ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 15 minutes ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 16 minutes ago
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë? 19 minutes ago
Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë 22 minutes ago
Triumfi i heshtur i Mbretit Charles III 22 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Zbulohet studimi sekret gjerman i 2012-ës për një pandemi që do vinte nga Azia

albnews by albnews
3 April, 2020
in Bota
0
Britani e Madhe ndan 210 milionë stërlina për hulumtimin e vaksinës kundër COVID-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në vitin 2012, në vazhdën e epidemisë globale SARS, qeveria gjermane porositi institutin ‘Robert Koch’ dhe ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë për të simuluar një përhapje të mundshme të një pandemie shkatërruese në Gjermani. Rezultati ishte një analizë e detajuar e rrezikut ekstrem, duke përfshirë masat që do të ishin të nevojshme për të mbrojtur popullsinë dhe për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Studimi, i mbajtur në arkivat e Bundestagut, është zbuluar nga Kristina Dunz, një gazetare e Rheinische Post. Ai parashikon në mënyrë befasuese atë që ka ndodhur dhe po ndodh me Covid-19.

RelatedPosts

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë

“Partneriteti 100-vjeçar”-Ratifikohet marrëveshja mes Kievit dhe Londrës, thellohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Virusi i imagjinuar në skenar e ka origjinën në Azi, prej nga bën kërcimin te njerëzit nga tregjet e kafshëve të egra, por rreziku dhe dimensioni i tij nuk kuptohen deri disa javë më vonë.

Periudha e inkubacionit është 3 deri në 5 ditë, por mund të ndryshojë në një hapësirë prej 2 deri në 14 ditë. Infeksioni përhapet nga spërklat ose nga kontakti. Simptomat janë temperaturë, kollë e thatë, vështirësi në frymëmarrje, dridhje, dhimbje koke.

Fëmijët dhe të rinjtë e kalojnë infeksionin relativisht lehtë, por të moshuarit kanë më pak shanse për të mbijetuar.

Masat e ndërmarra nga qeveria janë të fuqishme: izolim dhe karantinë për të sëmurët, mbyllja e shkollave, anulim i çdo aktiviteti publik, kufizime të mëdha për lëvizjen e njerëzve në ajër të hapur.

Pyetja që shtrohet pas këtij zbulimi është e pashmangshme: pavarësisht se kishte një analizë kaq të plotë të rrezikut, a e nënvlerësoi qeveria gjermane epideminë e Covid-19? Ekspertët e institutit ‘Robert Koch’ pranojnë ngjashmërinë mes dokumentit të tyre dhe krizës aktuale, por thonë se nuk mund të krahasosh të dhënat virtuale me ato reale.

“Skenari Modi-Sars 2012 nuk ishte një parashikim për zhvillimin dhe pasojat e një pandemie, por një skenar ekstrem i provokuar nga një patogjen imagjinar, për të ilustruar dëmet e mundshme teorike për një sëmundje që mund të transmetohet nga një qenie njerëzore te tjetra,” tha Susanne Glasmocher, zëdhënëse për institutin ‘Koch’. Megjithatë, kur lexon dokumentin, mbetesh i shokuar.

Skenari apokaliptik gjithashtu imagjinon një kohëzgjatje të epidemisë për thuajse tre vite dhe përllogarit një nivel vdekshmërie prej 10% të atyre që janë infektuar, që është më shumë se 7 milionë vdekje si pasojë direkte e infektimit. Realiteti sheh drejtorin e të njëjtit institut, Lothar Wieler, që pranon se nëse nuk respektohen masat kufizuese të shpallura nga qeveria, Gjermania për dy ose tre muaj do të ketë dhjetë milionë të infektuar.

Dallimi i rëndësishëm është përqindja më e ulët e vdekshmërisë, për fat të mirë. Që ka pasur një nënvlerësim fillestar, jo vetëm në Gjermani, kjo është pranuar edhe nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në Republikën Federale, problemi është përkeqësuar nga ndërlikimet e sistemit federal, totemi i demokracisë gjermane për shkak të historisë së tij, i cili parandalon menaxhimin e centralizuar të krizave.

Megjithatë, edhe një deputet i opozitës, liberali Andrew Ullman, që është po ashtu profesor i epidemiologjisë në Wuerzberg, i jep qeverisë gjermane përfitimin e dyshimit: “Edhe ekspertët më të mëdhenj kanë nënvlerësuar dinamikën e virusit në fillim, unë gjithashtu. Mendova se disa masa rajonale siç janë mbyllja e kopshteve do ishin të mjaftueshme. Kush drejton gishtin ndaj qeverisë, duhet ta bëjë këtë edhe kundër vetvetes, në raste të tilla nuk ka një përgjigje model të parafabrikuar plotësisht, edhe nëse në vitin 2012 është bërë një simulim akademik”. /Corriere

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

17 September, 2025
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

17 September, 2025
Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë

Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result