ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 38 minutes ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 40 minutes ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 41 minutes ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 43 minutes ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 46 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Zgjedhjet parlamentare në Itali, profilet e disa prej protagonistëve, “fashistja” favorite

albnews by albnews
23 September, 2022
in Bota
0
Zgjedhjet parlamentare në Itali, profilet e disa prej protagonistëve, “fashistja” favorite
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Italia voton në zgjedhjet kombëtare, këtë të diel, pasi qeveria e unitetit kombëtar të kryeministrit Mario Draghi u rrëzua nga grindjet e brendshme partiake në korrik. Sondazhet kanë treguar vazhdimisht se një koalicion i djathtë i udhëhequr nga partia nacionaliste “Fratelli D’Italia” dhe që përfshin partinë “Lega” dhe “Forza Italia” është në rrugën e duhur për një fitore të qartë. Por kush pritet të jenë protagonistët e këtyre zgjedhjeve? Italia në fakt mund të ketë për herë të parë një grua në postin e kryeministrit, dhe ajo është liderja e “Fratelli D’Italia”, Giorgia Meloni.

45-vjeçarja, është një ish-aktiviste e ekstremit të djathtë nga Roma, e cila ka fituar popullaritet së fundmi për shkak të politikave të saj të përziera: mbështet NATO-n dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë, por edhe një lehtësim i barrës së rëndë ekonomike për qytetarët. Kjo ka ndikuar në lehtësimin e shqetësimeve për të kaluarën e Melonit, pasi ka qenë pjesë e një grupimi politik të krijuar nga mbështetësit e diktatorit fashist, Benito Musolini.

RelatedPosts

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

Shpesh janë ngritur dyshime dhe akuza ndaj saj për një nostalgji të mundshme për epokën fashiste, por që janë hedhur poshtë nga vetë Meloni. Rritjen e madhe politike e mori në anëtarësinë e partisë së ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi, të cilit i mori disa anëtarë të rëndësishëm për të formuar partinë që drejton aktualisht.

Ndërkohë, edhe “gjiganti” i moshuar Berlusconi kërkon një rol kryesor në zgjedhjet e Italisë. Duke hequr dorë nga pleqëria, sëmundjet, skandalet seksuale dhe një dënim penal, “plaku i ri” është më i përgatituri nga të gjithë me premtime tepër bujare për popullin, duke nisur nga pensionet mbi 1 mijë euro. Berlusconi, i cili drejtoi për herë të parë Italinë në 1994, u shkarkua gjerësisht pasi qeveria e tij e fundit u fundos 11 vjet më parë nga një krizë borxhi dhe skandali mbi festat e tij seksuale.

Ai ka tentuar pa sukses për t’u bërë kreu i shtetit në janar dhe mund të jetë në garë për kryetar të Senatit në parlamentin e ri. Edhe pa një rol formal, ai do të jetë aktiv në prapaskenë në përpjekje për të ndikuar në politikën e qeverisë. Një tjetër emër jo pak i rëndësishëm në këtë garë, pritet të jetë Matteo Salvini. 49-vjeçari, e rindërtoi partinë nga shkatërrimi i afërt kur mori përgjegjësinë nëntë vjet më parë, duke zëvendësuar thirrjet e vjetra të betejës për pavarësinë me parullën “Italianët në radhë të parë” dhe duke zëvendësuar thirrjet kundër Romës me fyerjet e drejtuara ndaj Brukselit. Strategjia e tij dukej se funksionoi, me Legën që formoi një qeveri koalicioni në 2018 dhe vetë Salvini u bë ministër i Brendshëm.

Kjo parti fillimisht ishte e rrënjosur në veriun e pasur, me liderin e atëhershëm Umberto Bossi që kërkonte shkëputjen nga jugu më i varfër. Salvini hoqi në mënyrë të diskutueshme fjalën “verior” nga emri i partisë dhe shtyu të krijonte një forcë kombëtare, një vendim që mërziti shumë prej mbështetësve të vjetër.

Së bashku, “Fratelli D’Italia”, “Lega” dhe “Forza Italia” pritet të marrin një mazhorancë të qëndrueshme, me partinë e Melonit që parashikohet të marrë rreth 25% të votave, Salvini në rreth 12% dhe Berlusconi në vetëm 8% të votave.

Tags: lajme britanilajme italia
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result