UK
Zëvendësimi i Rayner do të tregojë kahun politik brenda Laburistëve
Ndërsa në Westminster vazhdon analiza për ndikimin që do të ketë riorganizimi i qeverisë në drejtimin dhe kapacitetin e saj për të qeverisur, dorëheqja e Angela Rayner ka lënë ende një vend bosh të rëndësishëm.
Postet e saj qeveritare – zëvendëskryeministre dhe sekretare për strehimin – tashmë janë marrë nga David Lammy dhe Steve Reed. Por pozicioni i zëvendëskryetares së Partisë Laburiste, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga anëtarët e partisë, mbetet vakant dhe është kthyer në garë.
Sipas afatit të vendosur, nominimet hapen sot dhe fituesi do të shpallet më 25 tetor. Për të kandiduar, një deputet duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 80 deputetëve brenda kësaj jave, si dhe përkrahjen e 5% të degëve lokale ose të tre organizatave të lidhura me Laburistët.
Deputeti i krahut të majtë Richard Burgon e quajti procesin “super-manipulim”, duke shtuar se pavarësisht “skemës së kurdisur”, anëtarët e Laburistëve meritojnë një kandidat nga e majta në fletëvotim.
Megjithatë, shumë në qeveri dhe në parti kërkojnë që gara të mbyllet shpejt e pa shumë zhurmë. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë, Hollie Ridley, u ka kujtuar deputetëve se “detyrimi parësor i Laburistëve është t’i shërbejnë vendit”, një mesazh i lexuar gjerësisht si thirrje për shmangie të grindjeve publike.
“Një garë e tillë, kur je në qeveri, është gjithmonë e vështirë të përfundojë mirë,” tha një figurë me përvojë në parti. Një tjetër deputet shkoi edhe më tej: “Duhet ta shfrytëzojmë rastin për ta hequr krejt postin e zëvendëskryetarit. Ekzistenca e tij vetëm sa ushqen përçarjet fraksionale.”
Kjo vakancë vjen në një kohë kur riorganizimi i kabinetit u pa nga shumë si një zhvendosje e qeverisë drejt së djathtës. Madje edhe Telegraph, një nga gazetat më konservatore, e përshëndeti lëvizjen si “një kthesë të mirëpritur drejt djathtës”, çka ka rritur shqetësimet në kampin e majtë dhe qendrës së partisë.
Për momentin, pritshmëria më realiste për kryeministrin është që në krye të zëvendëskryetarit të vijë një kritik konstruktiv i qeverisë – një figurë që të kanalizojë pakënaqësitë e anëtarësisë, por pa krijuar tensione të mëdha brenda partisë.
Pas garës, që pritet të mbyllet muajin e ardhshëm, kryeministri do të duhet të vendosë nëse zëvendëskryetari i ri do të marrë edhe një post qeveritar, siç ndodhi me Angela Rayner dhe më parë me Harriet Harman në vitin 2007. Por këtë herë, disa zëra thonë se kjo mund të mos ndodhë.
“Ky nuk është më një prioritet,” ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Wes Streeting.
Një gjë është e qartë: pasojat e skandalit të pronave të Angela Rayner ende nuk janë shuar për Partinë Laburiste.
UK
Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
Problemet me energjinë elektrike dhe një tren i bllokuar kanë ndërprerë trafikun hekurudhor që rrjedh përmes tunelit nënujor që lidh Mbretërinë e Bashkuar me Evropën të martën, teksa operatori i trenave të pasagjerëve “Eurostar” ka pezulluar për një kohë të pacaktuar shërbimet e tij për në Londër gjatë periudhës së ngjeshur të festave të fundvitit.
Eurostari për ndërprerjen ka fajësuar “problemet e furnizimit me energji elektrike në Tunelin e Kanalit” dhe atë që e quajti një tren të prishur të operuar nga “LeShuttle”, i cili transporton automjetet në hekurudhë përmes tunelit, për në nga portin francez i Calais dhe porti britanik i Folkston.
Operatori i Tunelit të Kanalit, “Eurotunnel”, ka thënë në një deklaratë të veçantë se problemi me furnizimin me energji ka filluar gjatë natës të së hënës në një pjesë të tunelit, duke ndikuar në udhëtimin hekurudhor si të pasagjerëve ashtu edhe të automjeteve në të dy drejtimet përmes tunelit.
Operatori ka shtuar se trafiku pritet të rifillojë gradualisht të martën pasdite.
UK
Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve
Angola dhe Namibia kanë rënë dakord të pranojnë kthimin e migrantëve të parregullt dhe qytetarëve të tyre me precedentë të rëndë kriminalë, pasi Britania kërcënoi vendet që refuzojnë të bashkëpunojnë me sanksionet e vizave.
Në të njëjtën kohë, Republika Demokratike e Kongos u hoq nga programi i udhëtimit pa viza dhe trajtimit preferencial pasi nuk arriti të përmbushte kërkesat e qeverisë britanike për bashkëpunim të përmirësuar.
Sekretarja e Brendshme Britanike, Shabana Mahmud ka kërcënuar Republikën Demokratike të Kongos me një ndalim të plotë të vizave nëse bashkëpunimi nuk përmirësohet me shpejtësi midis dy vendeve.
“Ne presim që çdo vend t’i përmbahet rregullave. Nëse një nga qytetarët e tij nuk ka të drejtë të jetë këtu, duhet ta pranojë atë përsëri”, theksoi Ministri i Brendshëm.
Marrëveshjet e njoftuara shënojnë ndryshimin e parë të rëndësishëm në kuadër të reformave të njoftuara nga qeveria britanike muajin e kaluar, që synojnë ta bëjnë “statusin e refugjatit” të përkohshëm dhe të përshpejtojnë deportimin e migrantëve të parregullt.
Sipas Sekretares së Jashtme Yvette Cooper autoritetet britanike kanë deportuar më shumë se 50,000 emigrantë të paligjshëm që nga korriku i vitit të kaluar, një rritje prej 23% krahasuar me vitin e kaluar.
Shefja e diplomacisë britanike i ka udhëzuar stafin e saj që të përparësojë kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre të origjinës.
UK
Britania e Madhe refuzon të njohë Somalilandin si shtet të pavarur
Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se nuk do të njohë Somalilandin si shtet të pavarur, duke riafirmuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të Somalisë.
Deklarata vjen pasi Izraeli njohu zyrtarisht Somalilandin, një rajon që ka shpallur pavarësinë nga Somalia që në vitin 1991, por që deri më tani nuk ka marrë njohje të gjerë ndërkombëtare.
Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se Londra mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit të Somalisë dhe se çdo ndryshim i statusit duhet të vijë përmes dialogut dhe konsensusit ndërkombëtar.
Somaliland ka funksionuar për më shumë se tre dekada si një entitet de facto i pavarur, me qeveri, institucione dhe zgjedhje të veta, por pa njohje formale nga OKB-ja apo fuqitë kryesore perëndimore.
Vendimi i Britanisë pritet të ketë ndikim diplomatik në rajonin e Bririt të Afrikës, ku stabiliteti dhe balancat gjeopolitike mbeten të brishta.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
-
Bota1 day agoMijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë
