• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kulture
Xhubleta dhe marrëzia jone atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jone atdhetare

by albnews
13 August, 2023
in Kulture, Opinion
0
36
VIEWS

Opinion nga Dr MONIKA STAFA 

Shumë është folur e shkruar, ndonjëherë edhe me një ngazëllim të habitshëm, se shqiptarët kanë qenë dhe janë populli më i varfër  i Europës. I varfër në toka. Por jo aq në male. Në det, lumenj apo dhe liqene. Ndoshta ky paradoks mes malit dhe tokës për syrin e një të huaji ka qenë një raport që nuk i ka mbushur mendjen fotografit të huaj për të përllogaritur ushqimin bazë fillimisht të një shqiptari. Pasuri dhe mirëqenie nuk mendohej asesi. Lumturia dhe shëndeti që vijnë pas tyre padyshim jo e jo.

Por ka diçka që mprehtas të kthen vështrimin për ta rimenduar dhe njëherë bollëkun e banorëve të këtyre anëve.

Cila është ajo?

lat dëshmojnë kokëfortë se sa shumë është tepruar me përcaktime të tilla. Ato, në mos përditë, të paktën në çastet më solemne të jetës, i kanë dhënë mundësi njeriut shqiptar të shijojë luksin. Dhe jo vetëm luksin e artizanatit vendas.

Një botim që i kushtohet pranisë së qytetërimit frëng në Shqipëri (SinaniBourolleau, La France dans les Archives d’Albanie, Tiranë 2005), duket qartë se zonjat shqiptare, pavarësisht nga gjendja e përgjithshme e zhvillimit të vendit, në vitet 1930 ndiqnin modën e Parisit dhe blinin bizhutë më të reja franceze që u shiteshin po atëherë zonjave frënge në sheshin “Vendôme”.

* * *

Regjistrimi i xhubletës në listën e trashëgimisë kulturore botërore të shpallura në mbrojtje të UNESCO-s si një veshje origjinale me lashtësi të kryehershme për njerëzimin përbën një ngjarje kulturore me rëndësi për gjithë shqiptarët.

E bashkë me të, drejt thesarit të trashëgimisë botërore kanë udhëtuar edhe disa pasuri të tjera shqiptare të pandashme prej saj. Areali i kryezonës së ruajtjes së xhubletës; areali i ruajtjes së lahutës, eposi heroik, kanuni, kulla, logu, bjeshkët, malësori si dhe jeta tradicionale.

Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ka gjithmonë një dallim midis zonës së rrudhur, ku këto pasuri janë ruajtur deri në kohët moderne si trashëgimi e si mjeshtëri. Krahasuar kjo me zonën e përhapjes së kryehershme.

Ndaj është e pashmangshme pyetja, a është xhubleta vërtet një veshje 4- mijëvjeçare? Ku fillojnë dhe ku mbarojnë ilirët? Ku fillon dhe ku mbaron historia e xhubletës? Si ndahen këto epoka mes mitizimit nacionalist dhe asaj çka shkenca provon në të vërtetë?

Kur do ta kuptojmë këtë marrëzi të shkencës atdhetare?

XHUBLETA 4-MIJËVJEÇARE?!

Në hapësirën historike-zanafillëse arbërore ndarja në dy makrozona, etnografikisht në toskë e gegë; gjuhësisht në toskërisht e gegnisht; në traditën muzikore në zonën e polifonisë e të homofonisë, ndodhi, sipas shprehjes së Eqrem Çabejt, në shekujt e kapërcyellit, bashkë me kalimin nga ilirët tek shqiptarët (shek. V-VII). Edhe në pikëpamje të tipologjisë së veshjes hapësira historike shqiptare është ndarë në të njëjtën kohë, në dy makrozona: të fustanellës në jug dhe të xhubletës në veri. Hartëzimi tipologjik i veshjeve shqiptare sipas kësaj vendosjeje lehtësohet prej analogjisë bindëse me ndamjen krahinore të popullit shqiptar prej Rrok Zojzit dhe ndamjen krahinore të Kosovës prej Mark Krasniqit, që janë vazhdim i njëra-tjetrës.

Mbështetur në të dhëna e argumente historike e kulturore mund të besohet se dikur fustanella dhe xhubleta takoheshin mbi e nën Shkumbin, pa e penguar njëra-tjetrën për t’u ngjitur më lart apo për të zbritur më poshtë. Deri në mesin e shekullit të kaluar me fustanellë visheshin e fotografoheshin Kryezinjtë e Gjakovës, Hamzë Kazazi i Shkodrës dhe Ahmet Zogu i Matit. Në të njëjtën mënyrë xhubleta, në një formë të stilizuar, zbriste gjer në Berat, madje gjer në Lunxhëri.

PO NGA VJEN FJALA XHUBLETË?

Nga pikëpamja etimologjike emri i xhubletës është lidhur me fjalën-rrënjë të turqishtes cüppe, me kuptimin fustan, që është huajtur në shqip në disa forma: xhybe, xhubè, xhubletë, me sa duket dhe xhup.

Makrozona e xhubletës nisi të ngushtohej dhe të mbyllej kryesisht në atë areal që franceskanët e quanin Lekni, domethënë prej lumit Mat deri në rrjedhën e Drinit të Bardhë, atëherë kur shqiptarët u gjendën në përbërje të një supershteti krejt të ndryshëm prej qytetërimit të tipologjisë perëndimore, siç ishte ish-perandoria osmane. Kjo është koha kur ngushtohet edhe kryevatra e eposit dhe lahutës, areali i kanunit dhe deri-diku edhe i krishterimit.

Xhubleta dhe fustanella kanë plotësuar njëra-tjetrën dhe të dyja së bashku vetë identitetin shqiptar duke bashkëjetuar së paku prej kohës kur shqiptarët dolën prej burimit ilir. Në përshkrimet dhe imazhet që janë ruajtur për veshjet ilire, duke përfshirë veshjen e Teutës mbretëreshë (në mozaikë, p. sh.), nuk ka xhubletë.

Jo vetëm xhubleta e fustanella, por edhe veshjet e tjera tradicionale shqiptare, si veshja e Hasit, e Gurit të Bardhë, e Mallakastrës apo e Kurveleshit, kanë qenë dhe janë lajmëtare identifikuese për bartësin e vet.

re, xhubleta ka identifikuar edhe statusin social të familjes. Sipas disa të dhënave që ruhen në arkivat e trashëgimisë, në arkën e nuses, në ditën e martesës, duhej të kishte, sipas gjendjes shoqërore dhe të pasurisë, tri, shtatë apo nëntë xhubleta secila për një ditë të shënjuar. Numrat nuk janë aspak rastësorë. Ata janë të gjithë numra simpatikë. Kryesisht në krishterim, por edhe në parakrishtërim.

Ngjyrat e xhubletës, stilizimet e saj, dallonin vajzën e fejuar, nusen në ditën e parë të martesës, gruan që sapo është bërë nënë, magjatoren apo baçicën e familjes patriarkale; zonjën që është nisur të dielën për meshë apo për të pagëzuar fëmijën.

Në këtë kuptim, xhubleta u jepte siguri atyre që e bartnin dhe u diktonte marrëdhënie respekti të tjerëve. Qofshin dhe kalimtarë të panjohur.

Vërtet mendojmë ende se kemi qenë kaq të varfër?

* * *

Me xhubletën është i lidhur një prej ritualeve më të njohur tradicionalë të viseve veriore shqiptare, festa e logut, e cila është cilësuar herë konkurs bukurie për vajzat, herë si dyluftim artistik i shpatës dhe xhubletës.

Siç kanë vlerësuar studiuesit, xhubleta duhej të ishte jo vetëm e bukur, por edhe funksionale, të mos e pengonte bartësen e vet në punë, në ndêjë, në kcim apo në udhëtim. Prandaj meritojnë nderim jo vetëm mjeshtret që e ruajtën zejen e xhubletës, por edhe gratë e vajzat e hijshme që e kanë bartur.

Është interesante të vërehet se edhe leksiku që lidhet me punimin e xhubletës është shumë i hershëm dhe ka disa përkime aspak rastësore me arbërishten e sotme. Këto janë shenja të hershmërisë relative të xhubletës, që na çojnë në periudhën parashqiptare dhe na japin mundësi të veçojmë periudhën paraosmane.

Ndaj e theksojmë sa i takon hershmërisë absolute, në çdo rast duhet të mbahet në konsideratë koha kur u shfaqën ilirët si popullsi banuese e qëndrueshme në hapësirën subdanubiane e në anën tjetër të Adriatikut, si kufi pagabueshmërie.

* * *

Veshja tradicionale shqiptare i ngjan një palimpsesti, ku epokat historike kanë fshehur gjurmën e tyre të pashlyeshme njëra pas tjetrës. Kjo është arsyeja që, aty ku syri i zakonshëm i njeriut sheh një larmi të pafundme veshjesh, abstraksioni i specialistit zbulon afri deri në përputhje të tipeve të tyre.

Në këto veshje, ashtu si në rastin e xhubletës, gjenden shenja të kulteve pagane, si dielli dhe yjet; shenja të totemeve të të parëve, si gjarpri; shenja të krishtërimit të hershëm, si peshku; shenja të krishtërimit të fshehtë ose të rifshehur prej fillimit të periudhës osmane e këndej, si kryqi i stilizuar dhe simbole të tjera, që ngjajnë shpesh si monograme të kodifikuara me një mjeshtëri të rrallë.

Në veshjet tradicionale shqiptare, sidomos në ato veshje që arkeo-etnologjia provon një vijimësi prej antikitetit apo kohëve të mëvonshme çdo vijë, çdo dekoracion, çdo simbol, çdo ngjyresë që syrit të zakonshëm njerëzor mund t’i ngjajë si një e njohur e rëndomtë, syrit të studiuesit i informon procese shumëshekullore evolucioni. Në këtë proces veshjet shqiptare kanë ruajtur etnicitetin e tyre, duke lejuar, megjithatë, që njeriu të shprehë individualitetin e tij në shije dhe në ngjyra.

Nuk është e rastit që studiueset albanologe L. Conti e O. Marquet shënjojnë një spirito reale, një frymë aristokratike dhe vetëdije mbretërore në veshjet e shqiptarëve mërgimtarë në Itali në periudhën e fundit të mesjetës (Spirito reale nei costumi della donna arbëreshe, Puglia 1988). Ky konstatim merr vlerë duke e vendosur në kontekstin e kohërave moderne.

Me plotësimin hap pas hapi të gjithë hapësirës shqiptare me enciklopedinë e kostumeve ndoshta do të lindë vërtet nevoja edhe për një fjalor gjuhësor-etnografik të përshkrimit të veshjeve. Jo vetëm çdo veshje e çdo kind, por gjithashtu çdo pjesë e tyre, çdo cep e qepje, çdo anë palë, kanë emrat e tyre të përveçëm, thuajse krejt të pavlerësuar gjuhësisht e etnografikisht.

Mendoni sa bukur do të jetë!

Dhe katër mijë vjetët të shndërrohen në përrallë.

Previous Post

ÇARÇAFI I LEROSUR I KM-së

Next Post

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë dhe Çair të Maqedonisë së Veriut ka trazuar politikën në Shkup dhe në Beograd.

albnews

albnews

Related Posts

Kulture

Legjenda e muzikës britanike kundër qeverisë: Planet për IA-në rrezikojnë artistët

19 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Kulture

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Next Post
Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë dhe Çair të Maqedonisë së Veriut ka trazuar politikën në Shkup dhe në Beograd.

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë dhe Çair të Maqedonisë së Veriut ka trazuar politikën në Shkup dhe në Beograd.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

19 May, 2025
Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

19 May, 2025
Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4716 shares
    Share 1886 Tweet 1179
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM