UK
VIDEO/ Grushti i ”shekullit”, Daniel Dubois fiton me K.O ndaj Anthony Joshua dhe mbron titullin IBF
Ne “Wembley” te Londrës u zhvillua perballja e madhe e boksit per peshat e renda.
Daniel Dubois mbetet kampioni ne fuqi i titullit IBF, duke mposhtur me Knock Out nje emer si Anthony Joshua.
Raundi i parë u dominua bindshëm nga Dubois i cili i dhuroi Joshuas një goditje të fuqishme me të djathtën e cila e tronditi.
Goditja ishte aq e fortë sa që Joshua ra në gjunj, por fatmirësisht për të përfundoi koha e raundit dhe kështu i shpëtoi më të keqes.
Dubois mori një avantazh që në fillim të kësaj sfide dhe Joshua u mundua që të rikuperohej nga raundi i parë, por në fakt Dubois i dhuroi atij një goditje tjetër kësaj radhe me të majtën.
E njëjta ndodhi edhe në raundin e katërt dhe të pestë, por kësaj radhe Joshua nuk ia doli që të marrë veten pas goditjes së fuqishme që i dha Dubois nën mjekër duke detyruar gjyqtarin që t’i jepte fund duelit.
Konkluzioni – Joshua u rrëzua në raundin e parë, në raundin e tretë e në raundin e katërt. Në raundin e pestë nuk mundi të ngrihej më.
Anthony Joshua ka perjetuar humbjen me te rende ne karriere. Vlerësohej favorit i madh, por u shkatërrua plotësisht nga Daniel Dubois.
“Zoti më bekoi”
Dubois ka thënë pas duelit se ishte parë si jo-favorit, por që kjo gjë i ndodhi edhe në dy luftërat e fundit.
“A nuk jeni të mahnitur, a kërkonit spektakël?”, ishin fjalët e para të boksierit drejtuar të pranishmëve në sallë. Po, është e vërtetë se unë jam parë si jo-favorit për këtë përballje, mirëpo ja dola t’i hesht kritikët.
Ka qenë një rrugëtim i gjatë. Jam mirënjohës që jam në këtë pozicion. Zoti më bekoi. Jam një gladiator, jam një luftëtar deri në fund. Unë dua të shkoj në potencialin tim të lartë në këtë lojë.
Kam punuar shumë për këtë moment dhe ia dola ta dëshmojë edhe njëherë se çfarë mund të bëjë”, tha Dubois.
Anthony Joshua vlerëson kundërshtarin
Pas humbjes me K.O, Joshua vlerësoi rivalin
“Merita për atë dhe ekipin e tij, ne u munduam që të arrijmë suksesin, por nuk ia dolëm. Ju e dini, jam i zemëruar por do të mbaj qetësinë dhe do të tregoj respekt për kundërshtarin tim.
Para se të vija këtu, unë gjithmonë i thosha vetes se do të jem një luftëtar për gjithë jetën. Ne nuk ia dolëm por do të provojmë sërish.
Unë kisha një kundërshtar të shpejtë, por bëra shumë gabime nga fundi. Jam i zemëruar”, tha britaniku.
Të ardhurat
Raportohet se Dubois ka arkëtuar katër milionë euro, por kjo mund të rritet deri mbi 10 milionë euro në varësi të shitjeve nga shikimet (pay-per-vieë).
Ky do të ishte fitimi i tij më i madh deri më sot pasi mori afër dy milionë në gusht 2023 pas humbjes nga Oleksandr Uysk.
Ndërkohë, raportohet se Joshua përkundër humbjes, do të marrë në shtëpi shtatë milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet deri në 30 milionë euro varësisht se sa do të shikohet ky duel.
UK
Kalimet vjetore të migrantëve përmes Kanalit, më të lartat që nga viti 2022
Një total prej 41,472 emigrantësh kaluan Kanalin me varka të vogla në vitin 2025 – pothuajse 5,000 më shumë se një vit më parë.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme treguan një rritje prej 13% në totalin prej 36,566 në vitin 2024.
Ishte numri më i lartë që nga viti 2022, kur kaluan kufirin gati 46,000 migrantë.
Qeveria thotë se ka larguar tashmë 50,000 njerëz që ishin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe po punon më ngushtë me qeverinë franceze.
Pati 28 ditë pa asnjë kalim nga 15 nëntori deri më 12 dhjetor, të cilat disa vëzhgues ia atribuan erërave të forta në Kanal.
Shifrat nga Ministria e Brendshme treguan se 737 persona mbërritën më 13 dhjetor dhe më shumë se 600 të tjerë në katër ditët në vijim.
Një total prej 803 personash mbërritën në 13 anije më 21 dhjetor, një rekord për një ditë të vetme në dhjetor.
Mbërritjet e fundit të vitit 2025 ishin më 22 dhjetor, kur 17 persona u sollën në breg në Dover.

Në nëntor, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood njoftoi reforma të mëdha për procesin e azilit, duke e përshkruar sistemin aktual si “jashtë kontrollit dhe të padrejtë”.
Ndryshimet përfshijnë viza për jashtë shtetit që kërkojnë kualifikime më të larta, emigrantët do të duhet të presin më gjatë për t’u lejuar qëndrimi, studentët e huaj do të lejohen të qëndrojnë vetëm për 18 muaj pas diplomimit dhe disa emigrantë përballen me një pritje 20-vjeçare përpara se të lejohen të vendosen përgjithmonë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Numri i kalimeve me varka të vogla është i turpshëm dhe populli britanik meriton më mirë.”
“Kjo qeveri po ndërmerr veprime. Ne kemi larguar pothuajse 50,000 njerëz që ishin këtu ilegalisht dhe marrëveshja jonë historike me francezët do të thotë që ata që mbërrijnë me anije të vogla tani po kthehen mbrapsht.”
UK
Faqet e para të gazetave në UK
‘Horror on the dancefloor’ dhe ‘Traitors twist’; janë titujt e shumë gazetave në Uk










UK
Faqet e para te gazetave në UK
‘Viti i provave’ për Kryeministrin dhe ‘lufta’ me gjyqtarët për Shamima Begum;








-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
