23 gradë në momentet më të nxehta.

“I rezultatet tregojnë pa asnjë dyshim efektet e ndryshimeve klimatike në habitatet e detit tonë,” shpjegon me shqetësim Monica Montefalcone, profesoreshë e Ekologjisë në Universitetin e Xhenovës. “Anomalitë termike janë të përhapura në të gjitha stacionet e monitorimit, pavarësisht vendndodhjes gjeografike, gjerësisë apo nivelit të ruajtjes së zonave.”

Për të kuptuar më mirë përmasën e problemit, duhet rikujtuar se vitin e kaluar u regjistrua temperatura mesatare vjetore më e lartë në Mesdhe, 21.16 gradë Celsius. Ndërsa sivjet, shërbimi satelitor Copernicus në fund të qershorit evidentoi se disa zona në Mesdhe, përfshirë pjesë të Italisë, arritën temperatura deri në +5 gradë mbi mesataren sezonale.

Në orët e fundit, edhe Agjencia Evropiane e Hapësirës konfirmoi temperatura ekstreme: mbi 28 gradë në Detin Tirren, një shenjë e ngrohjes së tepruar që pritet të rrisë intensitetin e fenomeneve meteorologjike dhe që mund të shkaktojë humbjen e biodiversitetit dhe të pasurisë sonë natyrore, nëse nuk rritet sipërfaqja e zonave të mbrojtura dhe nuk ulen emetimet e gazeve serrë, paralajmëron Valentina Di Miccoli nga Greenpeace.

Në të njëjtën kohë me matjet e temperaturave janë kryer edhe monitorime biologjike për të dokumentuar ndikimet në mjedisin detar. Gorgonat janë ndër më të prekurat nga valët e nxehtësisë, duke treguar shenja të nekrozës dhe mortalitetit në koloni. Pothuajse të gjitha kolonitë e Paramuricea clavata në Portofino, që gjenden në 25 metra thellësi, janë dëmtuar rëndë: “94% e kolonive janë prekur, ndërsa në disa zona mucilagjina mbulonte 80% të tyre,” shkruajnë studiuesit. Shenja të zbardhjes së koraleve janë vërejtur edhe në Tavolara dhe Ventotene, si dhe në disa zona të tjera të mbrojtura detare, ku peshq termofilë si peshku papagall, barrakuda mesdhetar dhe donzella pavonina janë parë shpesh.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result