Albania

Vdekja e shqiptarit në Angli, motra e tij kërkon ndihmë për ta dërguar trupin në atdhe, mblidhen mbi 18 mijë paund

Published

on

Motra shqiptarit që vdiq në anijen Bibby Stockholm ka falënderuar publikun pasi një apel për mbledhjen e fondeve për riatdhesimin e trupit të tij gati dyfishoi objektivin e tij prej 10,000 paund.

LINKU GOFUND

https://gofund.me/a11b7681

Leonard Farruku, 27 vjeç, u gjet pa jetë në bordin e anijes në Portland Port, Dorset, më 12 dhjetor.

Advertisement

Motra e tij, Jola Dushku, tha se familja u përball me “tragjedinë e dyfishtë” të vdekjes së tij dhe të pamundësisë për të sjellë trupin e tij në shtëpi për një varrim.

Por një faqe GoFundMe që ajo krijoi ka mbledhur më shumë se 18,000 £. Zonja Dushku tha se “bujaria” ishte “një demonstrim i fortë i humanizmit të njerëzve në MB”. 

Një hetim sqaroi më parë se nuk kishte rrethana të dyshimta në lidhje me vdekjen dhe çështja u shty për një seancë të plotë në një datë të mëvonshme.

Advertisement

Trupi i zotit Farruku ka mbetur në një morg në Dorset, shkraun BBC

Në faqen e mbledhjes së fondeve, të krijuar të martën, zonja Dushku tha se jeta e vëllait të saj “përfundoi në mënyrë të paimagjinueshme për të gjithë ndërsa ishte në MB”.

Pasi kaloi objektivin fillestar, ajo postoi të mërkurën: “Nuk mund të falënderoj sa duhet të gjithë njerëzit nga Britania e Madhe, komuniteti shqiptar në MB dhe të gjithë shqiptarët në mbarë botën për bujarinë e tyre që na ndihmuan për të siguruar paratë e nevojshme… për të sjellë në shtëpi trupin e vëllait tim”.

Advertisement

Trending

Exit mobile version