Basha: Askush nuk mund ta ndalë protestën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur para pak minutash në selinë e kësaj force politike.

Prej këtu, lideri i PD-së pritet të dalë rreth orës 11:00, për t’u bashkuar me protestuesit në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit”, para kryeministrisë.

“Askush nuk mund ta ndalë protestën”, tha Basha për gazetarët, teksa po hynte në zyrën e tij, për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për protestën e opozitës së bashkuar.

Pyetjes së gazetares së Top Channel, nëse ka ndonjë mesazh për kryeministrin Edi Rama, kreu i PD-së iu përgjigj “Mesazhin do ta shohë në shesh”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply