ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video) 2 hours ago
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin. 3 hours ago
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 3 hours ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 3 hours ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Veliaj shmang shpjegimet për Memorialin turk

albnews by albnews
12 August, 2019
in Albania
0
Veliaj shmang shpjegimet për Memorialin turk
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar Erion Veliaj anashkaloi shpjegimin e drejtpërdrejta për vendosjen në Parkun e Liqenit në Tiranë, të një memoriali kushtuar viktimave të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016.

Veliaj i tha gazetarëve se “në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet”, por pa treguar nëse mund të hiqej një paralele mes pikave të tjera, të cilave ai referohej dhe një ngjarjeje të lidhur ngushtësisht me një vend të huaj e për më tepër me zhvillimet e brendshme politike atje.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Zoti Veliaj e kufizoi reagimin e tij ndaj kritikave që ka ngjallur një ngjarje e tillë, te respekti që duhet treguar për të vdekurit, duke ju shmangur thelbit të debatit. “ Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre”.

Sipas kryebashkiakut, fakti që atë që kanë ngritur zërin për çështjen e Memorialit, nuk kanë shprehur, sipas tij, shqetësim që zona ku është vendosur ka qenë më parë e mbuluar nga shkurret, nuk u jep atyre të drejtë sipas tij të shprehen. “Nuk i prish punë askujt. Më thonë është në cepin e Liqenit, ku shumica prej atyre që ankohen as iu ka rënë në mendje kur ishte mbuluar me ferra dhe kur digjej plastikë dhe ku zaptohej si territor”, u tha zoti Veliaj gazetarëve.

Ceremonia e vendosjes së Memorialit me emrat e 251 personave që humbën jetën tre vjet më parë në Turqi, u zhvillua në 15 korrik, e organizuar nga ambasada turke në Tiranë, e cila njoftoi se “me sukses dhe me krenari inaguruam “Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe “Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”.

Kryebashkiaku Veliaj nuk shpjegoi se i kujt ishte vendimi për ngritjen e Memorialit, dhe cilat ishin motivet e një vendimi të tillë. E po ashtu edhe nëse ka patur ndonjë akt të Bashkisë për emërtimin e rrugës apo parkut, gjë e cila është kompetencë e saj dhe Këshillit bashkiak që merr në fund vendimin. Nga një vështrim i vendimeve të publikuara në faqen e Këshillit Bashkiak, nuk rezulton të ketë patur një të tillë lidhur me ‘’Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’’ dhe ‘’Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”.

Fillimisht Bashkia e Tiranës, u duk se kërkonte t’i rrinte larg kësaj ngjarjeje. Interesimit të Zërit të Amerikës për të kontaktuar dhe intervistuar një nga drejtuesit e Bashkisë lidhur me çështjen e Memorialit, një zëdhënës i Bashkisë tha se duhej kontaktuar Ministria e Jashtme. Kjo e fundit i shpjegoi zyrtarisht Zërit të Amerikës se nuk ishte përfshirë në asnjë formë dhe mënyrë në ceremoninë e 15 korrikut. Në fakt asnjë përfaqësues i saj nuk mori pjesë. Ndërkohë që Bashkia u përfaqësua në nivel të lartë, me zëvendësin e zoti Veliaj, nënkryetarin Arbjon Mazniku.

Tre ditë pas ceremonisë në Tiranë kryeministri Edi Rama, njoftoi përmes një fotoje se ndodhej në Turqi “në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, siç shpjegoi vetë kreu i Qeverisë, i vënë jo rrallë në shënjestër për raportet e tij të afërta ,me kreun e Shtetit turk, i cili ka fajësuar klerikun Fetullah Gülen dhe organizatën e cilësuar terroriste FETO, për grushtin e dështuar të Shtetit

Pak ditë më vonë në Tiranë mbërriti për një vizitë ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, i cili deklaroi në një intervistë për mediat turke se kishte dikutuar me homologun e tij shqiptar Sandër LLeshaj por dhe me kryeministrin Edi Rama për luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë FETO-n. Ata kanë shprehur përkushtimin e tyre në këtë drejtim,” tha ministri turk, duke shtuar se ndjehej i kënaqur nga “qasja e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm ndaj FETO-s”./Alsat/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

9 November, 2025
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

9 November, 2025
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result