Show - Biz
Winston Churchill. Dështak, triumfator: dritëhijet e një udhëheqësi plot kontradikta
Disftatat e para
Në imagjinatën kolektive, Winston Churchill është një titan që i çoi britanikët drejt fitores në luftën kundër nazizmit. Aq shumë sa në vitin 2001 kur ndodhën atentatet e 11 shtatorit George W. Bush u tha amerikanëve: “Nuk do të rrëzohemi, nuk do të pushojmë, nuk do të lëkundemi, nuk do të dështojmë.” Këto fjalë risillnin në vëmendje një fjalim të Winston Churchill-it në shkurt të vitit 1941.
Megjithatë në vitin 1940, në fillim të mandatit të tij shumë nga britanikët e shihnin nën një dritë shumë ndryshe. Në ato momente ishte një 60 vjeçar dështak, prej të cilit mbaheshin mend një numër gabimesh që kishte bërë duke mbajtur poste të rëndësishme.
Për këtë biografi i tij, Robert Rhodes-James në vitin 1970 do ta titullonte librin mbi jetën e mëparshme të kryeministrit, “Një studim mbi dështimin”. Sado e pabesueshme mund të duket tani, në atë kohë flitej për një personazh pak a shumë qesharak, shqetësimi i vetëm i të cilit ishte vetëmbrojtja.
Një frazë që i atribuohet lord Birkenhead-it, një nga miqtë më të mirë të tij, e sqaron më së miri karakterin ambivalent të tij: “Kur Winston-i ka të drejtë është unik, por kur gabohet… Ah Zot!”
Në Luftën e Dytë një lord tjetër, Alanbrooke iu referua vështirësisë të Churchill-it për të dalluar mes idealit dhe gabimit. Katalogu i vendimeve të diskutueshme nuk bazohet në zbulimin e fakteve të panjohura.
Anët e errëta të personalitetit janë mjaft të njohura. Specialistët që janë pro njohin egocentrizmin dhe guximin, besojnë se në një peshore historike duhet të vlejnë më shumë aspektet si aftësia për të udhëhequr një vend në kohë të vështira si ajo e Luftës së Dytë Botërore.
Vetë Churchill-i ishte i ndërgjegjshëm për defektet e tij dhe për këtë arsye nuk mbante ditar, nuk donte të linte dëshmi për dobësitë e veta. Fëmijë i një familjeje aristokrate iu qas karrierës ushtarake, ishte i ri dhe i etur për veprimin, pasi e kishte parasysh se bëmat e tij në fushën e betejës mund të hapnin rrugën drejt politikës. Në Sudan dha ndihmën e tij pas revoltës së udhëhequr nga një lider fetar, mahdi.
Ndërhyri në ato momente në betejën e Omdurmán-it (1898) si pjesë aktive e kalorësisë së ushtrisë britanike. Do t’i rrëfente përshtypjet e tij në një libër “Lufta e Nilit”, në një vepër mjeshtërore nga pikëpamja kinematografike mbi sulmin. Idetë e tij për sudanezët janë ato të një imperialisti viktorian: “Duhet të vesh rend në një territor të ndarë në tribu barbare”. Popullata zezake sipas përshkrimit të tij nuk zotëron cilësi përtej vlerave dhe ndershmërisë.
Në Afrikën e Jugut do të përjetonte një aventurë tjetër, këtë herë si korrespondent i luftës së Boerëve. U kap rob, por arriti të arratisej. U shndërrua në hero, arriti të merrte një vend në Partinë Konservatore nga e cila do të dilte në vitin 1904 duke luajtur një lojë të rrezikshme, por që dha rezultat. E dinte që në rradhët e liberalëve kishte një vend në qeveri. Si Home Secretary (ministër i brendshëm) rezultoi mjaft problematik. Në vitin 1910 u përball me një grevë minatorësh në Uells për kushte më të mira pune. Futi ushtrinë për të frenuar revoltat me metoda efikase.
Gazetat e akuzuan për brutalitet. Biografi Alan Moorehead-i sinjalizon se ishte atëherë kur filloi mosbesimi i sindikatave kundrejt Churchill-it në çështje të politikës së brendshme. Akoma më keq ishte dështimi i Galipolit pak vite më vonë, në mes të luftës. Përballë trupave otomane pati 250 000 të rënë në rradhët e ushtrisë britanike. Në atë kohë Churchill besonte se mund ta detyronte Turqinë, aleate të gjermanëve, të tërhiqej nga konflikti në mënyrë të tillë që Londra të mund të kontaktonte me aleatët rusë përmes Detit të Zi.
Fronti perëndimor mbeti i palëvizur nga lufta e llogoreve, ideja ishte hapja e një skenari të ri lufte. Megjithatë një rezistencë e paepur e çmontoi këtë plan së bashku edhe me mungesën e disiplinës së garnizoneve. Katastrofa i dha origjinë termit “sindroma e Galipolit”, ngurrimi për të kryer zbarkime në plazhet e kontrolluara nga armiku, që do të zgjaste deri në Normandi tri dekada më vonë. Faji nuk ishte plotësisht i Churchill-it sepse ishte kryeministri Henry Asquith që miratoi vendimet e tij. Ka edhe një fakt tjetër se Admirali injoroi këshillat dhe nuk mori masat e duhura të parandalimit.
I zhgënjyer dhe me shpirt të vrarë ka të ngjarë që Churchill-i të ketë marrë në konsideratë edhe idenë e vetëvrasjes. Shkoi në Francë ku kërkoi një fat në front në mënyrë që të merrte merita për të harruar përgjegjësitë e tij.
Ishte i etur për të fshirë imazhet, sepse mendonte se ishte një i ri ambicioz që ishte ngjitur shumë shpejt në një post më të madh nga sa mund të mendonte. Përballë Gjermanisë së perandorit Vilhelmi II, Churchill-i ishte në favor të një manovre detare përmes një bllokimi që do të linte të vdisnin urie burra, gra dhe fëmijë. Gjykata e Hagës në vitin 1907 e përkufizonte këtë taktikë si krim lufte. E konsideronte legjitime vetëm, nëse do të përdorej për të dobësuar ushtrinë armike, jo si armë kundër civilëve.
E rrethuar, Gjermania reagoi duke përdorur nëndetëset. Në ato momente askush nuk diskutonte aftësinë e tij të punës, as aftësinë e tij për të mahnitur interlokutorët. Megjithatë shumë besonin se fshihte një defekt karakteri që e pengonte të sillej në mënyrë të arsyeshme. Kryeministri liberal, Lloyd George mendonte se mund të përfitohej nga energjia e Churchill-it për aq kohë sa ta mbante nën kontroll. Për këtë arsye i dha një vend në qeveri në vitin 1917 si ministër i armatimit. Dy vite më vonë u bë sekretar i shtetit të luftës. Megjithatë nuk pati fat. Për të luftuar kundër bolshevikëve rusë që i shihte si kërcënim për demokracinë britanike urdhëroi një sulm për të kapur transiberianin. Rezultati ishte dështimi i radhës dhe sipas biografit Anthony McCarten u konsolidua ideja se ishte një aventurier ushtarak i pandreqshëm, të cilit nuk mund t’i besohej.
Pengesat nuk ia zbehën besimin tek vetja. Ndërroi edhe një herë partinë për t’u kthyer tek rradhët konservatore. Kryeministri Stanley Baldwin i ofroi në vitin 1925 ministrinë e financave duke menduar se një njeri kaq dinamik sa ai ishte më mirë ta kishe mik dhe jo kundër. Filloi atëherë, ajo që Alan Moorehead-i do ta përcaktonte si periudha me pak më shumë fat në politikë. / bota.al
Show - Biz
Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri
Shpesh fotot e para me fishekzjarrë që kremtojnë ndërrimin e viteve vijnë nga Zelanda e Re dhe Australia.
Por në fakt janë dy mikroshtete ato që festojnë të parët ndërrimin e viteve. Ishujt Samoa dhe Kiribati që ndodhen në oqeanin Paqësor ndajnë këtë rekord, falë pozicionit më të favorshëm në krahasim me ishujt e tjerë në Polinezi.
Ato ndodhen saktësisht mes ishujve Havai dhe Zelandës së Re, duke u bërë të parët që presin ndërrimin e viteve.
Pozicioni i tyre gjeografik i vendos të parët në linjën e datës ndërkombëtare, një standard i vendosur që në vitin 1884, që praktikisht ndan ditët. Praktikisht, nëse ndodhesh në atë kufi, mund të udhëtosh në kohë duke u spostuar pak më shumë në perëndim, ose në lindje të saj. Por edhe pse nis në Polin e Veriut dhe mbaron në atë të Jugut, linja nuk është një vijë e drejtë, pasi ajo manovron përmes kufijve politikë të shteteve.
Ishujt Samoa dhe Kiribati janë të parat në pjesën perëndimore të linjës, duke mundur kështu Zelandën e re dhe Ishujt Marshall. Para vitit 1990, linja e datës ndërkombëtare e ndante ishullin Kiribati në dy, duke shkaktuar jo pak probleme me kalendarin.
Dy ishujt në fjalë janë destinacione turistike që vizitohen thuajse në çdo ditë të vitit, por për Vit të Ri mund të gjeni një arsye më shumë për t’i vizituar.
Bota
George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre
Aktori i njohur amerikan George Clooney, bashkëshortja e tij Amal Clooney, avokate e të drejtave të njeriut, si dhe binjakët e tyre Ella dhe Alexander, janë pajisur zyrtarisht me shtetësinë franceze. Vendimi është bërë publik në Journal Officiel, organi zyrtar ku publikohen dekretet e qeverisë franceze.
Familja Clooney jeton kryesisht në një fermë në Brignoles, në jug të Francës, blerë në vitin 2021. Kryebashkiaku i qytetit, Didier Brémond, u shpreh për mediat lokale se zgjedhja e çiftit për t’u bërë shtetas francezë tregon “dashurinë e tyre për Francën”, duke i përshkruar si një familje të thjeshtë dhe të aksesueshme.
Në një intervistë për revistën Esquire, Clooney tregoi se vendimi për t’u zhvendosur në Francë lidhej me shqetësimin për rritjen e fëmijëve në Los Anxhelos dhe ndikimin e kulturës së Hollivudit. Ai theksoi se dëshironte një jetë më normale për ta, larg paparacëve dhe krahasimeve me fëmijë të tjerë të famshëm.
Binjakët e çiftit kanë lindur në Londër në vitin 2017. Amal Clooney, e lindur në Liban dhe e rritur në Britani, është natyralizuar me mbiemrin e saj të vajzërisë, Amal Alamuddin. Ndërsa fëmijët dhe Amal flasin rrjedhshëm frëngjisht, George Clooney pranon me humor se gjuha franceze mbetet ende një sfidë për të.
Popular
Brenda “Strofkës së Ujkut “, udhëtim në bunkerin sekret ku Hitleri drejtoi luftën dhe i mbijetoi atentatit
Rruga që gjarpëron mes liqeneve vezulluese dhe pyjeve të qeta të Masurias në Poloninë verilindore, duket si skena ideale për një arratisje fundjave në natyrë. Por pas qetësisë baritore dhe cicërimave të zogjve, peizazhi fsheh një nga kapitujt më të errët të shekullit të 20-të.
Këtu, në thellësi të pyllit, qëndrojnë rrënojat e mbuluara me myshk të “Strofkës së Ujkut” (Wolfsschanze) – qyteti sekret prej betoni nga ku Adolf Hitleri drejtoi makinerinë naziste të luftës dhe pushtimin e Bashkimit Sovjetik.
Qendra nervore e Rajhut të Tretë
E ndërtuar me shpejtësi në vitin 1941 nga Organizata Todt dhe puna e detyruar e të burgosurve, “Strofka e Ujkut” ishte shumë më tepër se një bazë ushtarake. Ajo ishte një fortesë e pathyeshme, e vendosur strategjikisht vetëm 80 kilometra larg kufirit sovjetik, për të mbikëqyrur Operacionin Barbarossa.
Kompleksi gjigant përfshinte 50 bunkerë, 70 kazerma, dy fusha ajrore, kinema, madje edhe një çajtore. Muret e bunkerëve arrinin një trashësi monstruoze prej 20 metrash beton, ndërsa një sistem i sofistikuar kamuflazhi dhe 50,000 mina tokësore e bënin atë të padukshëm dhe të paafrueshëm.
Përveç Hitlerit, i cili kaloi rreth 800 ditë këtu, në këtë “qytet në pyll” jetonin edhe figurat më të larta të regjimit si Goebbels, Göring dhe Bormann.
Rutina banale e së keqes
Vizita në rrënoja zbulon detaje rrëqethëse të jetës së përditshme të diktatorit. Hitleri, shpesh i sëmurë dhe me pagjumësi, e niste ditën duke lexuar raportet e bombardimeve dhe duke shëtitur qenin e tij, Blondi. Është një kontrast makabër: imazhi i njeriut përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve duke shëtitur qenin në qetësinë e pyllit, ndërsa disa metra më tutje planifikohej Holokausti.
Dështimi i “Valkyrie”
“Strofka e Ujkut” njihet botërisht si vendi ku historia mund të kishte ndryshuar rrjedhë. Më 20 korrik 1944, koloneli Claus von Stauffenberg tentoi të vriste Hitlerin duke vendosur një çantë me eksploziv nën tavolinën e konferencave.
Shpërthimi vrau tre persona, por Hitleri shpëtoi me lëndime të lehta, i mbrojtur nga këmba e rëndë e tavolinës së lisit. Ky dështim çoi në ekzekutimin e 5,000 personave dhe rriti paranojën e diktatorit, i cili pas kësaj ngjarjeje zhvillonte takime vetëm i rrethuar nga rojet SS.
Debati mbi “Turizmin e Errët”
Sot, vendi tërheq rreth 300,000 vizitorë në vit. Natyra ka rimarrë kontrollin mbi betonin; pemët rriten brenda bunkerëve dhe stalaktitet varen nga tavanet e errëta, duke i dhënë vendit pamjen e një qytetërimi të lashtë e të harruar.
Megjithatë, zhvillimi i fundit i zonës ka ngjallur debate. Në fund të vitit 2024, aty u hapën një hotel dhe një restorant. Për historianët, komercializimi i një vendi ku u orkestruan krime kundër njerëzimit është problematik. Por për të tjerë, ruajtja e këtij kompleksi shërben si një dëshmi fizike dhe e nevojshme e historisë, një paralajmërim i gdhendur në beton mes pyjeve të Polonisë.


-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK14 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania15 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
