Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

albnews
By
1 Min Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re, kandidatit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

“Kushtetuesja nuk thotë mund të emërojë, por emëron nëse dështon i pari. Kushtetuta nuk i lë hapësirë presidentes për mos-emërim të kandidatit të dytë atëherë kur ka një mandatar. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten ta emërojë kandidatin e dytë. Kam mandatuar Glauk Konjufcën, kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4 e Kushtetutës, si dhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, tha presidentja e Kosovës.

Po ashtu, presidentja e  Kosovës bëri të ditur se ka ftuar partitë opozitare për t’u ofruar mundësinë e mandatarit, por që të njëjtat kanë deklaruar se nuk do të propozojnë emër tjetër për mandatar.

Sipas Kushtetutës, mandatari ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja ka fituar 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.

Share This Article