Taulant Xhaka, në një intervistë për zviceranen “Blick”, ku ka folur është pyetur për Edon Zhegrovën, talentin e Kosovës, që luan te Baseli.
Xhaka s’ka asnjë dyshim se Zhegrova është një talent i jashtëzakonshëm, por që sipas tij, në fillim nuk e ka marr edhe seriozisht këtë punë.
“Edoni luftoi në fillim për të ndarë argëtimin me seriozitetin. Sidoqoftë, na ndihmon shumë me driblimin e tij, me cilësitë që ka”, u shpreh Xhaka.
“Ai e di se ende mund të përmirësohet, veçanërisht në fazën mbrojtëse. Nuk kemi pse të flasim në mënyrë agresive për klasin e tij. Nëse e ka topin në këmbë, diçka ndodh”, tha Xhaka.