Bota
Vala e të nxehtit rrezikon biodiversitetin dhe ekosistemin. Ujërat e Mesdheut arrijnë temperatura rekord
Kjo është fotografia e detit italian në mes të krizës klimatike. Mesdheu po ngrohet gjithnjë e më shumë dhe po shndërrohet në një bombë me sahat: ngrohja dhe energjia e akumuluar deri tani rrezikon në vjeshtën e ardhshme të shkaktojë ngjarje ekstreme meteorologjike, nga përmbytjet deri te uraganet. Këtë e dëshmon raporti i ri “Deti i Ngrohtë” nga Greenpeace, që gazeta Repubblica e ka parë në mënyrë ekskluzive.
Raporti është rezultat i analizave të kryera gjatë vitit 2024 nga Universiteti i Xhenovës dhe Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale, në 12 zona studimi, nga të cilat 11 janë zona të mbrojtura detare. Studimet që nga Tavolara e deri në Ventotene, nga Capo Milazzo deri në Portofino, përgjigja është pothuajse e njëjtë: temperatura e ujit po rritet vazhdimisht.
Në Cinque Terre, temperatura ka arritur të rritet deri në +3.65 gradë mbi mesataren. Në Miramare +3.25, në Tremiti pak mbi 3 gradë. Ndër të tjera, Portofino +3.28, Ishulli i Elbës +3.21, Tavolara +2.39, Torre Guaceto +2.38, Ventotene +2.31, Plemmirio +2.23, Asinara +1.90 dhe Capo Carbonara +1.49. Gjatë dimrit dhe verës, të gjitha këto zona kanë përjetuar valë të shumta të nxehtësisë, ndërsa në ishullin Asinara në Sardini janë regjistruar madje 14 valë të tilla.
Një sinjal edhe më shqetësues vjen nga termometrat e vendosur në 40 metra thellësi, edhe atje ku pritet që uji të jetë më i ftohtë, janë evidentuar efektet e valëve të nxehtësisë. Në Sirakuzë, në zonën e mbrojtur detare të Plemmirios, mbi 20 metra temperatura ishte ende 26 gradë, dhe mbi 40 metra rreth 23 gradë në momentet më të nxehta.
“I rezultatet tregojnë pa asnjë dyshim efektet e ndryshimeve klimatike në habitatet e detit tonë,” shpjegon me shqetësim Monica Montefalcone, profesoreshë e Ekologjisë në Universitetin e Xhenovës. “Anomalitë termike janë të përhapura në të gjitha stacionet e monitorimit, pavarësisht vendndodhjes gjeografike, gjerësisë apo nivelit të ruajtjes së zonave.”
Për të kuptuar më mirë përmasën e problemit, duhet rikujtuar se vitin e kaluar u regjistrua temperatura mesatare vjetore më e lartë në Mesdhe, 21.16 gradë Celsius. Ndërsa sivjet, shërbimi satelitor Copernicus në fund të qershorit evidentoi se disa zona në Mesdhe, përfshirë pjesë të Italisë, arritën temperatura deri në +5 gradë mbi mesataren sezonale.
Në orët e fundit, edhe Agjencia Evropiane e Hapësirës konfirmoi temperatura ekstreme: mbi 28 gradë në Detin Tirren, një shenjë e ngrohjes së tepruar që pritet të rrisë intensitetin e fenomeneve meteorologjike dhe që mund të shkaktojë humbjen e biodiversitetit dhe të pasurisë sonë natyrore, nëse nuk rritet sipërfaqja e zonave të mbrojtura dhe nuk ulen emetimet e gazeve serrë, paralajmëron Valentina Di Miccoli nga Greenpeace.
Në të njëjtën kohë me matjet e temperaturave janë kryer edhe monitorime biologjike për të dokumentuar ndikimet në mjedisin detar. Gorgonat janë ndër më të prekurat nga valët e nxehtësisë, duke treguar shenja të nekrozës dhe mortalitetit në koloni. Pothuajse të gjitha kolonitë e Paramuricea clavata në Portofino, që gjenden në 25 metra thellësi, janë dëmtuar rëndë: “94% e kolonive janë prekur, ndërsa në disa zona mucilagjina mbulonte 80% të tyre,” shkruajnë studiuesit. Shenja të zbardhjes së koraleve janë vërejtur edhe në Tavolara dhe Ventotene, si dhe në disa zona të tjera të mbrojtura detare, ku peshq termofilë si peshku papagall, barrakuda mesdhetar dhe donzella pavonina janë parë shpesh.
Bota
Monedha vendase prek nivelin më të ulët, ‘shpërthejnë’ protestat në Iran
Protestat dhe grevat në Iran për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës janë përhapur nga kryeqyteti, Teherani, në disa qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.
Sipas mediave të huaja, protestat filluan të dielën pasi dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë kur riali iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.
Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë treguar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia u pa gjithashtu duke përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit.
Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dëgjojë “me durim, edhe nëse përballet me zëra të ashpër’.
Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në platformën ‘X’ vonë të hënën se kishte udhëzuar ministrin e brendshëm të zhvillonte bisedime me ata që ai i përshkroi si “përfaqësues” të protestuesve, në mënyrë që të merreshin masa “për të zgjidhur problemet dhe për të vepruar me përgjegjësi”.
Ai gjithashtu pranoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Abdolnasser Hemmati për ta zëvendësuar atë.
Bota
Rusia: Kemi vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi
Rusia ka publikuar një video duke deklaruar se raketat e saj Oreshnik, me kapacitet bërthamor, janë futur në shërbim aktiv në Bjellorusi, aleatin e saj fqinj, i cili gjithashtu ndan kufi me vendet e NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.
Putin ka pretenduar se këto armë janë të pamundura për t’u interceptuar, sepse shpejtësia e raketave supozohet të jetë më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit.
Ky veprim mund të lejojë që raketat bërthamore ruse të arrijnë objektivat në Europë më shpejt, nëse ruhen në një bazë në Bjellorusi. Raketat e mesme kanë një rreze prej rreth 5,500 km (3,415 milje), që do të thotë se mund të godasin kudo në Europë ose në bregun perëndimor të SHBA-së nga Rusia.
Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë të martën nuk specifikoi vendndodhjen e sistemeve të raketave në Bjellorusi, por tregonte transportimin e tyre nëpër pyje dhe kamuflimin me rrjeta.
“Divizioni i raketave Oreshnik ka filluar të kryejë detyrat e shërbimit luftarak në zonat e caktuara të vendit,” tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.
Bota
Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.
Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.
Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.
“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.
Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.
“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në
Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
-
Bota1 day agoMijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë
